Zgjidh një simbol qiellor dhe merr një mesazh…

Këmbana

Nëse këmbana është simboli që ju bëri më shumë përshtypje, do të thotë që po kaloni një periudhë “zgjimi”. Këmbanat përdoren në shumë fe dhe gjatë kremtimeve. Zilja e kambanës pastron energji të ndenjur dhe përshpejton ardhjen e mundësive të reja, njerëzve të rinj, interesave të reja, ideve të reja dhe shëndetit të mirë. Trupi, mendja dhe shpirti juaj po përjetojnë një periudhë të ri-energjizimit. Nëse një këmbanë shfaqet në ëndrrat tuaja ose ndërsa jeni duke bërë meditim, kjo do të thotë që engjëlli juaj po ju kërkon të pastroni jetën tuaj. Të hiqni qafe atë diçka që po ju dëmton. Sapo ta bëni këtë, të gjitha bllokimet tuaja do të pastrohen.

Kurora

Nëse ju ka tërhequr kurora, kjo do të thotë që engjëlli juaj po ju vendos një kurorë në kokë për t’ju uruar. Kjo ndoshta sepse ju jeni mjaft i mençur për të falënderuar dhe bekuar gjithçka që keni dhe merrni, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë dhe problemet që keni. Vetëm duke marrë këtë lloj qasjeje, jeta ju buzëqesh dhe bëhet vërtet e mahnitshme. Nuk është rastësi që kurora është objekti që pozicionohet në majë të kokës. Kjo pikë e kokës është në fakt qendra energjetike e lidhur drejtpërdrejt me lidhjet shpirtërore. Nëse ëndërroni një kurorë ose ju shfaqet ndërsa jeni duke medituar, duhet të jeni vërtet të lumtur për këtë. Do të thotë që ju jeni në rrugën e duhur për të ngritur veten shpirtërisht.

Shpata

Shpata është simboli i Kryeengjëllit Michael, engjëllit luftëtar. Nëse e keni zgjedhur këtë simbol, do të thotë që ju pa vetëdije e thirrni këtë Kryeengjëll për t’ju ndihmuar dhe mbrojtur. Edhe nëse nuk e kuptoni, ai është pranë jush për t’ju ndihmuar të luftoni me demonët tuaj të brendshëm (zakone jo të shëndetshme, frikë, negativitet dhe pasiguri). Nëse jeni në gjendje të jeni dashamirës me njerëzit ose kafshët, ju jeni absolutisht të denjë të mbroheni nga engjëjt. Puna kryesore e engjëjve në Tokë është në fakt të promovojnë atë që njihet si efekti domino. Çdo valëzim i vogël i krijuar nga një mirësi shkakton një valë tjetër derisa të krijohet një dallgë. Toka dhe njerëzimi janë në një moment kritik në histori dhe atyre u duhen valët tuaja madhështore për të mbijetuar.

Harpa

Muzika e harpës rezonon në një frekuencë të veçantë dhe ka një efekt qetësues dhe shërues. Nëse e keni zgjedhur këtë simbol, engjëlli juaj dëshiron të komunikojë se po afron një periudhë paqeje, pranimi dhe lumturie. Nëse jeni ndjerë pak të trishtuar ose të frustruar nga jeta, kjo është koha e duhur për t’u çlodhur dhe për të shijuar kohën që ju pret. Ju duhet të përqafoni paqen dhe të shijoni jetën. Çdo gjë do të shkojë mirë, mos harroni gjithmonë të buzëqeshni. Nëse ëndërroni një harpë ose ju shfaqet gjatë meditimit, kjo është për shkak se engjëlli juaj dëshiron t’ju kujtojë se gjithçka në jetë ka nevojë për kohë. Duhet të jesh i durueshëm dhe të përpiqesh të mos të pushtojë trishtimi dhe zemërimi. / meb.al

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *