Ju mund të merrni dhe mbyllni marrëveshje të shkëlqyera. Horoskopi nga Paolo Fòx për datën 23 janar 2023

Dashi

Ditë pozitive kjo e hënë 23 në sajë të Hënës së favorshme. Ndiheni më të fortë në ndjenja dhe mund të takoni njerëz të rinj ose të shkoni në udhëtime premtuese. Në aspektin profesional, përpara se të filloni një punë të re, kërkoni më shumë informacion.

Demi

Afërdita është në anën tuaj kështu që beqarët do të mund të bëjnë takime të rëndësishme dhe të kenë sërish ndjenja. Pritet të kaloni një ditë të mbarë në punë: takimet e reja do t’ju hapin rrugën drejt suksesit.

Binjakët

Një ditë jo shumë e favorshme për dashurinë kjo e diel pasi mund të keni debate me partnerin/en. Mundohuni të ruani qetësinë. Ndoshta ju duhet të përpiqeni të kompensoni distancat ose kohën e humbur. Në punë do të ndjeheni mirë.

Gaforrja

Ndiheni shumë nervozë për sa i përket sferës sentimentale, por përpiquni t’i shtyni sqarimet sepse për momentin yjet nuk ju ndihmojnë. Në punë, nuk është koha edhe aty për të bërë hapa të gabuar, përpiquni të mbani atë që keni.

Luani

Jeni të shqetësuar për shkak të Diellit në dizavantazh me shenjën tuaj, por ju këshillojmë të mos zbrazni nervozizëm në çift apo familje. Ju rrezikoni të debatoni pa qenë fare e nevojshme. Në punë mund të rifilloni një projekt që ka kohë që është lënë në sirtar.

Virgjëresha

Do të jetë një ditë e tensionuar dhe nervoze në dashuri ku mund të ketë diskutime në çift. Mund të lindin probleme edhe në punë, por ju duhet të vazhdoni me idetë tuaja dhe t’i mbroni ato kundër gjithçkaje dhe të gjithëve.

Peshorja

Një ditë e qetë, e cila megjithatë mund të sjellë edhe disa probleme në dashuri. Ju rrezikoni të debatoni me partnerin/en për marrëzi, vërtet nuk ia vlen. Në punë duhet të përpiqeni të përfitoni sa më shumë.

Akrepi

Do të jetë një ditë e qetë për shenjën tuaj, veçanërisht përsa i përket emocioneve dhe ndjenjave. Ajo që ju nevojitet është një qetësi e shtuar. Përndryshe, rrezikoni të bëni gabime. Në punë është më mirë të veproni menjëherë.

Shigjetari

Ndikimi pozitiv i Hënës mund t’ju sjellë edhe disa lajme të mira për ndjenjat. Ndoshta më në fund do të takoni shpirtin tuaj binjak. Mund të ketë disa oferta shumë interesante në punë. Vlerësojini ato me qetësi, duke peshuar të mirat dhe të këqijat.

Bricjapi

Do të jetë një ditë interesante në sajë të hyrjes së Hënës në shenjë dhe favorizimit të dashurisë. Lajm i mirë si për beqarët ashtu edhe për ata që kanë një lidhje të gjatë. Kujdes në punë, mund të ketë komplikime.

Ujori

Do të jeni pak nervozë, por përpiquni të mos i thoni gjërat më kot. Dhe kjo është evlefshme si në dashuri ashtu edhe në punë. Në aspektin profesional gjithashtu duhet të përpiqeni të mos merrni vendime të nxituara.

Peshqit

Do të ndiheni pak të lodhur dhe të stresuar, por mundohuni të rezistoni, sepse shumë shpejt do të rikuperoheni. Në punë favorizohen ata që punojnë në tregti. Ju mund të merrni dhe mbyllni marrëveshje të shkëlqyera duke u bazuar në përvojën dhe njohuritë tuaja.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *