ot Dielli hyn zyrtarisht në Shigjetar, gjë që na bën të shohim më shumë nga “tabloja e madhe” dhe mund të jetë një kohë e mirë për vendime, udhëtime dhe eksperienca të reja.
Megjithatë, gjërat ndryshojnë kur bëhet fjalë për romancën. Aq më tepër për tre shenjat e mëposhtme të Horoskopit, për të cilat duket se ka ardhur koha t’i kushtojnë më shumë kohë vetes, të zbulojnë se çfarë duan në të vërtetë dhe të qëndrojnë larg marrëdhënieve të vështira. Nuk është një vit i favorshëm për romancën e tyre, por kjo nuk do të thotë se është domosdoshmërisht negative dhe as që nuk do të ndryshojë. Sidoqoftë, ata së pari duhet të gjejnë paqe dhe vetëdije për atë që kërkojnë në të vërtetë:
LUANI
Tashmë Saturni nga Ujori ka sjellë ulje-ngritje në jetën tuaj. Ai ndodhet në shtëpinë tënde të shtatë, e cila lidhet me marrëdhëniet, martesën, angazhimin dhe tashmë e ndjeje se çfarë do të thoshte ndarja dhe pengesat, megjithatë mësove mësimet që duheshin. Jeta juaj e dashurisë nuk pritet të jetë më e lehtë në të ardhmen, pasi në mars 2023, Plutoni hyn në Ujor dhe do t’ju bëjë t’i shihni gjërat krejtësisht ndryshe, kështu që nuk jeni në një periudhë ku dëshironi një lidhje dhe një fillim të ri. Durimi është ende i nevojshëm deri në momentet e ardhshme, të pakujdesshme të dashurisë.
VIRGJËRESHA
Me Saturnin në shtëpinë tuaj të shtatë, mos prisni humorin më të mirë në marrëdhëniet tuaja të dashurisë. Saturni hyn te Peshqit më 7 Mars 2023 dhe kjo praktikisht do të thotë se marrëdhëniet tuaja romantike dhe “ne” do t’ju preokupojnë dhe jo në kuptimin më të mirë. Energjinë e Saturnit nuk mund ta quani të lehtë dhe është e sigurt që vjen me vështirësi për ju që i përkisni dhjetëditëshit të parë të shenjës suaj të zodiakut. Ai vjen për t’ju dhënë mësime, për t’ju shpërblyer për atë që keni bërë mirë dhe për t’ju “ndëshkuar” për gabimet dhe zgjedhjet tuaja të gabuara. Atmosfera rreth marrëdhënieve tuaja romantike do jetë e rëndë dhe mund të jetë më mirë ta kaloni këtë periudhë pa kërkuar dashuri të reja.
UJORI
Me Uranin në Dem dhe Saturnin në shenjën tuaj, është e natyrshme që të jeni të indinjuar. Megjithatë, “të vështirat” nuk kanë mbaruar ende, sepse Plutoni po shkon drejt shenjës suaj dhe konkretisht do të bëjë hyrjen në mars dhe ka shumë kërkesa për ju. Do t’ju bëjë të rishikoni dhe të ndiheni sikur dëshironi të jeni vetëm derisa të rregulloni atë që duhet bërë. Plutoni sjell gjithashtu një energji, të vështirë për t’u menaxhuar, ndaj është e rëndësishme të përqendroheni te vetja dhe psikika juaj.