DASHI
Pikërisht kjo gjë do ju vërë në lëvizje . Do arrini të mbyllni cështje, të cilat kanë qenë prej kohësh të hapura. Vemëndjen tuaj do ta kenë gjithashtu dhe çështjet financiare, që ju lidhin dhe kanë të bëjnë më persona të tretë, si çështje trashgimie dhe prone, të cilat do të përpiqeni t’i sillni në vemëndje këtë periudhë. Megjithatë, nuk do të mungojnë dhe njerëzit që do t’ju sjellin në sipërfaqe çështjet të cilat ju i keni harruar ose doni t’i harroni. Kjo gjë mund t’ju shkaktojë trazira të brendshme. Me eklipsin e datës 15/02 do ju krijohet tendenca për tu aktivizuar në sektore të ndryshëm për të përmbushur disa nga dëshirat tuaja, ose diçka që ju doni prej shumë kohësh. Në këtë periudhë është e mundshme të ndaloni dhe një miqësi të vjetër. Kujdesuni veçanërisht në bashkëpunimet profesionale , njerëzit që do të zgjidhni duhet të kenë të njëjtën ideologji dhe mentalitet më ju.
Vendosja planetare e muajt Shkurt ju krijon nevojën që të distancoheni nga zhvillimet dhe për më tepër të përgatiteni psikologjikisht për disa ndryshime që do të ndodhin muajin e ardhshëm. Lëvizjet planetare në shenjën e Peshqve ju bëjnë të ndiheni pa qejf dhe të keni tendenca soditje dhe nostalgjie. Ju jeni në një faze ku po bëni një vlerësim të zgjedhjeve sentimentale që keni berë dhe ndjeni nevojën të mbyllni disa nga ato cështje për të vazhduar jetën tuaj. Nëse ju jeni i lidhur, mirë do të ishte të kini kujdes se çfarë mbani të fshehtë nga partneri juaj, pasi mund të ndodhin ngatërresa dhe të dalin në sipërfaqe sekrete që keni pasur . Përpiqu të qartësosh ndjenjat e tua, që të jesh në gjendje për të marrë iniciativa dhe për të sjellë situatat atje ku ti dëshiron.
DEMI
Eklipsi hënor i datës 31/01 dhe eklipsit diellor i datës 15/02, do ju bëjë kaq dinamikë në fushën profesionale, sa që mund të krijojë armiqësi me kolegët tuaj. Do keni tendencat e liderit dhe do të përpiqeni shpeshherë të imponoheni dhe tek ata që janë ë nnjë pozicion sipër jush. Kjo gjë do të krijojë përshtypje të çuditshme. Pra, mundohuni mos të provokoni me sjelljen tuaj sepse marrëdhëniet tuaja sociale dhe miqësore mund të tronditen gjithashtu. Të jeni të vetëdijshëm se edhe në qoftë se ju jeni një biznesmen i mirë nuk duhet të tregoheni arrogant, sepse të gjithë varemi nga dikush tjeter për mirë apo për keq.
Gjithashtu eklipsi diellor i datës 15/02 do ju krijojë shqetësime ekzistenciale, do të tregoni një interes të veçantë për metafizikën, filozofinë etj… Ndoshta ketë periudhë po prisni një vendim gjyqësor. Megjithatë, eklipsi diellor në shtëpinë tuaj të 9-të ju jep mundësinë për tu dalluar ndaj armiqve që shohin më zili karrierën tuaj profesionale ose të biznesit.
Shkurti është një muaj që përfshin komunikimin masiv dhe një vazhdimësi të zhvillimeve të mëparshme.Nëse ju i përkisni pjesës të të lidhurve të shenjës tuaj, lëvizjet planetare në shtëpinë tuaj të tretë, të shtyjnë të bëhesh më ekspresiv dhe emocional më partnerin tënd dhe të organizosh udhëtime të shkurtra dhe aktivitete , të cilat do ju rifreskojnë. Demat që janë të beqarë shumëfishojnë takimet romantike dhe më Jupiterin tek Akrepi duke formuar kënde të ndryshme gjatë muajit. Është e mundshme që disa prej tyre të përfundojnë në një lidhje serioze. Ndërkohë, hekzagoni që formon sundimtari juaj me Saturnin në datën 16/2, vepron si stabilizator për jetën tuaj sentimentale dhe ju ndihmon për të bërë ëndrrat tuaja realitet.
BINJAKËT
Eklipsi hënor në datën 31/01 dhe eklipsi diellor në datën 15/02 do ju paralajmërojë se kur nuk kemi aftësitë e nevojshme për të realizuar qëllimet tona, është në interesin tonë që ti lemë gjërat të zhvillohen dhe të rrjedhin vetë. Eklipsi i Hënës në shtëpinë e 11 ka një anë të mirë, që ju gjeni një mbështetje dhe një ndihmë në mënyrë që të luftoni për disa vizione. Disa prej dëshirave që keni do të jetë e mundur që të realizohën së shpejti.
Eklipsi diellor i datës 15/02 do të ju vërë në kontakt me çështjet që kanë të bëjnë me ligjin, ose më jashtë shtetit ose dhe me çështje që lidhen më miqtë tuaj. Arma juaj më e fortë është filozofia që keni si dhe njohuritë që zotëroni për ligjet e shtetit, kështu që nëse tregoni aftësitë dhe respektin, përmes ngjarjeve të ndryshme, mund të dalë dicka që do ju ndihmojë.
Vendosja planetare e shkurtit tregon se jeni fokusuar në të ardhmen, ndërsa në të njëjtën kohë kërkoni të mbyllni plagët e së kaluarës. Në fillim të këtij muaji, lëvizshmëria planetare në shenjën e Ujorit të shtyn të organizosh udhëtime me partnerin për të hartuar rrugën tuaj të përbashkët, ndërsa nëse i përkisni beqarëve, rrisni aftësitë tuaja sociale dhe sillni takime të veçanta në rrugën tuaj. Nga ana tjetër, kalimi i Afërditës dhe i Mërkurit në shenjën e Peshqve në datat 11 dhe 18/2 respektivisht ju motivon të përqëndroheni në pjesën profesionale duke lenë pas dore çështjet emocionale. Por Saturni në shenjën e Bricjapit dhe këndet që ai formon, tregojnë se interesi emocional mbizotëron, kryesisht në formën e plotesimi të një cikli emocional i cili do t’ju lejojë për të ecur përpara.
GAFORRJA
Eklipsi hënor në datën 31/01 dhe eklipsi diellor në datën 15/02 paralajmëron se sekrete të mbajtura mirë, duhet të mbetën të tilla dhe që nuk duhet t’I besoni informacioneve që do të zbulohen sepse mund të na dëmtojnë. Aktualisht ekziston një ndjenjë shqetësimi dhe frike që ju pushton, pasi ka raste që disa përpiqen të pengojnë përpjekjet dhe planet tuaja, në përgjithësi mbizotërojnë prapaskenat , për shkak të xhelozisë. Ka një rast që disa do mundohen t’ju dëmtojnë në mënyra të padrejta.
Dhe eklpsi diellor sjell në sipërfaqe çështje nga e kaluara që nuk janë ende mbyllura, kështu që ka mundësi që në këtë periudhë të bëni disa sqarime llogarish. Përveç kësaj, lindin në këte periudhë çështje familjare, ku ka mosmarrëveshje midis anëtarëve.
Shkurti është një muaj në të cilin do të filloni të ndiheni më i gatshëm emocionalisht për të organizuar të ardhmen Afërdita kalon në shenjën tuaj miqësore, Peshqit, në datën 11/2, ndërsa vijon Marsi në datën 18/2 . Udhëtimet, planet dhe të takimet e reja do të shfaqen në pjesën më të madhe të muajit dhe duket se romanticiteti do të kthehet në jetën tuaj. Në të njëjtën kohë me Jupiterin duke vazhduar lëvizjen drejt shtëpisë tuaj të 5-të diellore ndeshet me Aferditën , diellin dhe Mërkurin, ku duke qenë ose jo pjesë e të lidhurve, pasioni dhe lojërat e dashurisë nuk do të mungojnë në jetën tuaj. Gjithashtu, hekzagonalet që formojnë Afërdita dhe Mërkuri më Saturnin, vijnë në ndihmë për të stabilizuar lidhjen tuaj dhe për të ndihmuar që të realizoni projekte të pëbashkëta me partnerin tuaj, ose në qoftë se ju i përkasni beqarëve, ka shumë gjasa që t’ju sjelli një lidhje të mirë dhe të qëndrueshme.
LUANI
Eklipsi hënor në 31/01 dhe eklipsi diellor në15/02 ju orjentojnë drejtë një periudhe plotë guxim, trimëri, dinamizëm dhe entuziazëm. Do jeni të vendosur të aktivizoheni në gjëra dhe të luftoni për të fituar. Zakonisht me eklipset ekziston një tendencë për të filluar dicka të re, por kjo kërkon vëmendjen tuaj, sepse zakonisht gjërat që fillojnë në eklips nuk janë të qëndrueshme. Ju zakonisht nxitoheni, por keni gjithashtu vetëbesimin se keni aftësinë për t’i bërë gjërat edhe për të dalë më i fortë dhe i fuqishëm nga ato, por duhet të tregoni shumë kujdes.
Eklipsit diellor në 15/02, do të kuptoni se sa bashkëpunues ose jo janë disa kolegë tuaj në ambjentin professional, në momentet më të tensionuara dhe pikërisht atje do të duken dhe qëllimet e të tjerëve madje dhe sa dëshirojnë pozicionin që ju zotëroni. Por, problemi bëhet edhe më serioz kur edhe partneri juaj ju konkuron dhe krijon tensione.
Shkurt është një muaj shumë i rëndësishëm për jetën tuaj emocionale pasi ekziston një eklips diellor në aksin tuaj. Konkretisht, në datën 15/2, eklipsi diellor do të arrij kulmin në shenjën e Ujorit, si vazhdim i eklipsit hënor që arriti kulmin në shenjën e tij në datën 31/1. Me këtë fenomen, do të ndodhin zhvillime të rëndësishme në jetën tuaj që do të ndikojnë drejtpërdrejt ose tërthorazi në çështjet tuaja emocionale. Nëse ju i përkisni të lidhurve , mund të realizoni një martesë ose një fëmijë, ose ta planifikohen në këtë periudhë. Ndërsa për beqarët e shenjës, skenarët flasin për një takim të ri që do t’ju ndryshojë jetën. Sidoqoftë, lëvizjet planetare në shtëpinë tuaj të 8-të diellore këtë muaj, tregojnë se pasioni do të dominojë dhe se nevoja juaj për të qenë sëbashku do të jetë më e fortë se kurrë
VIRGJËRESHA
Eklipsi hënor nëdatën 31/01 dhe eklipsi diellor në 15/02 do ju bëjë që të merreni me çështjet tuaja financiare, nuk do ju krijohën vetËm shpenzimet, por do të përpiqeni të gjeni mënyra që të rrisni financat tuaja. Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të ligjshme për të nxjerrë disa të ardhura jeni në një rrugë të mirë, por nëse kërkoni një burim që nuk është legjitim, atehërë duhet të tregoni vëmendje. Megjithatë, në mënyrën se si i trajtojmë paratë në periudhën e eklipseve, gjithmonë ekziston rreziku i dëmit financiar dhe mbi të gjitha nuk duhet të mbizotërojë nxitimi. Shumë herë transaksionet janë aq të gabuara sa që ne e kuptojmë menjëherë.
Eklipsi diellor më 15/02 mund t’ju sjellë para nga bashkëpunimet që keni ose nga bashkëshorti. Eklipsi mund të sjellë në sipërfaqe çështje apo përplasje me të afërmit për trashëgiminë ose çështje pronësie që kanë qenë peng për shumë kohë të gjatë, ndoshta dhe vite.
Shkurti është një muaj shumë i mirë në dashuri për ju sepse planetet fillojnë lëvizjen në fushën e marrëdhënieve. Fillimisht, Afërdita kalon tek Peshqit në datën 11/2, duke filluar një periudhë shumë romantike dhe të ekuilibruar për lidhjen tuaj. Madje, hekzagoni që krijon më Saturnit në 16/2 dhe takimi i saj me Neptunin në datën 21/2, ka shumë gjasa të formalizojë lidhjen tuaj apo një zhvillim që ta bëjë marrëdhënien tuaj më serioze. Sa i përket atyre beqerëve, këto kënde që formohen kanë më shumë gjasa që të sjellin për ta një takim të ri që do të ketë perspektivën për t’u bërë një lidhje serioze. Ndërkohë, Mërkuri hyn gjithashtu tek Peshqit dhe shtëpinë tuaj të 7-të diellore në 18/2, duke intensifikuar komunikimin me partnerin dhe duke shumëzuar takimet e reja për beqarët që i përkasin shenjës së Virgjëreshës.
PESHORJA
Eklipsi i Hënës në 31/01 dhe Eklipsi i Diellit në 15/02, do të krijojnë një tension. Ndonjëherë kjo do t’ju bëjë të punoni me ngut dhe nganjëherë të ndiheni të këputur dhe të lodhur. Ndoshta do të nisni edhe ndonjë konflikt me njerëzit me të cilët ndesheni çdo ditë, si të afërmit dhe fqinjët tuaj. Shkaku i kryesor i konflikteve në shumicën e rasteve do të jeni ju . Ndoshta do të bëni gjëra dhe do kapeni pas hipotezave pa llogaritur pasojat.
Eklipsi diellor në datën 15/02, do tju ndihmojë nëse keni planifikuar diçka të rëndësishme. Ju do të dilni shumë herë më i fuqishëm. Problemi kryesor në rastin tuaj është trajtimi sipërfaqësor, epidermik i interesave tuaja! Edhe pse ju mund të jepni përshtypjen e të pasionuarit pas tyre.
Në muajn Shkurt, pasioni dhe flirtimi vazhdojnë të dominojnë jetën tuaj, dhe asnjë shenjë e zodiakut nuk duhet t’ju ngelë hatri. Afërdita do të lëvizë në shtëpinë tuaj të pestë diellore deri në 11/2 dhe Mërkuri në të njëjtën pjesë të horoskopit tuaj deri në datën 18, duke shumëzuar takimet e reja, sugjerimet për dalje dhe argëtimet. Nga ana tjetër, të lidhur e zodiakut duket se ndihen të rifreskuar dhe plot dashuri me partnerin e tyre. Në të njëjtën kohë, eklipsi diellor në shenjë e Ujori në datën 15/2, sjell zhvillime shumë të rëndësishme në çështjet që lidhen me këtë pjesë të horoskopit tuaj, si dashuria dhe fëmijët. Përgatituni mire! Pse? Ky muaj fsheh shumë surpriza dhe do të ndikojë shumë në rrjedhën e jetës suaj personale.
AKREPI
Eklipsi i Hënës në 31/01 dhe Eklipsi i Diellit në 15/02 do të sjellin në sipërfaqe çështjet personale, familjen tuaj dhe pronën tuaj private, por problemi është se mund të përballeni me pengesa. Sidoqoftë, pavarësisht përballjeve që mund të keni më njerëzit tuaj, për shembull, anëtarët e familjes, mos i tensiononi më tepër grindjet. E vetmja gjë që do të arrini është të tensiononi gjëndjen në shtëpi. Ka një mundësi me këtë Eklips të dalin në sipërfaqe probleme nga e kaluara. Megjithatë, kur e kaluara prek të tashmen, krijohen situata të vështira.
Eklipsi diellor në 15/02 do ju bëjë të ditur se disa duan për të ndikojnë në zhvillimin tuaj profesional, zakonisht shfaqen si aleatë dhe miq të cilët sapo tu jepet mundësia për të nxjerrë në pah të metat. Mund t’ju krijohet ndjesia e ankthit, gjithashtu mund të të shfaqen vështirësi financiare të përkohshme në biznesin tuaj dhe mund të ketë pushime nga puna.
Shkurti është një muaj që do të sjellë shumë emocione dhe romancë në jetën tuaj. Fillimisht, Afërdita kalon tek Peshqit dhe shtëpinë tuaj të pestë diellore në datën 11/2, duke filluar një periudhë ku rritet ndjeshëm vetëbesimi, pasioni, flirtimi dhe kënaqësitë personale, të cilat bëhen edhe më të dukshme me hyrjen e Mërkurit dhe të Diellit në të njëjtin vend në datën 18/2. Nëse ju i përkisni pjesës së beqarëve të shenjës së Akrepit më shumë gjasa në jetën tuaj do të hyjë një person që do ju emocionojë në vecanti. Ndërsa të lidhurit e shenjës do të shikojnë lidhjen e tyre të rindizet dhe do të betohen për dashurinë e përjetshme dhe përkushtimit. Për më tepër, këndet që formojnë planetet e mësipërm nga fundi i muajit, do ju bejnë të mundur që të gjeni zgjidhje praktike për çdo çështje qe ju shqetëson dhe ka qenë pengesë për zhvillimin e marrëdhënies tuaj.
SHIGJETARI
Eklipsi i Hënës në 31/01 dhe Eklipsi i Diellit në 15/02 do ju japë përshtypjen se ju mund të arrini shumë gjëra. Do të ndiheni plotë vetëbesim. Do të keni mundësinë të ndiheni i përfshirë në cdo gjë. Nëse keni ndonjë talent në art dhe jo vetëm, ju mund ta përdorni tani me sukses të madh. Në vendin tuaj të punës, talenti krijues do t’ju japë mjaft mundësi. Nëse jeni sipërmarrës, biznesi juaj mund të shfaqë një rritje ekonomike. Megjithatë, si në të gjitha aktivitetet tuaja, ekzagjerimet mund të shkaktojnë fatkeqësi! Veçanërisht në periudhën e eklipseve. Kjo është arsyeja pse në çdo rast ju duhet të rrezikoni, ju duhet të jeni të sigurt dhe të keni analizuar çdo detaj.
Nga data 15/02 kryesisht do të angazhoheni në aktivitete ekonomike për të realizuar disa qëllime dhe dëshira, për këtë arsye kërkoni ndihmë për zgjidhje tek shokët dhe tek mjedisi juaj i afërt. Ekziston edhe mundësia të rrëmbeheni nga momenti dhe të shpenzoni para pa qenë nevoja për një mik, si pasojë të ndodhin keqkuptime me disa njerëz.
Skenat planetare të muajit Shkurt zbulojnë se ka zhvillime në jetën tuaj emocionale dhe një klimë mjaft komunikuese, por nga ana tjetër ju ndjeni nevojën për të bërë një ndryshim të brendshëm. Deri në datën 11/2 që Aferdita do lëvizë tek Ujori, do të shumëfishohen takimet e reja dhe mundësitë për dashuri të reja për shigjetaret që janë beqarë, por do përmirësohet dhe komunikimi për ata që janë në cift. Por, më Aferditën që kalon në shenjën e Peshqve, duket se ju do të keni dëshirë për të ardhur më afër më një pjesë të shpirtit tuaj dhe të bëni një rishikim të zgjedhjeve sentimentale . Gjithashtu, nuk është i pamundur dhe kthimi i njerëzve nga e kaluara, sidomos pas datës 18/2 që Mërkuri kalon në këtë pozicion. Në përgjithësi, është një muaj që do të vini më afër nevojave tuaja emocionale dhe nëpërmjet marrëdhënieve tuaja do të arrini të shëroni shumë plagë të së kaluarës.
BRICJAPI
Eklipsi i Hënës në 31/01 dhe Eklipsi i Diellit në 15/02 kërkon që ju të përkushtoheni gjithnjë e më shumë në punën tuaj, në përputhje me kërkesat e personave që janë sipër jush, të cilët aktualisht kërkojnë gjithnjë e më shumë nga ju. Shpëshherë në periudhë eklipsesh në shtepinë e gjashtë do të detyrohesh të punosh për dikë ku zakonisht është dikush në një pozicion më të lartë së ty në punë. Ndonjëherë krijohen dhe konflikte më kolegët tuaj rivalë ose me persona në pozita më të larta se ju në mjediset e punës,etj. Në këtë kohë duhet të jeni i kujdesshëm edhe për çështjet shëndetësore. Ju do të jeni më të prekshëm ndaj infeksioneve të etheve, të këputjeve dhe aksidenteve.
Prej datës 15/02 ju do të keni përshtypjen me eklipsin e diellit se nuk ka rrugëdalje. Por nëse tregoni durimin, ju do të tejkaloni vështirësitë pa dhimbje. Shtyni çështjet serioze 2javë më vonë. Gjithashtu shmangni seksin me njerëzit që dyshoni për sjelljen e tyre seksuale.
Shkurti është një muaj shumë romantik, duke ju dhënë mundësi erotike dhe duke ju sjellë më afër ëndrrave tuaja. Hyrja e Afërdites në shenjën e Peshqve në datën 11/2 shumëfishon mundësitë erotike dhe takimet, ndërsa kalimi i Mërkurit në të njëjtin pozicion në datën 18/2, ju nxit për të shprehur ndjenjat tuaja tek personat qeë ju ngjallin interes. Nëse i përkisni Bricjapeve të lidhur, këto tranzicione ju bëjnë më ekspresivë ndaj partnerit tuaj dhe ju ndihmon të përmirësoni komunikimin në marrëdhëniet tuaj. Paralelisht me këto planete duke formuar aspekte pozitive më Saturnin në shenjën tuaj, duket se ka shenja stabilizimi në marrëdhënien tuaj dhe një klimë të balancuar midis jush dhe partnerit tuaj, ndërsa beqarët më shumë gjasa do të nisin një lidhje e re!
UJORI
Eklipsi i Hënës në 31/01 dhe Eklipsi i Diellit në 15/02, do ndikojë tek ju. Kjo do ju orjentojë drejt një periudhe ku të tjerët si partnerët tuaj do të tregojnë se sa bashkëpunues janë apo jo. Por në periudhën e eklipseve janë zakonisht më pak bashkëpunues. Ndoshta do të kaloni një periudhë tensioni dhe ankthi në fushën e marrëdhënieve tuaja sentimentale dhe martesës tuaj. Pra, problemi rritet edhe më shumë. Pra, çdo ndjesi rivaliteti duhet të shmanget në cdo mënyrë, ose të eleminohet në mënyrë që të mos merri përmasa të mëdhaja. Në shumicën e rasteve nxitësi i konflikteve sentimentale jeni ju edhe pse shpesh herë nuk e kuptoni.
Prej datës 15/02 me eklipsin e Diellit, do ju duket sikur po ngrini mbi supet tuaja të gjitha cështjet dhe përgjegjësitë familjare, këto mund të jenë nga shoqërore deri profesionale. Kjo mund të shkaktojë presion të padurueshëm.
Vendosja planetare muajn e ditëlindjes tuaj është veçanërisht intensive dhe e rëndësishme për shenjën tuaj. Fillimisht, Afërdita lëviz në shenjën tuaj deri në 11/2, duke lulëzuar me pasionin dhe emocione jetën tuaj dhe duke shumëfishuar mundësitë për flirtim dhe lojra. Në shenjën tuaj gjithashtu do të lëvizë dhe Mërkuri deri në datën 18/2, duke përforcuar talentet tuaja të komunikimit. Këndet që formojnë planetet e mësipërme gjatë muajit Shkurt, tregojnë gjithashtu se jeta juaj sentimentale do të dallojë nga intensiviteti dhe zhvillimet që do të përcaktojnë drejtimin e saj. Tek kjo ndikon dhe eklipsi diellor që formohet në shenjën tuaj. Në datën 15/2 ndodh një fenomen do të sjellë zhvillime të mëdhaja në jetën e të lidhurve dhe të beqarëve që përkasin shenjës së Ujorit.
PESHQIT
Eklipsi i Hënës në 31/01 dhe Eklipsi i Diellit në 15/02 sado situata të vështira të jenë krijuar, nëse përballeni me gatishmëri dhe sinqeritet, ju do arrini të dilni nga gjithë kjo situatë fitues. Veçanërisht në lidhje me ndjenjat tuaja, nëse disa kufij janë kapërcyer dhe marrëdhënia është bërë problematike dhe ju vuani nga ajo, është më mirë ta përfundoni atë. Është periudhë sqarimesh, megjithatë, kërkon shumë kujdes, sepse në qoftë se ju mbani një marrëdhënie formale dhe një marrëdhënie të fshehtë, është e mundur të zbulohet marrëdhënia juaj e fshehtë dhe të arrini deri në ndarje. Kini kujdes gjithashtu së ku thoni sekretet tuaja sepse mund të përhapen lehtësisht kjo kryesisht është për gratë.
Eklipsi diellor në 15/02 do të shoqërojë pjesën profesionale me atë financiare . Ju do të aktivizoheni për të fituar para, jo vetëm nga puna juaj si një shpërblim por dhe më të tjerët si një sipërmarrës i aftë sepse është një periudhë shumë të favorshme për ju.
Një muaj shumë romantik për shenjën tuaj .Vendosja planetare e muajt shkurt ju mbush plot besim, gëzim dhe erotizëm, ndërkohë që Afërdita hyn në shenjën tuaj në 11/2, duke sjellë dashuri të reja dhe rinovime në marrëdhëniet ekzistuese. Në të njëjtën kohë, në datën 18/2 , ju mirëpret Mërkuri, i cili përmirëson talentet tuaja në komunikim dhe shumëfishon takimet e reja. Për më tepër, takimi i Aferditës dhe Neptunit në shenjën tuaj në datën 21/2, shton skenarët për dashuri të reja që vijnë në rrugën tuaj, ose ju mund të merrni një propozim nga partneri juaj, në qoftë se ju i përkisni të lidhurve të shenjës, e cila do të ndihmojë që marrëdhënia juaj do të shkojë një hap më tej. Sidoqoftë, kjo periudhë para ditëlindjes suaj do të jetë vendimtare për rrjedhën e ndjenjave tuaja.