DASHI: Mirë se erdhët në shkurt! Kur Venusi, planeti i dashurisë, parave dhe bukurisë ishte në prapavijë muajin e kaluar, e patët disi të vështirë në fushën e financave dhe të romancës. Ndërsa tani, shkurti do t’ju sjellë bollëk. Si shenja e parë e zodiakut dhe si shenjë zjarri që jeni, doni gjithmonë të dalë juaja. E teksa luftoni për të arritur atë që doni, hera-herës, ky temperamenti juaj luftarak lë pas dore interesat e zemrës. Gjatë shkurtit do të mendoheni mirë para se të veproni dhe kështu do ta keni më të lehtë të komunikoni dhe të arrini qëllimin tuaj duke mos u bazuar vetëm tek emocionet. Periudha e Mërkurit në prapavijë përfundon më 3 shkurt dhe do të kalojë në shenjën e Ujorit të hënë, më datë 14. Me sa duket, këtë vit do të kaloni një Shën Valentin që do t’ju kënaqë zemrën. Nëse jeni në një marrëdhënie, prisni një darkë të mirë dhe një mbrëmje plot pasion. Nëse jeni beqarë, përfitoni nga atmosfera dhe merruni më shumë me veten. Nëse doni të kini dikë pranë, mjafton të shpreheni, sepse të tjerët nuk jua lexojnë dot mendjen. Marsi, planeti juaj sundues ju dhuron shumë energji, të gjitha energjitë që duhen në dashuri dhe në luftë. Pas datës 16, gjithçka do të jetë më e nxehtë, më emocionuese, plot me pasion. Marsi do t’ju shpërblejë edhe nga ana monetare pas kalimit të tij, ndaj bëhuni gati. Më 18 shkurt nis sezoni i Peshqve, ndaj edhe intuita juaj do të jetë maksimale. Ju këshillojmë të mos kaloni shumë kohë duke parë rrjetet sociale, por t’i përkushtoheni më shumë meditimit dhe kujdesit për veten. Gjatë shkurtit do t’ju jepet një mundësi e mirë që të bashkoni forcat me një komunitet dhe të shikoni çfarë mund të arrini si skuadër. Tregohuni mendjehapur, pasi zëri i të gjithëve ka rëndësi. Mos lejoni që kjo prirja juaj drejt perfeksionit t’ju shpërqendrojë. Në fund të vijës së finishit ka vend për të gjithë. Në vend që të konkurroni kundër të gjithëve, përqendrohuni se çfarë mund të arrini bashkë. Ana juaj artistike do të dalë në pah pas 16 shkurtit, kur Hëna e Plotë të jetë në Luan. Bota për ju është këndi juaj personal i argëtimit.
DEMI: Mirë se erdhët edhe ju në shkurt! Në fillim të janarit, kur Urani ekscentrik erdhi në shenjën tuaj, e gjetët veten duke dalë nga zona juaj e komfortit. Falë këtij kalimi, u keni thënë “po” miqve të rinj, keni pranuar këshilla, por gjithashtu jeni përpjekur të ndryshoni veset tuaja. Jeta juaj sentimentale do të jetë e qëndrueshme dhe e qetë. Ju jeni shenjë toke dhe pasiguritë nuk ju bëjnë mirë. Megjithatë, mos ngurroni të flisni nëse s’jeni të lumtur. Mërkuri pas datës 3 shkurt nuk është më në prapavijë dhe falë kësaj, shumë shenja do të lehtësohen. E meqë ai është planeti i komunikimit, pas së enjtes do ta keni më të lehtë të trajtoni marrëdhëniet tuaja romantike. Jini sa më të qartë me partnerët. Planeti juaj sundues është Venusi, i cili për momentin është në Bricjap dhe kur bashkohet me Marsin që po ashtu është në Bricjap, ujërat do të trazohen më datë 16. Ky bashkim do të ndezë edhe më shumë zjarrin në jetën tuaj sentimentale. Nëse jeni beqarë, gjithë këtë energji do t’ia kushtoni projekteve krijuese, gjë që do të thotë se më shumë të ardhura janë rrugës. Më 17 shkurt, kur Jupiteri dhe Urani të përplasen në shenjën tuaj, do të ndiheni shumë emotivë. Nëse ju ka zënë qymyri me dikë, ka ardhur koha të thoni “të dua”. 17-ta do të jetë një datë fatlume në fushën e ndjenjave. Në këtë muaj fokusi do të jetë tek emocionet. Merrini gjërat pak më shtruar dhe flini më shumë. Data 24 do të jetë disi e tensionuar për shkak të Uranit dhe Mërkurit. Do të ndiheni disi paranojakë dhe niveli i stresit do të rritet. Ankthi shpesh herë na bën të shohim probleme edhe aty ku nuk ka. Flisni me dikë para se të merrni vendime të rëndësishme. Këshilla jonë është që këtë muaj t’i kushtoheni plotësisht ndjenjave.