Kini kujdes se kujt i besoni. Dikush që ju thotë se është i sinqertë, në fakt nuk po ju thotë gjithçka. Horoskopi për datën 8 shkurt nga Russell Grant

Dashi

Po bëni çmos për të qëndruar të organizuar, por kjo nuk është e lehtë kur shpërqendrimet nga çdo gjë kanë filluar të prishin axhendën tuaj të rregulluar me shumë kujdes. Kini kujdes se kujt i besoni. Dikush që ju thotë se është i sinqertë, në fakt nuk po ju thotë gjithçka.

Demi

Familja juaj është nën presionin e kostos së jetesës dhe ju po kërkoni mënyra të ndryshme për të kursyer para. Si ju ashtu dhe kolegët dëshironi të bëni një kërkesë në punë për rishikim të pagave. Nuk është e lehtë të arrish një marrëveshje të tillë, prandaj për muajt në vijim kini kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Miqësitë janë të rëndësishme për ju. Një përpjekje ekipi do të tejkalojë pritshmëritë e të gjithëve. Rezultate të jashtëzakonshme do të arrihen kur një numër njerëzish me të njëjtin mendim do të bashkohen dhe një përpjekje kolektive do t’ju japë arsye për të festuar.

Gaforrja

Po kërkoni një ndryshim dhe dëshironi që gjithçka të shkojë sa më mirë. Kjo gjë do t’ju mbajë me këmbë në tokë. Në përgjithësi jeni të relaksuar dhe të gatshëm për argëtim. Kjo ju bën interesantë dhe do të tërhiqni shumë njerëz të rinj në rrugën tuaj.

Luani

Zhvillimet e reja do t’ju japin shpresë për të ardhmen. Ekziston një ndjenjë e këndshme e bashkimit në aktivitetet dhe do të ndjeni se keni shumë për të pritur tani. Po tregohet shumë interes për aktivitetet tuaja aktuale. Përparimi që po bëni do të sjellë respektin dhe shpërblimet që meritoni.

Virgjëresha

Ndonjëherë dëshironi që njerëzit t’ju lënë vetëm. Edhe miqtë që mendojnë se po ju këshillojnë, duket se nuk e kuptojnë atë që ju nevojitet vërtet. Ajo që dëshironi më së shumti është qetësia. Të tjerët presin që ju të përfshiheni më shumë në çështjet sociale dhe familjare.

Peshorja

Duke mos pasur plane të përcaktuara për ditën do ta keni më të lehtë të përfundoni gjërat e prapambetura. Do të jetë një lehtësim të jeni në gjendje të përfundoni një punë, ose studim. Do të ndiheni sikur e keni harxhuar mirë kohën tuaj.

Akrepi

Miqësia, romanca dhe udhëtimet do të lidhen mirë së bashku. Ju mund të jeni thjesht duke diskutuar mundësitë e një udhëtimi për të ardhmen, por pritshmëritë do t’ju mbajnë të frymëzuar. Ndjenjat tuaja për dikë janë të thella dhe të sinqerta, ju nuk keni pse ta shprehni këtë me fjalë. Ata tashmë e dinë.

Shigjetari

Një deklaratë e bërë nga një mik apo i afërm i kujdesshëm do t’ju befasojë. Lajmi se ata po largohen ose kanë marrë një ofertë pune të re do t’ju bëjë të mendoni rreth kësaj marrëdhënieje. Dikush ka mbajtur sekrete nga ju.

Bricjapi

Dikush po mbështetet tek ju për ta ndihmuar atë të kalojë një kohë të vështirë. Nuk do t’i zhgënjeheni sepse si gjithmonë, do të bëni gjithçka që mundeni për ta. Në të njëjtën kohë ka aspekte të jetës suaj me të cilat po luftoni dhe mund t’i fitoni duke kërkuar ndihmë.

Ujori

Financat e përbashkëta dhe interesat e partneritetit janë në fokus. Duhet të bini dakord për një çështje të rëndësishme dhe këtë gjë duhet ta bëni së shpejti. Sigurohuni që t’i përgjigjeni shpejt një mundësie të mirë që ju vjen, aq më tepër nëse e ndjeni se kjo mund të jetë diçka që është shumë e mirë për ju.

Peshqit
Kujdesuni që të mos i vendosni pritshmëritë tuaja shumë lart. Jini të lumtur me disa përfitime të vogla, gëzoni çdo arritje të vogël përpara se të vazhdoni me tjetrën. Nëse mund të qëndroni të fokusuar në një qëllim, ka më shumë gjasa të arrini rezultate. Kur bëni një premtim, do të jeni të vendosur të jepni gjithçka që keni për ta mbajtur atë.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *