Çfarë ndodhi mes tyre? Olta i kërkon Kristit ta mbajë të fshehtë nga banorët

Çfarë ndodhi mes tyre? Olta i kërkon Kristit ta mbajë
Lojërat që u zhvilluan mbrëmjen e kaluar mes banorëve në ‘Big Brother VIP Albania’ kanë lënë të shqetësuar Olta Gixharin. Banorja, i kërkoi Krist Aliajt që të mos flasë më, pasi nuk dëshiron që të bëhet publike ajo që ndodhi.

Duke na lënë ne në mister por edhe Kristin, Olta i bëri të ditur se nëse flitet do bëhet e madhe e madje do dalë gjatë Prime-it.

Kristi mesa duket nuk është në dijeni të asaj që ndodhi por Olta shihet shumë e shqetësuar, saqë kërkon me ngulm që të mos flitet për atë ngjarje.

Biseda mes tyre:

Olta: Boll tani

Kristi: Është për të qarë kjo?

Olta: Jo është për të qeshur. Boll mos fol. Mos fol se është një gjë që ndodhi aty. Dhe mund të dali. Mos i jep zë se nuk dua që të dalë.

Kristi: Mes neve

Olta: Po

Sipas asaj që shkruhet në rrjet, Olta mbrëmë kishte pirë shumë verë. Ata thonë se ajo u deh shumë, madje qëndroi për gati 1 orë në dhomën e rrëfimit. Sipas komentuesve, në dhomën e rrëfimit u kërkua edhe Kristi. Se çfarë ndodhi mes tyre aty, mbetet mister.

Kjo video po qarkullon masivish në rrjet, ndaj shpresojmë që nesër produksioni të japë një shpjegim për atë ndodhi.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *