Javë Eklipsuese’ Meri Shehu sjell Parashikimin Astrologjik Javor per datë 7 deri ne datën 13 Mars 2023

Dashi – 1 yll
Saturni hyn në shtëpinë e 12-të për ta dhe bllokon energjinë e ëndërrimeve e fantazisë dhe do ndiejnë një ndikim të fuqishëm të këtyre temave. Do shohin një çështje pune dhe shëndetësore me Hënën e plotë në Virgjëreshë këtë javë e cila do të jetë e rëndësishme.

Demi – 3 yje
Futja e Saturnit në Peshk jep ngjyrime në diagonalen shoqëri-dashuri. Do marrin mësimet e duhura. Janë një hap para një njohjeje të rëndësishme ku do marrin një vendim për jetën shoqërore ose personale. Hëna e plotë në Virgjëreshë u jep një tentativë të bukur për të forcuar miqësitë, në dashuri ose një punë krijuese.

Binjakët – 2 yje
Saturni vjen në shtëpinë e 10-të në vitrinën e tyre, nuk do luajnë dot me dy porta dhe porta që do luajnë do jetë shumë e hekurt dhe e blinduar për mirë ndaj nuk do mund ta hapin kollaj, sidomos në karrierë. Diagonalja familje-karrierë prek Binjakët e lindur në 10 ditët e para. Hëna e plotë në Virgjëreshë sjell një cëcshtje familjare të rëndësishme.

Gaforrja – 3 yje
Komunikimi me jashtë, studime që lidhen me filozofinë, gjuhët e huaja, artet, historinë, arkeologjinë, udhërrëfyes, dëshirë për t’u mbajtur diku, për të besuar, për t’u kompletuar e udhëtuar do fillojnë nga sot të reflektohen. Shumë Gaforre do kërkojnë diçka të qëndrueshme me komunikimet me jashtë. Çështjet ligjore duhet t’i shikojnë mirë se do kenë disa luhatje.

Luani – 3 yje
I kanë falë Hënës së plotë në Virgjëreshë që i jep një tentativë të mirë në çështjet ekonomike dhe u plotëson një dëshirë në këtë aspekt. Saturni në Peshk sjell një tendencë që duhet të lajnë mirë llogaritë në aspektet ekonomike me të tjerët ose anasjelltas. Këtu do futet ligji dhe vështirësitë në komunikim, por edhe një rezervuar ekonomik që do duan ta mbushin plot.

Virgjëresha – 4 yje
Ju ndriçon një Hënë e plotë e bukur e këtij muaji pranveror dhe ju plotësohen dëshirat, ndiheni mirë e fuqishëm. Saturni fillon gradualisht t’ju fusë në disa mendime të rëndësishme në fushën e bashkëpunimeve, martesave, detyrimeve dhe bërjes së fëmijëve dhe ju mbart me më shumë përgjegjësi nga nesër e tutje.

Peshorja – 2 yje
Hëna e plotë është në shtëpinë e tyre të 12-të dhe një çështje pune, shëndetësore ose prapaskenë mund të evidentohet nga nesër ndaj do ta kenë të paqartë lidhjen në çift, një tentativë pune, ndryshimi ose paqartësi në këtë drejtim.

Akrepi – 5 yje
Hëna e plotë në Virgjëreshë u jep një qëllim, u plotëson një dëshirë, dashuri, i çon në një eveniment dhe bashkëpunim. Me Virgjëreshën bashkëpunon mirë në vija të përgjithshme dhe Hëna e plotë në këtë shenjë i ndihmon, por çështja qëndron te Saturni në Peshk që hyn në fushën e dashurisë dhe u jep një marrëdhënie të qëndrueshme. Akrepët e lindur në 10-ditëshin e parë nga nesër fillojnë një ndryshim duke u lidhur me një partner serioz që do zgjasë në kohë, por dhe me kushte të fuqishme.

Shigjetari – 2 yje
Hëna e plotë në Virgjëreshë sjell një punë të re, një tentativë bashkëpunimi por nuk është e qëndrueshme, është pak e përkohshme kështu që duhet ta kapin, të shikojnë mirë kushtet dhe të analizojnë reklamën që mund të bëjnë në punë e tyre. Do merren kryesisht me punën e martesën. Këtë javë do dalin në pah ngjarje dhe të fshehta të rëndësishme.

Bricjapi – 4 yje
Saturni i tyre hyn në shenjën e pPshqve, merren më shumë me komunikimin, bëhen më të zotët në filozofi duke dhënë mendime, në histori, matematikë. Njerëzit që kanë Saturnin në Peshk nganjëherë bëhen edhe matematicienë. Do fillojnë të dalin nga guaska e Saturnit dhe do japin më shumë.

Ujori – 5 yje
Nga nesër fillojnë një periudhë të fuqishme në çështjet ekonomike, do stabilizohen dhe do vënë kushte të rëndësishme për fitime maksimale kështu që prek një trevjeçar shumë të rëndësishëm ekonomik. Hapet një dritare e re lidhur me punën dhe një veprimtari që do i zhvillojë shumë ekonomikisht.

Peshqit – 2 yje
Saturni hyn në shenjën e tyre dhe Hëna e plotë ndodhet përballë kështu që nga një anë e kundërshton jo dhe ndonjëherë e kundërshton Saturni me shumë kushte e prezencë. Një njeri i ashpër mund të futet në jetën e tyre që kërkon dominancë, rregull ose t’i stabilizojë. Ligji bën punën e tij në çështje ligjore e pune ndaj të kenë kujdes gjatë kësaj jave.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *