Këto janë 3 shenjat e Horoskopit që preferojnë partnerët me diferencë të madhe moshe

Disa shenja e konsiderojnë moshën vetëm një numër dhe nuk zgjedhin kurrë një partner në bazë të moshës së tyre. Qoftë më i ri apo më i madh, ata zgjedhin gjithmonë këdo që ka karakteristikat që kërkojnë tek partneri i tyre, të kombinuara me një look që u pëlqen dhe sipas shijeve të tyre. Megjithatë, çdo person ka kriteret dhe shijet e veta dhe kështu ka të tjerë për të cilët mosha luan një rol vendimtar në marrëdhënien e tyre.
Këto shenja tërhiqen gjithmonë nga partnerët më të mëdhenj dhe nëse nuk kanë të paktën pesë vjet diferencë nga partneri i tyre, as që mendojnë të hyjnë në një lidhje.

ADVERTISING
Arsyet për këtë kriter mund të jenë të shumta, pasi ato ose mendojnë se një partner i madh ka më shumë përvojë dhe në këtë mënyrë mund t’i sigurojë atyre një siguri më të lartë, ose thjesht sepse kanë një standard të caktuar partneri në mendje.
Shihni më poshtë nëse i përkisni njërës prej këtyre tre shenjave që preferojnë partnerët e moshuar:

Akrepat janë shenja që tërhiqen pothuajse gjithmonë nga partnerët e mëdhenj, pasi mendojnë se janë më të pjekur dhe të gatshëm për të filluar diçka serioze. Veçanërisht femrat Akrep zgjedhin partnerë më të mëdhenj dhe mendojnë se një më i ri nuk do t’i mbulojë. Ata mendojnë se një i ri nuk është në humor për ndonjë gjë serioze, por vetëm për të kaluar kohën dhe shumë herë padrejtësisht, nuk dalin as në takim me ta.

Virgjëreshat janë shenja mjaft me këmbë në tokë dhe kërkojnë një partner që u siguron atyre siguri dhe qetësi. Ata mendojnë se të rinjtë e kanë mendjen vetëm te argëtimi dhe marrëdhëniet e përkohshme dhe lidhjet i refuzojnë shumë përpara se t’i njohin. Kjo sigurisht nuk është e saktë, pasi mosha është vetëm një numër dhe asgjë tjetër.

Bricjapët duan një person pranë tyre për të respektuar dhe mësuar prej tij. Kështu, partnerët në moshë më të madhe krijojnë ndjenjën se janë më të “shëtitur” dhe të pjekur dhe janë zgjedhja e tyre e parë kur duan të kenë një lidhje serioze.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *