Dashi
Kjo ditë do jetë përcaktuese nëse do e fitoni luftën në lidhje me ndjenjat apo një marrdhënie që dëshironi shumë apo do e humbni. Por edhe një situate krijuese vihet në prove
Demi
Sot do bëhet e dukshme se çfare qëllimi përfundimtar keni në lidhje me familjen apo nje biznes familjar i cili po ju ikën nga duart dhe duhet ta rifitoni
Binjaket
Është momenti vendimtar për të mos shpërfillur ndjenjat dhe të lini menjanjë egoizmin në lidhje me një kontakt apo takim i cili do percaktoj vijushmërine në lidhje me nje njohje erotike apo plan
Gaforrja
Sot do jeni në lufte për një çështje personale dhe ekonomike. Por kjo lufte do varet nga se e keni arritur mirëqënien tashmë shpirtërore dhe ekonomike
Luani
Jeni vënë në një pozitë të vështira në një raport personal apo bashkëpunim. Antagonizmi apo mospërfillja ju ka lodhur dhe sot do dëshironit të tregonit që i përkisnit shenjës së Luanit
Virgjeresha
Lufta juaj sot më shumë se kurrë bëhet së brendshmi dhe aspak së jashtmi. Duket sikur nuk keni marrë asnjë masë apo asnjë strategji por të gjitha i keni në bindje dhe në shpirt
Peshorja
Sot lufta juaj do jetë e këndshme dhe me shumë njerëz që ju perkrahin pasi nuk ka të bëjë me armiq e kundërshtar por ka te bëjë me talente dhe gjëra të bukura të jetës
Akrepi
Duhet ta merrni seriozisht këtë moment që të luftoni për një çështje të rëndësishme të karrieres dhe të ngritjes tuaj. Jo çdo luan ngopet me thërrime
Shigjetari
Nëse nuk jeni të vëmëndshëm dhe jeni euforike apo vetëm qeshni nuk do kuptoni që vihen në lojë interesa dhe situata personale që mund të rrezikojnë për ju
Bricjapi
Një betejë për një çështje shpirtërore e shoqëruar me një vlere materiale do bëhet nga ana juaj. Me sa duket shpirti dhe ndjenja për ju nuk mund të ndahet nga siguria ekonomike
Ujori
Luftë për lufte dhe zjarr për zjarr. Duket sikur sot mund tju marrin për peshë të lehtë por nuk do arrijnë ta kuptojnë se ju jeni me gati se kurrë dhe shumë luftarak
Peshqit
Një çështje pune do acarohet në ditën e sotme dhe do gjendeni përball një sulmi që nuk e prisnit. Nese nuk jeni të afte ta përballoni do keni një problem konkret dhe të vështirë përpara