DASHI: Nëse në fillim dhe në fund të javës të lindurit në shenjën e Dashit do të mund t’ia dilnin mbanë shumë mirë vetë si në punët e shtëpisë ashtu dhe në menaxhimin e fëmijëve, në datat 29 dhe 30 mars ata do të kenë nevojë për ndihmë. Ndihma do t’u vijë edhe përpara se ta kërkojnë ata vetë si një dhuratë e vërtetë nga Perëndia, që do t’i lejojë ata t’i ulin ritmet. Dashi këtë javë do të mbajë vendin e dytë.
DEMI: Kalendari hënor parashikon ditë të shkëlqyera për shenjën e Demit, veçanërisht deri të premten, që mund të kenë të bëjnë me rimodelimin e shtëpisë për ta bërë sa më funksionale në plan afatgjatë. Por mos bëni shpenzime të çmendura për mallra luksoze për hir të kësaj, përkundrazi bëni blerje të menduara mirë. Gjithsesi, të shtunën dhe të dielën, humori i shenjës së parë të Tokës do të bjerë ndjeshëm, duke rrezikuar që t’i jepni partnerit përgjigje të prera. Demi do të mbajë vendin e katërt.
BINJAKËT: Vendosja e Hënës dhe e Plutonit në shenjë do të bëjë më të mprehtë shpirtin perceptues të të lindurve të Binjakëve. Kështu do të mund të kuptojnë se kanë fjetur paksa shumë mbi dafina gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu do të mund të kuptojnë se e kanë marrë si të mirëqenë afeksionin e familjes, dashurinë e partneres por edhe një profesion që e konsideronin të qëndrueshëm. Kësisoj ata rrezikojnë të mos jenë protagonistë të jetës së tyre dhe kjo duhet shmangur kategorikisht. Binjakët do të mbajnë vendin e nëntë.
GAFORRJA: Çdo fërkim, keqkuptim apo moment ftohjeje në mjedisin familjar do të duket se do të shkrihet si bora në diell për të lindurit në shenjën e Gaforres, sidomos nga e mërkura e në vazhdim, kur harmonia do të vendoset sërish në shtëpinë tuaj. Prandaj do ta keni më të lehtë të shpjegoni arsyet që më parë ju shtynin të thoshit ose të bënit diçka që krijonte përçarje dhe, për rrjedhojë, sqarime të tilla do të perceptohen në mënyrën më të qartë të mundshme nga anëtarët e familjes. Gaforrja do të jetë në vendin e tretë.
LUANI: Ju pret një javë e shkëlqyer. Nëse për Luanët java në fjalë do të ishte një pije, sigurisht që do të ishte një shishe verë e mirë, pasi sa më shumë të kalojnë ditët, aq më të mëdha do të jenë shanset për sukses. Sidomos dita e martë dhe fundjava duhet të shënohen në kalendar, kur të lindurit e Luanit do të kuptojnë qartë se kanë ndërmarrë rrugën e përshtatshme për evoluimin e tyre. Luanët do të mbajnë vendin e parë.
VIRGJËRESHA: Do të jeni këtë javë më së shumti të përqendruar në çështjet ekonomike dhe në karrierë, duke mos i lënë shumë hapësirë ndjenjave. Duke mos i kushtuar shumë vëmendje partnerit, rrezikoni edhe të krijoni mosmarrëveshje të kota në çift. Nëse të hënën dhe të martën diçka e tillë është pothuajse e pashmangshme, Virgjëreshat do të bënin mirë të bënin përpjekje për t’u bërë më romantikë të mërkurën dhe të enjten, ditë kur yjet do ta shpërblejnë angazhimin e tyre në lidhje. Virgjëresha do të mbajë vendin e 11-të.
PESHORJA:Pjesërisht për shkak se do të jenë më të pambrojtur dhe pjesërisht sepse, për fat të keq, nuk do të mungojnë personat që duan të përfitojnë nga kjo, të lindurve në shenjën e Peshores këtë javë mund t’u duhet të merren me shumë aktivitete që do t’i bëjnë të humbasin toruan. Në mënyrë që kjo të mos ndodhë, është mirë që ndonjëherë të thoni “jo”, sidomos atyre që ju japin detyra vetëm për hir të delegimit. Peshorja do të mbajë vendin e 10-të.
AKREPI: Duke ndier një ndryshim thelbësor në frekuencat planetare, kryesisht për shkak të Marsit në Gaforre dhe Plutonit në Ujor, të lindurit në shenjën e Akrepit këtë javë midis marsit dhe prillit mund të vendosin të bëjnë një ndryshim në pamjen e tyre të jashtme. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një prerje të re flokësh, një tatuazh apo një pirsing, disa Akrepa ka të ngjarë të vënë në dyshim seriozisht zgjedhjen e tyre gjatë fundjavës. Sidoqoftë, mos u shqetësoni, sepse këto hezitime për pamjen e re do të jenë vetëm kalimtare. Akrepi do të mbajë vendin e pestë.
SHIGJETARI: Përgjatë shtatë ditëve, sidomos të hënën dhe të martën, të lindurit në shenjën e Shigjetarit do të jenë të detyruar të përballen me realitetin, pa maska, justifikime, lëshime dhe mbi të gjitha duke mos i minimizuar problemet. Të shikosh realitetin ashtu siç është do të jetë hapi i parë. Nga e premtja pasdite e më tej Shigjetarët do të bënin mirë të largoheshin përgjithmonë nga marrëdhëniet toksike, veset e pashëndetshme apo qëndrimet kundër-produktive. Shigjetari do të jetë në vend të tetë.
BRICJAPI: Bricjapët do ta kenë të vështirë këtë javë, sidomos të mërkurën dhe të enjten, të përfshihen në aktivitete që në sytë e tyre nuk janë emocionuese si dhe që të ruajnë përqendrimin. Megjithatë, nëse do t’i thërrasin të përmbushin detyra të vështira, do të jetë më mirë që ato t’i delegohen një kolegu që i ka idetë më të qarta. Për më tepër, të shtunën do të ketë rrezik që shenja e Tokës t’i dorëzohet ndonjë provokimi në mjedisin familjar. Jo më kot Bricjapi do të mbajë vendin e 12-të.
UJORI: Do të ndjeni këtë javë dëshirën për të bërë ndryshime në jetën tuaj. Do të jeni mosbesues dhe intolerantë kundrejt të tjerëve dhe do ta shikoni të nevojshme të prishni disa projekte të lindura së fundmi ose që janë ende në fazë embrionale, në mënyrë që të krijohen të reja. Por yjet ju këshillojnë që të mos i bëni këto ndryshime hëpërhë, sepse me duetin Saturn-Neptun te Peshqit do të jetë më e lehtë se kurrë të përfshiheni në situata edhe më të pakëndshme se ato aktuale. Ujori do të mbajë vendin e shtatë.
PESHQIT: Dashuria do të jetë në plan të parë. Pozicioni i fshehtë i planetit Mërkur, i nxitur të mërkurën dhe të enjten nga lidhja Hënë-Mars, me sa duket do t’i bëjë të lindurit e Peshqve të vënë në dyshim përparësitë e tyre në sferën e dashurisë, duke u përpjekur të kuptojnë nëse kanë ndryshuar që kur kanë nisur një marrëdhënie sentimentale. Nëse është kështu, shenja e dymbëdhjetë e zodiakut do të flasë qartë me partnerin, në mënyrë që të përpiqen së bashku të forcojnë lidhjen e tyre. Peshqit do të mbajnë vendin e gjashtë.