“Me FaT dhe Para, një punë e re, dhe një rrugë për Jashtë shtetit ‘ Horoskopi mujor për muajin PRILL 2023”

Ja ku jemi, muaji Prill 2023 është gati për të hyrë bashkë me pranverën. Ditë më të gjata, mot i ngrohtë, relaksim. Me pak fjalë, përbërësit për të kaluar disa ditë në paqe dhe qetësi janë të gjithë aty!

Me ardhjen e muajit të ri edhe ju jeni kuriozë të dini se çfarë kanë rezervuar yjet për ju.

Cilat do të jenë shenjat me fat në dashuri dhe në punë? Ja parashikimet, shenjë për shenjë, për muajin prill 2023 të astrologut shumë të dashur Paolo Fox.

Dashi, horoskopi mujor nga Paolo Fox

Një energji e re dhe e fuqishme është gati për të mbërritur në javët në vijim. Kjo do t’ju bëjë më të fortë dhe më të sigurt në vetvete! Edhe pse Marsi është gjithmonë gati për të krijuar pengesa të vogla, rezultatet në punë nuk do të vonojnë të vijnë. Jini të sigurt!

Në dashuri, nga ana tjetër, kujdes nga pavendosmëria, por nëse jeni të interesuar për dikë, mos e lini t’ju ikë!

Demi, horoskopi mujor nga Paolo Fox

Më në fund mund të merrni frymë të lehtësuar. Disa siklete do ju largohen nga shtëpia dhe gjithçka do të gjejë ngadalë një ekuilibër të ri. Një qetësi e përtërirë do të karakterizojë qenien tuaj. Qiell interesant për dashurinë, nëse jeni vetëm, njohjet e reja do të kenë diçka më tepër. Por kini kujdes që të mos bini sërish në krahët e një ish-i.

Binjakët, horoskopi mujor nga Paolo Fox

Pas muajsh përpjekje dhe punë të palodhur, më në fund, kënaqësitë e shumëdëshiruara (dhe të merituara) nuk do të vonojnë! Moment interesant për profesionistët e lirë edhe pse është mirë të mos e humbni plotësisht vigjilencën, veçanërisht nëse keni ndërmend të përfshiheni në projekte të reja. Në dashuri do të ketë disa takime, të gjitha shumë intriguese dhe aventureske. Veproni me mend ose rrezikoni të digjeni.

Gaforrja, horoskopi mujor nga Paolo Fox

Më në fund në muajin prill do të arrini të shpalosni vlerat që ju karakterizojnë! Pra, mos kini frikë të përfshiheni dhe me të vërtetë, mos u druani të guxoni. Qiell pozitiv edhe për ndjenjat, ka një qetësi më të madhe që do t’ju bëjë të prisni ndryshimin me më pak rezerva se në të kaluarën. Zemrat e preferuara nuk do të jenë më të vetmuara.

Luani, horoskopi mujor nga Paolo Fox

Shpenzimeve do t’ju duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje, disa dhimbje koke në anën ekonomike po jua bëjnë gjërat më të vështira. Mundohuni të jeni më të kujdesshëm. Ka pak tension në punë, kini kujdes që të mos nxisni polemika të kota. Për sa i përket sferës emocionale, mos lejoni që shqetësimet profesionale t’ju përthithin, por përkushtojuni gjysmës suaj më të mirë.

Virgjëresha, horoskopi mujor nga Paolo Fox

Në këtë muaj prill do të jeni më të sigurt në veten tuaj në sajë të mbështetjes së Hënës, Diellit dhe Mërkurit. Pozicioni i këtyre planetëve është interesant, gjë që do t’ju bëjë më proaktivë dhe këmbëngulës. Në dashuri, përpiquni të shkoni përtej aparencës dhe të kultivoni ndjeshmëri.

Peshorja, horoskopi mujor nga Paolo Fox

Muaji Prill 2023 shënon një periudhë rikuperimi gradual. Edhe pse ngadalë, në fakt të gjitha pjesët e pazëllit do të plotësohen. Pra, mos e lini veten të përthitheni nga ankthe të kota. Lodhja në punë ndihet, por kënaqësitë nuk do të vonojnë. Kujdes mos reflektoni me humor të keq tek partneri/ja, përndryshe marrëdhënia juaj në çift mund të ndikohet.

Akrepi, horoskopi mujor nga Paolo Fox

Ndryshimet nuk ju trembin dhe ky mund të jetë muaji i duhur për të vënë veten në provë! Në punë do të keni gjëra për të bërë, por vazhdoni me këmbëngulje dhe vendosmëri në rrugën tuaj. Qiell interesant për ndjenjat, nëse jeni vetëm gjërat do t’i keni më të thjeshta, mjaft që të hidhni sytë përreth.

Shigjetari, horoskopi mujor nga Paolo Fox

Me ndihmën e Jupiterit, situata në punë do të zhbllokohet më në fund dhe kjo do t’ju lejojë të jeni më të qetë. Megjithatë, është ende e nevojshme t’i kushtoni vëmendje shpenzimeve, ndodhi të papritura mund të shfaqen dhe t’ju vënë në provë. Lajme të mira në dashuri, njohjet e reja do të jenë të rëndësishme me kalimin e një farë kohe.

Bricjapi, horoskopi mujor nga Paolo Fox

Një periudhë disi e komplikuar, në punë keni kaq shumë gjëra për të bërë ndërsa në dashuri nuk mungojnë diskutimet me partnerin/en. Megjithatë, përpiquni të mos dekurajoheni dhe të keni shpresë sepse në fund gjithçka do të shkojë sipas planit. Kohë e mirë për beqarët, emocione të veçanta janë në horizont.

Ujori, horoskopi mujor nga Paolo Fox

Ditët që do të vijnë do të jenë paksa nervoze në këtë fillim prilli. Shqetësimet ekonomike dhe disa grindje të vazhdueshme në punë ju bëjnë të ndjeheni të shqetësuar. Mundohuni të mos i jepni hapësirë polemikave të kota dhe mendoni a ia vlen. Në dashuri keni nevojë për mbështetjen e gjysmës suaj më të mirë, por mos reflektoni telashet tuaja dhe humorin e keq që ka pushtuar sferat e tjera të jetës tuaj.

Peshqit, horoskopi mujor nga Paolo Fox

Muaji Prill është vërtet interesant për sa i përket sferës së punës! Rastet dhe mundësitë e reja janë gati të hyjnë në jetën tuaj për ta ndryshuar atë për mirë. Jini fleksibël. E vetmja pengesë mund të vijë nga disa çështje familjare të mbetura pezull. Në dashuri ka tensione të vogla, mbajeni nën kontroll xhelozinë!

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *