Parashikimi i muajt Prill për shenjat e zodiakut është plot entuziazëm dhe energji. Astrologia Meri Shehu, e ftuar si çdo të hënë në “Rudina” në Tv Klan thotë se lëvizja nga data 3 Prill e Mërkurit në Dem do të ndikojë fuqimisht këta të fundit, Luanin, Akrepin dhe Ujorin.
Disa ditë më vonë do të jetë Afërdita në Binjak që do të hapë rrugë të reja. Më 20 Prill do të ketë një eklips diellor shoqëruar me Hënë të re që do të ndikojë shenjat Dash, Peshore, Gaforre dhe Bricjap për t’i bërë të marrin hov.
Meri Shehu: Ky muaj është nën efektin e Hënës së re që kishim në Dash dhe gjithë rreshtimit të planetëve që u bënë në Dash gjatë muajit Mars. Kjo do të thotë që jemi në një moment goxha me iniciativë, me fillime të reja, mundësi për të filluar gjërat dhe për t’ia filluar nga e para mundësisht. Kur ia fillojmë nga e para ndihemi sikur jemi më rinorë. Mërkuri futet që në datën 3 në shenjën e Demit dhe direkt bën një katërkëndësh me Plutonin në Ujor.
Kjo do të thotë që mosmarrëveshjet e para të pranverës do të duken në javën e parë të muajit Prill. Kjo vlen për të gjitha shenjat, por kryesisht më shumë për Demët, Akrepët, Ujorët dhe Luanët sepse kryqi i shenjave të qëndrueshme goditet më shumë sepse Demi dhe Ujori janë shenja të qëndrueshme ku dhe Plutoni është në Ujor. Mërkuri ka të bëjë shumë me komunikimin, me lëvizjet, me mënyrën si i shprehim mendimet dhe një Mërkur në Dem është shumë i rezervuar dhe kërkon të mbrojë interesat e veta, nuk lëshon pe.
Në datën 11 futet Afërdita në Binjak dhe aty fillojmë të bëhemi më lozonjarë. Në datën 20 kemi një Hënë të re po prapë në Dash, kjo ishte një përsëritje e fuqishme e Marsit, por këtu e kemi të shoqëruar me eklips diellor, në ditët e fundit të Dashit ndodh kjo dhe na jep edhe një herë një vrull të ri. Këtu do të ndikohen më shumë Dash, Peshore, Gaforre dhe Bricjap që të marrin edhe njëherë revansh nëse nuk e kanë marrë për muajt e pranverës./tvklan.al