Horoskopi Paolo Fox Dhjetor 2022: të gjitha parashikimet shenjë për shenjë. Dhe si do të shkojnë festat e fundvitit

Muaji Nëntor thuajse ka përfunduar dhe ne presim dhjetorin, muajin festiv. Kjo është një nga periudhat më të pëlqyera të vitit, si nga fëmijët ashtu edhe nga të rriturit.

Mes dritave, vitrinave të dekoruara në mënyrë festive, pemëve, dhuratave dhe një atmosfere thuajse ëndërrimtare.

Por a nuk jeni kuriozë të dini se si do të shkojë ky dhjetor 2022 nga pikëpamja astrologjike? A do të ketë shenja më me fat se të tjerët apo dikush do të duhet të jetë i durueshëm dhe të presë vitin e ardhshëm për të mirëpritur disa kënaqësi të mëdha?

Për të gjitha këto, ju sjellim horoskopin e dhjetorit 2022, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al.

Horoskopi i Dashit Paolo Fox:

Afërdita do të jetë disi në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj, ndaj në dashuri duhet të bëni kujdes. Megjithatë, energjia nuk ju mungon: duhet të gjeni guxim dhe të lini mënjanë ankthin që ju kaplon herë-herë. Sepse do të jetë gjithnjë e më i rëndë në në fund të muajit dhjetor 2022.

Sakaq po shfaqen sfida të reja dhe energji e ripërtërirë për të lindurit në Dashi. Me mbështetjen e Jupiterit do të ndiheni plot energji dhe gati për të kapërcyer çdo pengesë. Disa ndryshime në punë  mund t’ju habisin, por ju keni aftësitë për t’u përshtatur menjëherë.

Në dashuri dhe në familje, kujdes nga keqkuptimet, disa grindje të shumta mund të shkaktojnë shqetësim sidomos gjatë ditëve festive.

Horoskopi i Paolo Fox Demi:

Keni vërtet shumë ide, por në punë ka ardhur koha të kaloni nga fjalët në vepra. Epo edhe dashuria ka të njëjtin parim, duhet të shfrytëzoni mundësitë!

Ndaj të lindurit në shenjën Demi do të duhet të ndjekin zgjuarsinë e tyre gjatë punës në dhjetor. Është koha ideale për të përfunduar një transaksion ose një investim, ju mund të ndiqni lirisht ndiqni instinktet tuaja. Vendosni themelet për qëllimet tuaja të ardhshme në karrierë, ato do të lulëzojnë në 2023. Gjithashtu, mos lejoni që mundësitë e reja në dashuri t’ju trembin. Nuk ka më kohë për të hezituar, jeni gati të hapeni dhe të ndani ndjenjat tuaja.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët:

Për sa i përket zemrës, po jetoni në një periudhë konfuze dhe të mjegullt, po hasni edhe shumë situata paralele: fjala kyçe në këtë situatë është të qenit të qartë dhe të prerë. Jepini fund shumë angazhimeve dhe kërkoni qetësi. Nga ana tjetër duhet të bëni takime të reja, sepse njerëz të veçantë ju presin. Tani edhe ju do të arrini t’i kapërceni problemet dhe fundi i muajit do të jetë i mrekullueshëm!

Të lindurit tek Binjakët do të mund ta shfrytëzojnë dhjetorin për të bërë një fillim të fortë të vitit 2023. Është koha për të përgatitur ngjitjen në karrierë: me vendimet e duhura, mund të përparoni me besim në nivelin tjetër.

Horoskopi i Gaforres nga Paolo Fox:

Një muaj hera-herës me dyshime dhe dilema i pret të lindurit në shenjën e Gaforres. E për më tepër mund të hasin disa kokëçarje edhe në punë. Sepse shumë kontraste mund të krijojnë paqëndrueshmëri në vendin e punës. Megjithatë, në fund të muajit do të keni më shumë qetësi.

Jo fort mirë situata dhe në dashuri, krizat në çift rrezikojnë të arrijnë pikën e thyerjes, shumë planetë janë në mospërputhje me shenjën tuaj. Ka kaq shumë nervozizëm, gjë që ndikon shumë tek ju, sepse do t’ju ndezë dëshirën që të debatoni gjithnjë e më shpesh. Lind pyetja, sa vlen kjo? Ndonjëherë zgjidhja tjetër është e mirë: Të mënjanohesh dhe të gjesh pak kohë për veten.

Nga ana tjetër, kujdes me sferën ekonomike sepse diçka mund të dalë jashtë kontrollit!

Horoskopi i Paolo Fox Luani:

humbur. Përfitoni nga ndikimi pozitiv i yjeve për të rizbuluar atë bashkëpunim që ju ka munguar prej kohësh. Por kujdes nga “kapjet” melankolike, jo çdo gjë shkon gjithmonë në mënyrën e duhur.

Horoskopi i Peshqve Paolo Fox:

Tym i zi në punë për të lindurit e Peshqve. Dhjetori do të jetë një muaj luhatjesh dhe pengesa të ndryshme do t’ju japin kokëçarje. Idetë janë të duhurat, por nuk është koha më e mirë për t’i vënë në praktikë. Prisni deri në fund të muajit.

Dikush në një marrëdhënie të rëndësishme mund të fillojë të marrë në konsideratë hapin tjetër. Shmangni të menduarit për punën gjatë pushimeve, shijojini ato në maksimum.

/noa.al

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *