Zemra na bëhet mal kur shohim se si personazhë të njohur nga fusha të ndryshme e me origjinë shqiptare shkëlqejnë kudo.
E nëse dje kemi folur e parë në red carpet në Festivalin e Cannës vetëm vajza shqiptare, këtë here personazhi ynë është një djalosh shqiptar konkretisht Artis Kastrati i cili njihet për super respektin që ka nga të gjithë eventet dhe yjet e huaj e ai ka shkëlqyer mes tyre në këtë event. Artisi në këtë event prestigjioz ka qenë i ftuar nga Campari që sivjet ishte marka kryesore për Film Festival në Cannë.
Mësojmë gjithashtu se Artis Kastrati i cili me origjinë është nga Kosova por që jeton dhe vepron në Zvicër ka qëndruar në Hotel Martinez aty ku rrinë artistët më me zë të botës.