Bricjapët në muajin e Janarit: Ç’kanë të përbashkët dhe ku ndryshojnë me muajin Dhjetor?

Shenja e horoskopit mund të tregojë shumë për një person dhe pikë! Nuk i kuptojmë dhe as që duam t’i kuptojmë njerëzit që thonë të kundërtën (çuna, po ju shohim drejt e në sy, me shikimin e ftohtë të një Bricjapi).

Duke qenë se tanimë e dimë që muaji, data, ora dhe madje edhe sekonda e lindjes, janë shumë të rëndësishme, na lejo të të tregojmë njëherë e mirë ku ngjasojnë e ku dallojnë Bricjapët që kanë lindur në dhjetor me ata që kanë lindur në janar.

Le të nisim me karakteristikat e përgjithshme:

Si një shenjë e denjë toke, Bricjapët janë të qëndrueshëm, pragmatikë dhe duan të realizojnë çdo qëllim. Ata zgjidhin punë dhe për më tepër, Bricjapi është një shenjë kardinale, ndaj mos u çudisni kur të shihni Bricjapët tek dominojnë botën.

Si rrjedhojë, Bricjapët duan të marrin situatat në kontroll dhe shpesh konsideroheni si krenarë dhe arrogantë. Por, kjo veçse në sipërfaqe, pasi Bricjapët janë po ashtu të përkujdesur dhe krijojnë një marrëdhënie të bukur dhe të dashur me ata që duan.

Tani, cilat janë karakteristikat e Bricjapëve të lindur në dhjetor?

Bricjapët e dhjetorit udhëhiqen nga Saturni, planeti i kohës dhe i pjekurisë. Bricjapët e dhjetorit ndikohen shumë nga ky planet, ndaj janë kaq të duruar dhe në shumë raste, kalojnë në izolim me qëllimin e vetëm që të realizojnë ëndrrat dhe dëshirat e tyre.

Rikthehemi te durimi! Këta Bricjapë janë ndoshta shenja më e duruar e horoskopit. Ata presin e presin e presin deri në pafundësi që të realizojnë qëllimet e tyre. Asgjë nuk i ndal dhe koha është në favorin e tyre.

Në njëfarë mënyre, Bricjapët e dhjetorit janë shpirtra të vjetër që duan paqen dhe rehatinë absolute. Mund të rrinin përjtetësisht në një dhomë komode, me grila të ulura, duke parë Netflix.

Po veçoritë e Bricjapëve që kanë lindur në janar?

Ndërkohë që Bricjapët e dhjetorit e mendojnë mirë çdo veprim, ata të janarit janë shumë më të qetë dhe i marrin gjërat më shtruar. Janë më pak të përqendruar në qëllimet e tyre, sepse shijojnë edhe momentin dhe gjërat që ndodhin përreth, duke e përjetuar të gjithë procesin e arritjes së qëllimeve.

Gjithashtu, edhe ndikimet e Afërditës, planetit të dashurisë dhe i Mërkurit, planetit të komunikimit, i bëjnë Bricjapët e janarit më të shoqërueshëm dhe ekstrovertë.

Nga ana tjetër, duan të dalin pak më shumë, të takojnë miqtë, të bëjnë ndonjë shaka inteligjente.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *