Kiara dhe Niko Komani
I ftuar në emisionin e ditës së sotme të “Live From Tirana” ka qenë stilisti Niko Komani. Ai diskutoi në studio rreth fenomenit më të ndjekur të momentit “Big Brother Vip Albania 2”, duke veçuar shoqërinë e tij të ngushtë me banoren Kiara Tito dhe zgjedhjen e veshjeve të VIP-ave brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
I pyetur nëse i mungon shoqja e tij, ai u shpreh:
“Më mungojnë telefonatat dhe takimet që zhvillonim çdo ditë. Më ka marrë malli t’i tregoj përditshmërinë time dhe për t’i dhënë këshillat e mia në lidhje me gjërat që e shqetësojnë. Në shoqëri ajo është më e përmbajtur, kurse unë si Binjak që jam, jam më i hedhur”.
Sigurisht, Niko ka dhënë edhe opinionin e tij në lidhje me marrëdhënien e saj me Luiz Ejllin, nëse kjo lidhje e ka penalizuar atë apo jo, dhe çfarë do t’i thoshte nëse do ta kishte afër:
“Jo, se besoj ta ketë penalizuar. Do t’i thoja që më ka marrë malli. Që më ka bërë me një vëlla, Luizin, mezi po pres ta takoj edhe jashtë. Duhet të vi se kemi 100 projekte te bukura, jo vetëm televizive, që i kemi lënë përgjysëm që para se ajo të futej në “BBV”. Nuk mendoj se do të donte këshilla nga ne jashtë, pasi ajo ka vepruar njësoj siç ne do ta këshillonim”.
Spektakli i “BBV” është diskutuar shpesh në lidhje me gjendjen psikologjike që njerëzit përfshihen në një eksperiment si “Big Brother Vip” kanë tendenca për të nxjerrë nga vetja anë agresive ose transformime të karakterit. Në lidhje me Kiarën dhe personalitetin e saj brenda shtëpisë, stilisti u shpreh:
“Ajo është vetvetja 100%. Kur më pyesin njerëzit i them është skeptike, thotë do ta mendoj. E kërkon pak më shumë. Kisha frikë mos transformohej nga imazhi i të tjerëve aty brenda dhe do të shndërrohej në një person tjetër. Ne si shoqëri nuk na pengon aspak”.
Gjithashtu, Niko nuk ka lënë pa përmendur edhe avantazhin që iu dha në lojë, e cila nëpërmjet një videoklipi mori informacion në lidhje me “botën e jashtme”.
Ai dha një sugjerim edhe për Butrint Imerin që dhe pse nuk i përmendi emrin i kërkoi të mos përfitojë më nga fama e Luizit dhe Kiarës.
Dhe për të qartësuar miqtë e vërtetë dhe ata që janë bërë palë me Kiarën pas popullaritetit të saj, Niko u shpreh si më poshtë:
“Si fillim, dua të qartësoj diçka përsa i përket Kleas (Huta). Titulli i lajmit ka qenë i ideuar vetëm për klikime dhe se kisha dëgjuar më parë si intervistë. Dua të veçoj vetëm Klean sepse është me të vërtetë shoqe me Kiarën. Nga ana tjetër, Andi Vrapin nuk e kam parë kurrë të jetë shoku i Kiarës. Mund të kesh opinion si je i njohur me të, por jo shok. Mua më vjen turp t’i dërgoj disa mesazhe se: “Ku je ti shok i Kiarës” ose “Ku e di ti shijen e Kiarës për meshkuj”. I kam dërguar mesazhe dhe kam marrë përgjigje negative. Përmenda Andin sepse ma kanë dërguar shpesh, nuk doja ta thoja, por është bërë mjaftueshëm si gjë. Edhe një temë tjetër për këngëtarin tjetër në fjalë. Është shumë i ezauruar dhe ka ardhur momenti të mbyllet si gjë, se vetëm ai po fiton klikime. Si histori është totalisht e përfunduar dhe jam shumë i sigurtë që Kiara nuk ka asnjë pikë ndjesie. Duhet të mbyllet kjo pjesa e Butrintit pasi është një histori e mbaruar”.