“Çdo hap qe duhet te hedhin duhet ta hedhim me kujdes’ Cila shenjë është e shënjuar për këtë paralajmërim “

Dashi

Juve qe jeni ne një lidhje mos i nxirrni partnerit inatet e vjetra sepse do vuani me shume vete. Merrini gjerat me qetësi dhe optimizëm dhe keni për ta pare sa mire do ju ecin gjerat. Beqaret do bëjnë mire te mos shpërqendrohen shume, por ta kërkojnë personin e ëndrrave ne rrethin e tyre shoqëror ose profesional. Financat do jene te mora për pjesën me te madhe te njerëzve.

Demi

Dite goxha delikate do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Shpeshherë do keni debate edhe për gjera elementare dhe pa ndonjë rëndësi te madhe. Beqareve, edhe sikur vetmia t’iu rendoje shume, mire është te mos fillojnë një lidhje vetëm sa për sytë e botes. Çdo hap qe duhet te hedhin duhet ta ndiejnë. Sektori i financave do konsolidohet ndjeshëm.

Binjaket

Nëse kohet e fundit keni pasur zhgënjime nga partneri juaj, sot gjerat do fillojnë te normalizohen ndjeshëm dhe buzëqeshja do iu rikthehet. Beqaret do jene me pak ne ankth dhe ka mundësi qe me qetësi te gjejnë një person fiks për ta. Për një pjese gjerat do ndryshojnë menjëherë. Për financat duhet te përkujdeseni me tepër se me pare sepse gjendja ka për te qene me te vërtetë delikate.

Gaforrja

Jupiteri dhe Merkuri do bëhen bashke gjate kësaj dite dhe do iu ofrojnë çaste te mrekullueshme. Mund te dilni edhe jashtë qytetit dhe do iu duket sikur keni rilindur. Beqaret me ne fund do realizojnë një takim vendimtar dhe jeta do ju ndryshoje rrënjësisht. Ne planin financiar nuk do ketë as probleme serioze, por as ndonjë përmirësim për t’u veçuar.

Luani

Dita e sotme nuk do jete shume e mire për te dashuruarit. Do ndiheni shpesh si te përhumbur dhe aspak ne humorin e duhur. Beqaret do jene joshës pafund dhe do arrijnë ta bëjnë për vete secilin person qe do pëlqejnë. Shume gjera do ndryshojnë për mire për ta. Ne planin financiar nuk do i keni idetë shume te qarta dhe mund te bëni edhe gabime.

Virgjeresha

Do jeni akoma me tolerante sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do vije duke u përmirësuar. Nëse vazhdoni me këtë mënyrë sjelljeje shume shpejt do merrni edhe një vendim te rëndësishëm. Beqaret do kenë vetëm dashuriçka kalimtare dhe pa ndonjë te ardhme. Ne planin financiar do dini si t’i kryeni me kujdes e maturi shpenzimet kështu qe gjendja do mbetet e mire.

Peshorja

Tregohuni shume te përkujdesur ndaj partnerit tuaj sot dhe mundohuni t’ia plotësoni pjesën me te madhe te dëshirave. Nëse silleni mire mbrëmja do jete shume e këndshme. Beqaret nuk duhet ta kërkojnë larg princin e kaltër sepse ai ka për te qene fare pranë tyre. Financat, fale ndikimit te Jupiterit, do jene te jashtëzakonshme. Mund te përfitoni edhe për te bere ndonjë investim me tepër.

Akrepi

Dite jo vetëm e bukur, por e mbushur edhe me shume pasion do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Ne çdo moment do përjetoni emocione te forta. Beqaret do takohen rastësisht ne ambiente pune me disa persona dhe do ndihen mire pranë tyre. Tani për tani do kenë vetëm një marrëdhënie shoqërore. Financat do përmirësohen fale një shpërblimi ne pune.

Shigjetari

Çdo gjë do ece ashtu si e kishit planifikuar sot ju te dashuruarit. Komunikimi do jete i kënaqshëm dhe për këtë do ju kenë zili te gjithë. Beqaret nuk do ndihen te lire te bëjnë atë qe do ndiejnë dhe ka mundësi te mbeten serish vetëm. Me shpenzimet do jeni goxha impulsive dhe ka mundësi te bëni gabime te pafalshme e me pasoja tek e ardhmja.

Bricjapi

Jeta juaj ne çift do ketë me shume gjallëri dhe alegri sot. Rutina nuk do ketë vend tek ju dhe do ndiheni përgjithësisht mjaft mire. Beqaret do kërkojnë vetëm emocione te forta dhe do jene gati edhe për lidhje afatshkurtra. Për ta e rëndësishme është te mos ndihen vetëm dhe te buzëqeshin gjithmonë. Për te menaxhuar me kujdes financat duhet t’iu besoni këshillave te familjareve.

Ujori

Pas një periudhe jo shume te mire për jetën tuaj ne çift, sot gjerat mes jush dhe atij qe keni ne krah do fillojnë te stabilizohen. Do i kuptoni gabimet e bëra dhe kërkoni falje me mënyrat e duhura. Beqaret do kenë plot takime, por ende nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar do keni gjithë kohës mbështetjen e te afërmve dhe miqve prandaj nuk do gjendeni ne vështirësi.

Peshqit

Do keni diskutime te stuhishme me partnerin tuaj gjate gjithë kësaj dite dhe marrëdhënia me te do behet gjithnjë e me delikate. Po nuk ndryshuat taktike keni për te pasur probleme me serioze. Beqaret do kenë takime te papritura dhe emocionet do iu shtohen pafund. Ne planin financiar do dini si t’i hidhni hapat dhe nuk do ju dale asnjë lloj problemi.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *