“Mesazhi i vazhdueshëm i datëlindjes suaj mund të jetë një kujtesë se gjithçka po ndodh për ju”, thotë ajo. Ky mund të jetë gjithashtu një “sinjal i madh” që të zbuloni më shumë për rrugën tuaj të jetës.
Numerologu Corie Chu thotë se mund të shërbejë si një kujtesë për qëllimet në jetën tuaj. Nëse jeni ndier i/e bllokuar ose i/e humbur, merrni pak kohë për të rivlerësuar se ku jeni në jetë dhe ku do të dëshironit të ishit në mënyrë ideale.
“Përqendrohuni dhe pyesni veten nëse ajo që po bëni në punë ose në nivel personal , përputhen me ju,” thotë Chu. “Analizoni me vëmendje se si po e kaloni ditën. Shikoni se sa nga koha dhe energjia juaj shpenzohet duke bërë gjëra që ju pëlqejnë dhe sa ndiheni të lidhur me to.”
Nëse zbuloni se po shpenzoni pjesën më të madhe të energjisë në gjëra që nuk ju japin një ndjenjë përmbushjeje, bëni ndryshime.
“Numri juaj i ditëlindjes sinjalizon që ju duhet të ndiqni ëndrra të reja dhe të shfaqni njerëz të rinj në jetën tuaj, gjë që në fund të fundit mund të nënkuptojë lënien pas të së kaluarës”, thotë Comen.
Çfarë duhet të bëni nëse vazhdoni të shihni numrat e ditëlindjeve tuaja?
Çdo numër ditëlindjeje ka një mesazh të ndryshëm dhe secili do të ketë mënyrën e vet për t’i interpretuar ato mesazhe. Kur bëhet fjalë për “shenja” si këto, është e rëndësishme t’i besoni intuitës suaj.