Në parashikimin javor të horoskopit, fjala kyçe është “kujdes”. Astrologia Krisanthi Kallojeri, e ftuar në “Shije Shtëpie” në Tv Klan thotë se aspekti financiar është ndër më delikatët dhe nuk duhet të merren vendime. Gjithashtu shenjat mund të preken nga një gjendje jo shumë e mirë psikologjike dhe duhet të përpiqen të kalojnë gjithçka me qetësi.
Dashi – Jeni në një periudhë zhvillimi, megjithatë kjo javë ju gjen në një situatë konfuze prandaj duhet të jeni më të kujdesshëm. Mos humbisni gjakftohtësinë dhe qetësinë tuaj. Këtë javë ndoshta mund të ndieni një pasiguri, pavendosmëri për çështje që ju preokupojnë. Mos u ndikoni nga të tjerët, bëni durim dhe veproni pas kësaj jave. Situata do jetë më pozitive atëherë. Do keni një vështirësi në mënyrën si komunikoni me të tjerët. Kujdes me pajisjet elektronike sepse mund t’i humbisni dhe të keni dëme. Evitoni konfliktet me partnerët për çështje ekonomike dhe mos bëni diskutime për këto gjëra ose çështje që ju preokupojnë. Nga data 17 Mars e deri më 11 Prill është një periudhë shumë e mirë për sferën tuaj financiare ndaj mund të fokusoheni atje.
Demi – Kujdes në marrëdhëniet në rrjetin social, shoqëror, mos u impresioni nga njerëz të rinj që mund të takoni apo gjëra që mund t’ju paraqesin miqtë, të njohurit, besoni gjysmën. Njëkohësisht mos bazoni realizimin e qëllimeve dhe projekteve tuaja te të tjerët. Ata mund të premtojnë shumë gjëra por mund të bëjnë pak ose aspak nga ato që do ju premtojnë. Evitoni disa lëvizje ekonomike dhe mos ngatërroni portofolintuaj me të miqve, mos jepni para hua te të tjerët. Nga data 17 Mars e deri më 11 Prill, një periudhë shumë e mirë për ju. Guvernatorja juaj, Venusi kalon në shenjën tuaj. Është momenti të merreni më tepër me veten, me paraqitjen dhe të realizoni gjithë ato që dëshironi. Kujdes me lajmet që do të merrni, filtrojini këshillat e të tjerëve sepse nuk dihet se çfarë kanë në bazën e tyre, dashurinë apo xhelozinë dhe zilinë e të tjerëve. Ndoshta nga zilia mund t’ju thonë lajme që nuk janë të vërteta dhe t’i ekzagjerojnë.
Binjakët – Është një javë shumë e rëndësishme sepse Marsi gjendet ende në shtëpinë e parë. Janë në fund të udhëtimit të tyre të vështirë që e kanë nisur që më 20 Gusht. Këtë javë duhet të jenë të kujdesshëm në komunikim, në çfarë thoni, çfarë thonë të tjerët. Të jeni më të përqendruar në sferën profesionale, të vlerësoni drejt situatat dhe të mos hyni në konflikte me prindërit apo njerëz që janë më lart se ju. Evitoni rëniet psikologjike sepse ndoshta energjia juaj nuk do të gjejë përgjigjen e duhur, nuk do të ketë realizimet që prisni dhe kjo mund t’ju shkaktojë një ndjeshmëri më të madhe dhe rënie psikologjike. Keni një tendencë të largoheni nga situatat që nuk ju pëlqejnë dhe disa nga ju mund të lini punën apo një aktivitet. Mos merrni vendime këtë javë, lërini për javën që vjen. Të gjitha këto ndikojnë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës ndërsa ata të lindur në 2-3 ditët e para të shenjës do gjenden para vështirësive e pengesave profesionale dhe duhet të jenë të disiplinuar e të programuar.
Gaforrja – Planet dhe projektet që bëni këtë periudhë ndoshta janë më tepër në sferën e fantazisë dhe jo të realitetit. Këtu kërkohet të jeni të kujdesshëm, nëse këto plane kanë të bëjnë me anën tuaj spirituale, një gjë që ka të bëjë me artin, suksesi është me ju. Nëse ka të bëjë me anën praktike dhe veçanërisht anën ekonomike, duhet të jeni shumë të kujdesshëm. Mos merrni vendime këtë javë, por seleksiononi mendime. Do të ndiheni më të qetë dhe kjo mund t’ju udhëheqë në gabime ose vlerësim jo të mirë të situatës. Nëse do të bëni një udhëtim, sigurohuni që keni organizuar mirë gjithçka. Kujdes në implikimet që mund të keni në çështjet ligjore ose probleme që mund të lindin me të afërmit e partnerit.
Luani – Këtë javë duhet të jeni kujdesshëm dhe vëmendja të përqendrohet në çështjet financiare, kryesisht ato me të tjerët, me bashkëpunëtorët, bashkëshortin, tatimet e bankat. Në asnjë mënyrë nuk duhet të merrni një kredi këtë javë për arsye se kushtet që do ju vendosë banka mund të jenë më të mëdha, mund të keni bërë ju një parashikim që sot është kështu por nesër nuk ekziston. Pra mund të hyni në një borxh më të madh që në vitet që do të vijnë mund të mos ta përballoni dot. Në një mënyrë apo një tjetër, keni një humbje ekonomike këtë javë. Kujdes me çdo lloj shkëmbimi ekonomik apo financiar. Ndoshta një plan që keni mund të mos realizohet dhe si pasojë të keni një humbje financiare. Evitoni bisedat serioze të kësaj natyre. Nga data 17 Mars e deri më 11 Prill, fokusohuni në sferën profesionale ku do keni zhvillime shumë pozitive.
Virgjëresha – Këtë javë problemet tek ju shfaqen në marrëdhëniet tuaja, prandaj kujdes në çdo lloj marrëdhënieje, qoftë në fushën personale apo profesionale. Kujdes me ata që do të takoni, bisedoni, filtroni çdo gjë. Mos thoni gjëra që mund të komentohen ndryshe. Më të ndikuarit do të jenë të lindurit në 10-ditëshin e tretë të shenjës ndërkohë që të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm. Ata që i përkasin këtij 10-ditëshi mund të kalojnë një fazë dashurie ose janë në një marrëdhënie që e idealizoni shumë personin ose jeni në një fazë ku marrëdhënia ka probleme e jeni të dëshpëruar. Në të dyja rastet, po i jepni përmasa më të mëdha se sa janë në të vërtetë. Të lindurit në ditët e para të shenjës, duhet të jenë më të organizuar e disiplinuar dhe të maten përpara se të marrin vendime për marrëdhëniet.
Peshorja – Këtë javë kujdesuni më tepër për shëndetin tuaj. Mikrobe, viruse, gjendje gripale, kujdes ku mund të hani jashtë dhe kjo është një këshillë këtë javë. Në punë duhet të jeni sa më të disiplinuar. Nëse jeni të lodhur, është më mirë të merrni leje se sa t’i bëni bisht pasi do gjendeni të ekspozuar ose do krijoni një ambient me thashetheme. Kujdes me pakujdesitë që do të keni në jetën e përditshme në fund të javës dhe evitoni problemet që mudnt ë lindin me njerëzit e familjes ose në marrëdhënie. Trajtojini me qetësi.
Akrepi – Situatën këtë javë nuk e vlerësoni drejt, nuk jeni objektivë, jemi më tepër subjektivë dhe ndikoheni nga ana sentimentale. Është një javë erotike, por mund të hyni në një lidhje vazhdimësia e së cilës është e diskutueshme. Ju preokupojnë më shumë se sa duhet disa çështje dhe e keni të vështirë të merrni vendime. Këto çështje kanë të bëjnë me sferën ekonomike ose fëmijët dhe mirë bëni që nuk merrni vendime sepse nuk është momenti. Kujdes me investimet në lëvizje ekonomike që kanë si qëllim realizimin e një projekti, të jeni sa më realistë.
Shigjetari – Një javë shumë e rëndësishme për ta, janë ndër më të ndikuarit, sidomos të lindurit në mesin e 10-ditëshit të tretë të shenjës. Përqendrohuni në probleme, çështje që kanë të bëjnë me familjen, shtëpinë duke evituar konfliktete në marrëdhënien tuaj. Nuk përjashtohet mundësia që të keni dëme të vogla në shtëpi apo t’ju shqetësojë një pjesëtar i familjes me problemet e tij. Të lindurit në 10-ditëshin e tretë janë më konfuzë, më të ndjeshëm dhe nga pakujdesia juaj mund të krijohet një situatë jo e këndshme. Mund të keni një rënie psikologjike që mund të vijë si problem apo pasojë e një marrëdhënieje që nuk shkon mirë apo është e ndërlikuar. Të lindurit në ditët e para të shenjës do gjenden para përgjegjësisë dhe duhet të jenë të disiplinuar, të organizuar dhe të ngrini barrën e përgjegjësisë në fushën familjare ose profesionale.
Bricjapi – Këtë javë më të kujdesshëm në komunikimin me të tjerët dhe në udhëtimet e vogla. Jini të kujdesshëm në jetën e përditshme, çfarë do thoni e çfarë do ju thonë. Mos nxirrni konkluzione dhe mos jepni informacione që nuk duhet t’i jepni sepse të tjerët mund të përfitojnë nga skena planetare e javës. Veprimet bëjini në mënyrë të ndërgjegjshme, mos jini të hutuar, të mendoni punën në kohën që bëni diçka tjetër sepse mund të keni dëme të vogla për shkak të pakujdesisë. Në fund të javës trajtoni me kujdes problemet dhe jini më elastikë me njerëzit që ju rrethojnë.
Ujori – Këtë javë akoma më të kujdesshëm në sferën ekonomike. Çdo gjë që ka të bëjë me të, pasuri të tundshme e të patundshme, kujdes me lëvizjet me paratë dhe pronën. Mos merrni vendime, mos firmosni. Nëse jeni të detyruar të merrni vendime që kanë të bëjnë me sferën financiare, sigurohuni që çdo gjë është në rregull dhe e keni nën kontroll. Mos shkoni për shumë se mund të dilni me zero. Në sferën ekonomike keni kaluar në një fazë që nga 7 Marsi ku për 2 vjet e gjysmë duhet të jeni të kujdesshëm, të organizuar e të programuar. Gjatë kësaj jave do të ndieni një pasiguri ndaj jush ose do të keni një ndjenjë të papërcaktuar që mund t’ju krijojë pasigurinë brenda vetes.
Peshqit – Jeni dhe do të jeni ende shumë të ndjeshëm, me luhatje në psikologjinë tuaj. Në mënyrën si do të shpreheni, herë jeni më ekspresivë dhe të qeshur, herë më të mbyllur dhe të dëshpëruar. Disa përfaqësues të shenjës mund të jenë më optimistë dhe të tjerë në një gjendje të mërzitur. Këtë javë evitoni implikimin në situata me persona që më vonë do të vërtetoni se nuk ishin siç i vlerësuat. Mos premtoni gjëra që nuk mund t’i realizoni. Thojini të vërtetën vetes dhe të tjerëve. Mos i ushtroni presion njerëzve të familjes dhe zgjidhni me qetësi problemet në familjen tuaj./tvklan.al