Para se të futet Jupiteri në shenjën e Demit, është në Dash dhe në shtëpinë e 12-të kështu që Demët duhet të dalin nga kjo metodë e punës së tyre në heshtje, të frikësuar, medituese, të paqartë se çfarë do bëjnë me punën, pak të bllokuar në mënyrën dhe mendimet e veta.
Kur të futet pastaj pas Majit, Jupiteri në Dem çlirohen, por është një “çlirim i skllevërve” dhe ka shumë gjëra për të bërë dhe nuk ndjehen të zotët e gjithçkaje. Urani në këto 3 vjet i ka tronditur Demët, kemi dëgjuar tërmete, kriza ushqimore, sëmundje dhe i ka dhënë këto tronditjet më shumë te ta.
Kur të futet Jupiteri në Dem, këta duhet ta marrin seriozisht në çështjen e ndryshimeve të tyre në jetë. Mund të ndodhë që Jupiteri të bëjë akoma më shumë ndryshime që nuk do t’i donin se mund te humbnin qëllimet që kishin vendosur deri tani duke i lënë të vetmuar. Saturni në Peshk na mbron, është në një shenjë uji me Demin, kështu që gjërat nuk do të shkojnë fare jashtë kontrollit dhe janë mirë.
Por duhet të kenë parasysh që Jupiteri në një shenjë sjell ndryshime të mëdha, por Urani ka bërë një punë të çuditshme, ka ngatërruar shumë gjëra aty kështu që Jupiteri ose do punojë mbi ato gjëra dhe s’do bëjë diçka të mirë, ose do bëjë shumë punë që te mbajë fortë atë ka dhe që të arrijë atje ku duhet.