“Rudina”, në Tv Klan, ku ka zbuluar renditjen e shenjave nga ato me më pak fat te ato me më shumë fat për muajin Dhjetor.
Sipas saj ky muaj nuk do të jetë i mirë për Binjakët që do u duhet të dalin nga natyra e tyre, ndërsa Akrepi duket se do të ketë një muaj shumë të rëndësishëm.
12.Binjakët- Janë në këtë pozicion, kemi një lajm të mirë për Binjakët, se do kemi Hënën e plotë në datën 8. Ata do marrin një lajm të mirë dhe një plotësim dëshirash, por pas kësaj do merren shumë me punën, me anën ekonomike. Do shikojmë disa Binjakë që duhet të bëhen më menaxhues se gjithë të tjerët. Kur bëjnë Binjakët si të maturuar e kapërcejnë ekstremin, bëhen shumë më seriozë. Mund të dalin pak nga natyrshmëria e tyre. Në datën 20 Dhjetor do futet Jupiteri në Dash. 2023 do jetë i mirë për Binjakët.
11.Demi– Në fakt me Hënën e plotë në Binjak në datën 8 do merren shumë me çështjet ekonomike, për këtë arsye pas datës 8 do fillojë një rënie. Nuk do e ndiejnë veten shumë rezultativ, të qetë. Jupiteri në Dash do i kthejë në situatën e verës që nuk ishin të qetë, shumë të hapur. Duhet të presin të kalojë Dhjetori dhe dy -tre muajt e parë të vitit. Do kemi problematika në fund të muajit.
10.Virgjëresha– Hëna e plotë në Binjak sjell një tentativë për të rënë në sy për sa i përket një pune dhe një projekti, sidomos në punë që lidhen me shtetin. Në çështjet erotike nuk do jenë keq. Futja e Jupiterit në Dash do i japë më shumë tendenca në çështjet ekonomike, do bëhen të furishëm në çështjet ekonomike.
9.Peshqit– E kanë të mirë këtë pozicion deri në datën 20 Jupiteri është në shenjën e tyre. Duhet të kenë kujdes marrëdhëniet familjare, një Hënë e plotë në Binjak i prish ekuilibrat në familje. Peshqit kanë një muaj pozitiv deri në datën 20 pastaj gjerat marrin një drejtim tjetër, në jetën personale, në zgjedhje, në gjithçka. Mërkuri i kundërt në Bricjap do i sjellë probleme në punë, miqësi dhe dashuri.
8.Gaforrja– Shumë planete do dalin në Bricjap, partneritetet do jenë të fuqishme. Do duan të bëjnë bashkëpunime të reja janë në këtë pozicion, pas datës 20 i thërret një detyrë e re, një ndryshim i madh në lidhje me karrierën, ose një rrezik që e kanë përjetuar në verë dhe i rikthehet përsëri. Mund të rregullojnë një gabim të bërë gjatë muajve të verës për të avancuar apo për t’i dhënë fund një pune apo marrëdhënie që nuk ecën. Do jetë një muaj i çuditshëm. Marrëdhëniet në çift do komplikohen direkt pas datës 29
7.Dashi- Kanë një muaj shumë të çuditshëm. Gjysma e muajit i thërret për të qenë të kujdesshëm, kanë hapur tentakulat e tyre, kanë avancuar me projekte, se shumë planete në Shigjetar ia kanë dhënë një hov të mirë Dashëve. Jupiteri në datën 30 në shenjën e tyre i jep mundësinë për të rimarrë frenat dhe për të avancuar fuqishëm. Dy apo tre muaj do e kenë fatin duhet ta shikojnë me kujdes, një çështje familjare duhet ta shikojnë me kujdes, ose një punë që lidhet me shtetin. Megjithatë ky është një nga muajt shumë të fuqishëm, karriera e Dashëve do vihet në pikëpyetje pas datës 29, ecuria ose marrëdhëniet me eprorët dhe njerëzit e fuqishëm.
6.Luani- Shumë planete në Shqigjetar bëjnë që fillimi i dhjetorit t’i japi avantazh t që të rregullojnë gjërat në lidhje me dashurinë. pastaj fillojnë punët. Luani do angazhohet me punë të rëndësishme, por edhe do vështirësohen kur të duan të gjejnë një punë që të zgjasë në kohë. Do kenë kujdes, do e gjejnë këtë punë, por nga fundi i muajit fillojnë problemet shëndetësore të luanëve për të cilat luanët nuk duhet të shpenzojnë shumë energji. Hëna e plotë në Binjak u sjell një takim shumë të këndshëm dhe romantik dhe një jetë sociale të mirë, mbase edhe udhëtime jashtë.
5.Peshore – Janë në një kulm. Është një muaj shumë-shumë i rëndësishëm për Peshoret. Jupiteri do dali në opozitë me peshoret, pra në Dash. Shumë Peshore që nuk janë fejuar, martuar apo kanë lënë përgjysmë planet e tyre i vazhdojnë pas datës 20. Por edhe ata që nuk e kanë dhënë fjalën e fundit në një marrëdhënie të zvarritur do e japin pas datës 20. Fundi i Dhjetorit do i gjejë disa të martuar, të fejuar dhe disa të ndara dhe vetëm. Mërkuri i kundërt edhe të sapomartuarit, edhe të ndarët do i vëri në mendime dhe në pikëpyetje. Viti i ri do futet me gjëra nga e kaluara.
4.Ujori- Futet Jupiteri në Dash, kjo bën që Ujorët do jenë në lëvizje të madhe. Shumë planete në Bricjap pas datës 6 dhe datës 10, në jetën personale do i strukin Ujorët, nuk japin maksimumin, por do ndiejnë shumë. Atë që do ndiejnë do e ndiejnë përgjithmonë. Guri i rëndë do zërë vend në zemrën e tyre. Mendohet që ana ekomomike do shkojë mirë deri në datën 20 të paktën të mbledhin rezervat e tyre ekonomike.
3.Shigjetari- Deri në datën 6 kanë Mërkurin në shenjën e tyre, deri në datën 10 kanë Afërditën, mund të bëjnë mrekulli, kontakte, dashuri, marrëdhënie ekonomike. Do kenë një fillim muaji të fuqishëm. Do merren kryesisht me çështjet ekonomike. Janë mirë. Fundi i vitit i bën skeptik kryesisht në çështjet ekonomike. Do kenë lajme të mira deri në datën 10.
2.Bricjapi- Dhjetori u përket sepse në datën 6 futet Mërkuri në shenjën e tyre, në datën 10 futet Afërdita. Shumë Bricjapë do bëjnë punë të mëdha projekte, fejesa, martesa. Është një muaj që Afërdita në shenjën e tyre ua jep këtë, por me masë, ata nuk e kalojnë kurrë masën. Në lidhje me punën dhe shëndetin duhet të kenë kujdes rreth datës 8 sepse Hëna e plotë në Binjak u thotë kujdes. Mërkuri i kundërt do sjellë ngatërresa, kthime mbrapa në projektet e Bricjapëve dhe anulime.
1.Akrepi- Deri në datën 6 dhe 10 do merren shumë me çështjet ekonomike, Afërdita dhe Mërkuri në Shigjetar u jep një avantazh të mirë ekonomik. Do futen në plane shumë të fuqishme. Hëna e plotë i bën shumë personal, shpirtëror, seksual, do shikojmë çfarë do ndodhi në një takim shumë romantik për Akrepët që janë në vendin e parë. Një dëshirë ekonomike mund të finalizohet. Ky muaj ka projekte, takime, kontakte dhe shumë ‘show’ për ta. Por si gjithmonë data 29 si gjithmonë ka një komplikim të situatave, një kthim prapa një anulim. E rëndësishme që është që Mërkuri në Bricjap është menaxhues./tvklan.al