Hëna e Plotë e Dhjetorit ndodh nesër, në datën 9 të muajit dhe është hëna e fundit për vitin 2022. Ajo zhvillohet në shenjën e Binjakëve dhe nxjerr në pah nevojën tonë për të shprehur gjithçka që kemi mbajtur prej kohësh brenda.
Më poshtë lexoni se cilat shenja janë më të prekura nga Hëna e Ftohtë:
BINJAKËT
Ju jeni yjet e spektaklit dhe të gjithë po akordohen për të dëgjuar atë që keni për të thënë. Kjo hënë e veçantë që ndriçon shtëpinë tuaj të parë të vetes do t’ju inkurajojë që të shikoni me kujdes personin në të cilin po evoluoni. Lëreni këtë hënë të plotë t’ju tregojë të gjitha mënyrat që keni përmirësuar. Përgatituni për një moment ndryshimi ose përmbushjeje të madhe. Hëna e Plotë gjithmonë nënkupton fundin për një situatë. Mund të shfryni zemërimin ose të kuptoni diçka që nuk mund ta pranoni për një kohë të gjatë. Mos u ndjeni fajtor për zemërimin tuaj. Do të thotë që ju interesoni vërtet. Në fakt, nëse dini si ta përdorni, zemërimi mund t’ju shtyjë drejt suksesit.
VIRGJËRESHA
Kjo Hënë e Plotë fokusohet në karrierën dhe zhvillimin tuaj. Ju mund të rimendoni qëllimet tuaja të karrierës dhe të kuptoni se diçka nuk po funksionon. Ndryshimi i kursit nuk është një veprim i gabuar dhe as i lehtë. Por do të preferonit të vazhdonit në diçka që nuk ju pëlqen? Ju keni kaq shumë potencial për të bërë diçka të pabesueshme me karrierën tuaj, veçanërisht nëse filloni tani. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ju të dorëzoheni kur situata bëhet e vështirë. Rruga përpara është plot me pengesa dhe sfida, nëse nuk jeni të gatshëm t’i përballoni ato, si do të tregoni se jeni të denjë dhe duhet të shkoni përpara?
SHIGJETARI
Dielli është në shenjën tuaj dhe ju kujton të besoni në veten tuaj. Hëna e Plotë, nga ana tjetër, fokusohet në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale. Ajo zhvillohet në shtëpinë tuaj të shtatë të aleancave dhe partnerëve dhe ju detyron të kuptoni se çfarë funksionon dhe çfarë jo në marrëdhëniet tuaja. Nëse themelet e një miqësie apo lidhjeje janë të dobëta, gjatë Hënës së Plotë ajo mund të “thyehet”. Megjithatë, nëse të dy anëtarët janë të gatshëm të marrin përgjegjësinë, atëherë Hëna e Plotë mund të çojë në një terren të mesëm. Mos harroni se në çdo marrëdhënie ka mosmarrëveshje, veçanërisht nëse ka dashuri dhe kujdes.
PESHQIT
Ju keni punuar shumë për të fituar më shumë ndikim në karrierën tuaj dhe për ta shtyrë veten drejt suksesit. Megjithatë, fitimi nuk është gjëja më e rëndësishme në jetën tuaj, veçanërisht nëse e përdorni atë si një justifikim për të shmangur konfliktet në jetën tuaj personale. Duke u fokusuar në shtëpinë tuaj të katërt, atë të familjes, Hëna e Plotë do t’ju bëjë të kuptoni se nuk jeni përgjegjës për origjinën tuaj, pavarësisht marrëdhënies që keni me paraardhësit tuaj. Edhe pse mund të ndiheni të bllokuar nga presioni në shtëpi, ju keni fuqinë të krijoni atmosferën që dëshironi. Nëse nuk jeni të kënaqur me sjelljen apo marrëdhënien tuaj me prindërit dhe familjen, Hëna e Ftohtë do t’ju ndihmojë të ndryshoni situatën.