Parashikimet astrologjike shenjë për shenjë për dashurinë, punën, fatin dhe mirëqenien me horoskopin e sotëm nga Paolo Fox, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al
Dashi
Përfitoni nga kjo e shtunë për të përjetuar plotësisht dashurinë sepse yjet janë në anën tuaj. Në punë keni një dëshirë të madhe për të bërë gjëra dhe për këtë ju vjen në ndihmë Saturni i cili ju hedh një “çelës” në punë, me të cilin do të arrini shumë.
Demi
Të lindurit në shenjën e Demit, këtë të shtunë duket se duhet të përballen me disa probleme me zemrën në kuptimin sentimental. Sa i përket punës, vlerësoni të gjitha mësimet dhe pësimet e marra deri tani dhe filloni të planifikoni lëvizjet tuaja të ardhshme.
Binjakët
Të dashur binjakë, në këtë ditë është më mirë të mos nënvlerësoni takimet e reja, sepse ato mund të ndryshojnë jetën tuaj. Për sa i përket punës, sot nuk jeni plotësisht të përqendruar.
Gaforrja
Kjo është një e shtunë që duket se është koha të përballeni me partnerin/en dhe të sqaroni se çfarë nuk shkon në çift. Në punë ka kaq shumë lodhje të akumuluar.
Luani
Për ju luanë, kjo fundjavë është ideale për të përjetuar emocionet në maksimum, ndaj organizoni diçka të këndshme me partnerin/en tuaj. Në punë ka disa polemika, por duhet ta përballojmë dhe të ecim përpara. Suksesi është aty te cepi.
Virgjëresha
Këtë të shtunë jeni me fat ndaj, nëse jeni ende beqarë mos qëndroni të mbyllur në shtëpi. Për sa i përket punës, nuk jeni më të kënaqur me atë që bëni, ndoshta ka ardhur koha për një ndryshim.
Peshorja
Qenia aktualisht përballë Saturnit shkakton njëfarë pasigurie në dashuri, ndaj kini vëmendje. Ka shumë lodhje edhe në punë, por mos u shqetësoni, merrni pak kohë për të rimbushur bateritë tuaja.
Akrepi
Ka ardhur koha të liroheni pak këtë fundjavë, ndoshta po bëni pak më shumë dhe jeni të lodhur. Merrni një ditë për veten tuaj, merruni pak me veten. Puna aty është…
Shigjetari
Kjo e shtunë është shumë pozitive për dashurinë dhe do të ketë një mënyrë për të marrë shumë nga partneri juaj. Në punë mirë për ata që kanë ndryshuar diçka, bëni durim sepse kënaqësitë e vërteta nuk kanë ardhur ende.
Bricjapi
Kjo periudhë është e bukur për dashurinë dhe ka mbërritur një fundjavë që premton shumë. Në punë duhet të ndani mendjen, deri tani nuk jeni ende plotësisht të kënaqur me atë që po bëni.
Ujori
Ka ardhur koha për të bërë plane për të ardhmen në çift, mos kini frikë. Në punë, kini kujdes nga përplasjet, kjo është koha e duhur për të reflektuar, jo për të vepruar.
Peshqit
Të dashur peshq, këtë fundjavë po vjen një lodhje e vogël që do të ndihet, por përpiquni t’i rimbushni bateritë me dashuri. Zbulimet e vërteta janë afër. Jini të durueshëm. /noa.al