Dashi
Hëna do ju bëjë të ndiheni shumë më të qetë sot dhe do falënderoni çdokënd që ju ka ndihmuar të ndiheni kaq mirë në jetë. Në fakt yjet ju kanë përkëdhelur pak kohët e fundit. Nëse keni një lidhje edhe ju dhe partneri do tregoheni tolerantë. Do flisni për ato që keni kaluar dhe për të ardhmen së bashku. Mos bëni shumë plane, por merrini gjërat si t’iu vijnë. Ju beqarët do joshni pa pushim. Mundësitë për takime do jenë të shumta, por nuk duhet të nxitoheni për asnjë arsye. Në punë fati do ju buzëqeshë dhe keni për të arritur shumë më lart nga sa kishit menduar. Puna në ekip do japë edhe më shumë fryte. Tregohuni me vigjilentë me financat dhe mos shpenzoni kuturu nëse nuk doni të keni probleme.
Demi
Sot do ju duket sikur jeni qendra e botës, por në fakt do mendoni gabim e do lëndoheni. Mundohuni të riktheheni sa më parë në realitet pasi do vuani më pak. Për ju që keni një lidhje dita do jetë shumë premtuese. Shfrytëzojeni çdo moment kur të jeni pranë atij që dashuroni. Ju beqarët do ndesheni me dikë interesant në dukje. Njihuni më mirë me të para se të mendoni t’i bëni gjërat serioze dhe t’iu thoni të gjithëve. Në punë nuk duhet të jeni si makineri vetëm për të rënë në sy sepse në një moment forca do shterojë dhe nuk do keni më fuqi për asgjë. Në planin financiar do keni vështirësi, por me maturi dhe falë mbështetjes së miqve do ia dilni mbanë.
Binjakët
Gjatë kësaj dite do e keni të vështirë të kuptoni pikëpamjet e të tjerëve dhe kjo mund të nxitë disa debate të vogla. Ambienti në çift do jetë pak i zymtë. Mos flisni me partnerin për ndonjë të fshehte që mund t’i keni mbajtur sepse atmosfera do të ndizet më tepër dhe do keni mosmarrëveshje të mëdha. Ju beqarët do kenë mundësi me shumicë për të joshur. Disa do afrohen mjaft me një mik të vjetër. Në punë do e keni të vështirë ta vini veten në vendin e tjetrit dhe do ju duket sikur bashkëpunëtorët nuk bëjnë aq sa do duhej. me shpenzimet tregohuni më të kujdesshëm dhe menaxhojeni me kujdes buxhetin tuaj.
Gaforrja
Yjet do ju ndihmojnë të realizoni gjërat fantastikë sot. Ka ardhur koha të ndërtoni dhe të keni besim për të ecur përpara. Nëse keni një lidhje do kaloni momente shumë të qeta. Do jeni më të qartë për të ardhmen tuaj dhe do merrni vendime mjaft të rëndësishme. Ju beqarët do keni takime me shumicë, por nuk do arrini të vendosni për personin që bën për ju. Merrni gjithë kohën e duhur për t’u menduar. Në punë nuk do keni më frikë si dikur dhe do guxoni më tepër. Përqendrimi dhe këmbëngulja do ju bëjnë të arrini çdo gjë që dëshironi. Në planin financiar gjërat do shkojnë më së miri. Më në fund do i zgjidhni edhe problemet më delikate.
Luani
Sot nuk do e keni të lehtë të ndërmerrni iniciativa dhe do ju duhet pak kohë para se të veproni. Nën ndikimin jo shume te mire të Plutonit, jeta juaj në çift do hyjë në një periudhë tensioni. Bëni çmos ta rregulloni sa më shpejt situatën duke dialoguar sa më qetë. Mos i lini keqkuptimet t’ua prishin atë që keni ndërtuar deri tani. Ju beqarët do keni një takim mjaft të veçantë dhe duhet të përfitoni. Në punë do jeni kompetentë dhe disa dyer të reja do hapen për ju. Përfitoni nga rasti dhe tregojeni veten sa vleni. Financat do të përmirësohen ndjeshëm. Mund të blini të gjitha ato që keni menduar prej kohësh.
Virgjëresha
Jupiteri dhe Neptuni do bëhen bashkë gjatë kësaj dite dhe do ju mbrojnë nga kushdo e nga çfarëdo. Do ndiheni më të lirë edhe për të shprehur mendimet. Ju që keni një lidhje do e forconi edhe më shumë lidhjen tuaj dhe do e keni më të lehtë të flisni për gjithçka me atë qe keni në krah. Do kaloni momente shumë të këndshme dhe mjaft harmonike. Ju beqarët do jeni mjaft të përkëdhelur nga yjet. Do arrini të bëni për vete atë qe iu pëlqen prej kohesh. Në punë do keni edhe vështirësi të vogla, por sapo të dilni nga zyra do iu vini kapak dhe nuk do mendoni më për to. Financat do jenë delikate. Ulni menjëherë shpenzimet nëse nuk doni të ngeleni pa asnjë lek.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do doni të mbylleni në vetvete dhe të mos flisni me askënd. Do mbani edhe sekrete ndaj atyre që keni pranë. Ju të dashuruarit nuk do keni një marrëdhënie të ngrohtë me partnerin. Mundohuni të qetësoheni, të flisni me të dhe mos e mbani këtë lidhje vetëm për t’i bërë qejfin dikujt. Mendoni pak me shume për veten tuaj. Dita duket premtuese për ju beqarët. Bëjini sytë katër dhe shfrytëzoni çdo mundësi që do iu jepet për të dalë. Në punë komunikimi me shefat nuk ka për të qenë shumë i mirë cka ka për të shkaktuar probleme. Mund t’iu hiqen edhe disa të drejta. Financat do jenë të mbrojtura. Nuk do keni probleme kështu që përfitoni për të bërë ndonjë shpenzim më tepër.
Akrepi
Urani do e mbështesë fort shenjën tuaj dhe do ju ndihmojë të jeni pararendës të disa situatave. Nuk do ju mungojë asnjë moment sensi i organizimit. për ju që keni një lidhje do jetë një ditë më e qetë dhe më e bukur. Do e largoni rutinën dhe mërzinë që iu kishte pushtuar. Partneri nga ana tjetër do gjunjëzohet para jush dhe do iu bëjë një propozim të veçantë. Ju beqarët do i shumëfishoni aventurat, por nuk do keni dëshire të krijoni një lidhje serioze. Në punë do keni të përqendruar dhe do analizoni gjithçka para se të veproni. Të gjitha këto do ju çojnë më shpejt para suksesit. Me financat do keni shumë sukses. Nëse jeni në punë do merrni një shpërblim goxha të majmë.
Shigjetari
Gjatë kësaj ditën Hëna do ju nxitë të urreni të vareni nga dikush tjetër. Do bëni të pamundurën që t’ia dilni vetë në çdo gjë edhe pse do jetë goxha e vështirë. Ju të dashuruarit do i mendoni më mirë gjërat dhe do merrni disa vendime. Flisni për gjithçka me partnerin në mënyrë që edhe ai të jetë në dijeni. Nëse jeni beqarë do takoheni me dikë i cili nuk bën për ju. Kujdes sepse ai mund të përfitojë nga ju dhe t’iu lëndojë. Në punë gjërat nuk do ju ecin shumë mirë dhe nuk do arrini dot atje ku keni dashur. Mos bëni asnjë transaksion të nxituar financiar sepse situata do jetë goxha e ndërlikuar.
Bricjapi
Ditë pikante ka për të qenë kjo e sotmja. Herë pas here do keni edhe surpriza. Plutoni do ndikoje mjaft pozitivisht në jetën tuaj në çift. Do kaloni më shumë kohë pranë partnerit dhe kënaqësitë që do përjetoni do jenë të mëdha. Shfrytëzojeni sa të mundni ditën. Edhe dashuriçkat e juve që jeni beqareve do të favorizohen. Do jeni sensuale dhe tërheqës. Në punë duhet t’i pranoni ndryshimet që do vijnë edhe pse mund të lodheni dhe mund të stresoheni. Ndonjëherë duke u vënë më shumë nën presion do arrini goxha lart. Fati do iu buzëqeshë në planin financiar dhe do mund të kryeni ndonjë transaksion të rëndësishëm.
Ujori
Do i keni idetë të paqarta gjatë kësaj dite dhe herë pas here mund të bëni disa gabime. Nëse një i afërm ju mbështet mos e refuzoni sepse vetë nuk mund t’ia dilni dot. Ju të dashuruarit mundohuni të jeni më të kuptueshëm dhe më tolerantë me atë që keni në krah nëse doni që gjërat të shkojnë mirë. Do e shihni që shumë shpejt harmonia do të mbizotërojë në lidhjen tuaj. Ju beqarët do dilni në takime, por nuk do mund të nisni dot një lidhje serioze ashtu si e keni ëndërruar. Në punë disa kolegë do mundohen t’ua bëjnë gjërat më të lehta, por ju as do ua vini veshin dhe as do mundoheni vetë të zgjidhni diçka. Tregohuni largpamës në planin financiar. Edhe pse buxheti do jetë i mirë mendoni edhe për të ardhmen.
Peshqit
Gjatë ditës së sotme mund të keni disa fërkime me të gjithë ata që keni pranë sepse Mërkuri dhe Hëna do jenë të pozicionuar keq. Nëse jeni në një lidhje vetëm me më shumë komunikim do mund të zgjidhni çdo gjë. Po shmanget problemet dhe po nuk ua vute veshin atyre që do ju thotë partneri keni për të pasur goxha vështirësi. Ju beqaret ka rrezik te mos mendoheni gjatë para se të veproni dhe do bëni gabime. Në punë duhet të pranoni përgjegjësitë që do iu jepen nga eprorët dhe nuk duhet të thyeni besimin që ata ju kanë dhënë. Në planin financiar nuk do ketë përmirësime të jashtëzakonshme, por gjendja do jete e qetë. /dritare.net