Dashi
Fundjava do të jetë shumë e rëndësishme për ju pasi Hëna do të zhvendoset në shenjën tuaj të horoskopit. Të Dielën do të keni mundësi ti kushtoni vëmendje dhe kohë vetes dhe marrëdhënies tuaj. Gjithashtu duhet të keni kujdes për sa i përket shëndetit pasi kjo javë ka qenë e lodhshme për ju dhe duhet të pushoni. Astrologu rekomandon të tregoheni të kujdesshëm në dashuri.
Demi
Dita e sotme do të sjellë një fitore për ju. 48 orët e ardhshme rikthejnë një pamje interesante edhe pse ka pasur vonesa dhe bllokime në lidhje me sferën profesionale . Saturni në kundërshtim nuk ndihmon nga ky këndvështrim. Mundohuni ta merrni shtruar, diplomacia mund ët jetë zgjedhje e mirë.
Binjakët
Sot ndiheni shumë të tensionuar. Nëse dëshironi të përfitoni nga kjo fundjavë fokusohuni tek dashuria dhe merrni një vendim.Për disa sot do të jetë dita kur do të përballen me disa të vërteta të pakëndshme.
Gaforrja
Midis të premtes dhe të shtunës mund të lini mënjanë disa probleme dhe ta mbani veten larg komplikimeve. Mendja juaj do të jetë më e lirë. Kështu që këtë fundjavë të lindurit e kësaj shenje do ti marrin gjërat më lehtë.Nëse keni partnerin e duhur pranë jush, do të jetë edhe më e lehtë.
Luani
Pas disa ditësh vërtet të rënda fundjava premton një rikuperim të mirë. Në veçanti si në dashuri, ashtu edhe në fushën profesionale pasi një ofendim apo diskutim kanë krijuar zhgënjim dhe shqetësim.
Virgjëresha
Këshilla e horoskopit Paolo Fox është të shmangni diskutimet këtë fundjavë. 48 orët e ardhshme mund të sjellin disa tensione dhe të shkaktojnë disa probleme,dhe zgjidhja e vetme është të pushosh.2020 mbetet një vit i rëndësishëm për jupor është normale që ka edhe ditë më të rënda.
Peshorja
Sot do të jetë fillimi i një fundjave shumë të rëndësishme për ndjenjat.Këshillat e astrologut janë që të lëvizni tani sepse të Dielën do të ketë disa trazira. Përsëri Mërkuri dhe Venus i favorshëm tregojnë se ka mundësi të mira në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Gradualisht, kur të ketë një liri më të madhe veprimi, do të jetë e mundur të menaxhoni më mirë projektet që keni tani në mendje.
Akrepi
Dita e premte dhe e shtunë do të favorozihon nga një hënë e bukur në shenjën tuaj dhe Marsin në një aspekt të favorshëm. Ende ka diçka të gabuar në marrëdhëniet me të tjerët. Në fushën profesionale, punëtorët e vetëpunësuar vuajnë nga probleme të ndryshme ekonomike por një rikuperim gradual po vjen. Vendime të rëndësishme deri në muajin korrik.
Shigjetari
Do të ishte më mirë nëse largoheni nga diskutimet, veçanërisht nëse jeni duke takuar njerëz të shenjës së Virgjëreshës ose Binjakëve Ndoshta problemi i vërtetë i kësaj periudhe është zemërimi nga i cili e lini veten të mposhtet. Për 48 orët e ardhshme këshilla e astrologut është të mendoni me kujdes përpara se të flisni.
Bricjapi
Të Premten dhe të Shtunën do të keni një horoskop vërtet të rëndësishëm. Shumë prej jush që kanë prekur fundin kanë filluar të ngjiten. Me Jupiterin dhe Marsin e favorshëm filloni të kërkoni më shumë, të bëni plane, të jetoni emocione të rëndësishme në dashuri. Fotografia juaj astrologjike konfirmohet, pra, është shumë pozitive.
Ujori
Në këtë periudhë ju po kaloni një fazë të ndryshimeve të mëdha dhe revolucionit, por edhe të vuajtjeve , kjo është veçanërisht e vërtetë për të lindurit e kësaj shenje.të cilët nuk janë të prirur për të ndryshuar ose që papritmas e kuptuan se ishte e nevojshme të shkurtohen situata dhe marrëdhënie të caktuara.
Peshqit
Rimëkëmbja nga një këndvështrim emocional. Së shpejti do të ketë disa lajme të mira edhe sa i përket çështjeve që lidhen me jetën e përditshme. Horoskopi i Paolo Fox këshillon që gjithmonë të jeni të kujdesshëm në dashuri sepse marrëdhëniet janë ende nën stres./
360grade.al