Horoskopi i muajit dhjetor: SHIGJETARI dhe BRICJAPI

Nga PAOLO FOX

SHIGJETARI: Ju këshillojmë që edhe këtë muaj të kërkoni kompromise nëse jeni përballë disa çështjeve ligjore që janë pezull. Gjithçka që keni arritur deri tani, do ta keni të vështirë ta mbani, sidomos pas datës 29. Një marrëveshje apo kontratë duhet rinovuar. Të gjitha problemet profesionale duhen trajtuar me diplomaci duke e kuptuar më mirë realitetin. Dhjetori është muaj i favorshëm për ju, por disi jeni të shqetësuar për një projekt afatgjatë apo për diçka që keni në plan ta realizoni verën e vitit tjetër. Marsi kalon në shenjën tuaj pas datës 13 dhe ju ofron disa alternativa. Mos e mundoni veten me mendime të kota. Kërkoni bashkëpunëtorë dhe kolegë që janë në sintoni me idetë tuaja. Tregoni se keni të drejta më shumë me vepra sesa me fjalë.

Në aspektin sentimental ka mbizotëruar kaosi, ja përse tani duhet t’i qartësoni gjërat. Kush është i martuar dhe ka një familje po kujton problemet e së shkuarës. Dhjetori sjell pasion, ndaj uroj të keni në krah personin e duhur, përndryshe do të shkoni ta kërkoni tjetërkund. Shumë planetë ushtrojnë ndikimin e tyre pas datës 22. Gjeni sensualitetin tuaj, i cili është pika juaj e fortë. Raportet me prindërit kërkojnë përgjegjësi maksimale. Nëse keni çështje ligjore të hapura me ish-partnerët, jepuni fund sa më shpejt. Viti 2023 do të shquhet për një ngadalësim të procedurave të tilla. Në janar do ta ngrini më shumë zërin.

Nuk do të mungojnë energjitë në dhjetor. Jupiteri ndikon shumë pozitivisht pas datës 29 dhe do t’ju mbrojë edhe vitin tjetër. Problemet e vogla shëndetësore do t’i kaloni me sukses. Datat 3 dhe 4 janë të favorizuarat për të gjetur pak atë çlodhjen që ju mungon. Ditët e fundit të vitit do të jenë më energjike dhe argëtuese.

BRICJAPI: Dhjetori do të karakterizohet nga një situatë astrologjie shumë bindëse për projektet e reja profesionale. Mërkuri do të kalojë në shenjën tuaj në datën 13 dhe Urani do ta pasojë në datën 21. Brenda Vitit të Ri do të merrni një lajm të mirë, falë të cilit do të zgjidhni disa nga pasiguritë që keni. Bëni kujdes nga personat që jua çojnë kohën dëm, sepse nuk duhet të harxhoni energji. Në datat 24, 26 do të keni ide të reja dhe intuita do të jetë në kulmin e saj. Muaji do të mbyllet në mënyrë shumë aktive me katër planetë në shenjën tuaj. Ndryshimet që prisnit në fillim të vitit tanimë janë realitet. Bëni çmos që të bini në sy gjatë një gare apo rivaliteti.

Venusi vazhdon me ndikimin e tij të mirë në shenjën tuaj. Do të ndieni nevojë të flisni pa pushim për dashurinë. Edhe pse zakonisht jeni njerëz shumë racionalë, papritur mund të lini kokën për dikë që as nuk e kishit menduar. Raportet me fëmijët do të jenë të shkëlqyera. Ditë të favorshme edhe për martesat. Çiftet në krizë do të gjejnë një zgjidhje që do t’i kënaqë të dyja palët. Yjet do të mbështesin edhe ata që duan të bëhen me fëmijë. Nëse brenda familjes po merreni me një problematikë që lidhet me pronat, bëni mirë ta shtyni për gjysmën e dytë të muajit. Dashuria do t’jua ngrohë zemrat këtë dhjetor.

Në një klimë kaq të mirë, do të rikuperoheni edhe në aspektin fizik. Largojeni mendjen nga ankthi dhe nga pasiguritë që janë shtuar kohët e fundit. Një gjumë i mirë do t’ju ndihmonte shumë. Nisni terapi të ndryshme nëse keni probleme me kockat dhe format e ndryshme reumatizmale.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *