BINJAKËT: Mirë se erdhët në shkurt, Binjakë! Muajin e kaluar, Venusi, planeti i dashurisë dhe parave ju solli bollëk në fushën profesionale dhe atë personale. Nëse diskutojmë ndjenjat, ju të dashur Binjakë dini mirë se t’ua thyeni zemrat të tjerëve, por kush mund t’ju vërë faj për këtë? Të gjithë duan të lidhen me Binjakë falë sharmit dhe karizmës suaj. Megjithatë, që ditën e parë të muajit do të ndieni një lloj frike për t’iu përkushtuar një lidhjeje serioze. Nëse keni dilema për lidhjen tuaj, është më mirë t’ia thoni hapur. Mos bëni paqe me persona që s’i ndieni vetëm se ky do të jetë muaji i dashurisë. Më datë 3, planeti juaj sundues, Mërkuri nuk është më në prapavijë dhe kalon direkt në shenjën më praktike, te Bricjapi. Ky kalim do t’jua bëjë më të lehtë të shpreheni lirshëm. Ndërsa në fushën financiare, keni kohë që mendoni për një rritje rroge. Ne ju këshillojmë se ndonjëherë duhet ta kërkoni edhe vetë, jo të prisni nga të tjerët. Sigurisht, për ju ndonjëherë është e frikshme të ngrini zërin për nevojat tuaja financiare dhe romantike. Përpos reputacionit tuaj si shenja e zodiakut që flirton më shumë, edhe ju keni një anë të ndjeshme dhe s’jeni imun ndaj frikës së refuzimit. Data 8 shkurt do të sjellë një lloj qetësie, një lloj përqafimi kozmik që do t’ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Do të kuptoni se jeni në rrugën e duhur. Ndërsa më datë 14, fiks për Shën Valetin, Mërkuri kalon në Ujor dhe ju do të ndiheni disi më harraq, ose më saktë nuk do t’jua ndjejë shumë se çfarë pritshmërie kanë të tjerët për këtë ditë. Nëse jeni beqarë, aq më mirë për ju! Nëse keni partnerë, më mirë t’i diskutoni më herët planet për të festuar, që të mos lëndoheni ose të mos bëni drama atë ditë. Sezoni i Peshqve nis më datë 18 shkurt dhe ju do të keni një ndjeshmëri më të madhe, madje deri në dhembshuri për gjithçka që ju rrethon. Mos harroni kurrë të kujdeseni për veten, sidomos pas datës 24. Do të ndiheni disi në ankth, gjë që s’është aspak e re për ju. Bëni banja të ngrohta, shëtitje të gjata dhe mos i ndrydhni ndjenjat.
GAFORRJA: Mirë se erdhët edhe ju, Gaforre! Ju ndoshta jeni shenja më e ndjeshme e zodiakut, por si pasojë, vini gjithmonë përpara nevojat e të tjerëve. Muajin e kaluar të gjithë ju kanë inkurajuar të ngrini zërin dhe në marrëdhënie të kujdeseni më shumë për veten. Shkurti po ashtu do të jetë një muaj transformues për ju, duke nisur që nga data 1. Pikërisht në këtë datë, në Ujor ndodhet edhe hëna e re dhe ajo shënon fillime të reja. E meqë ju si planet sundues keni pikërisht Hënën, atëherë ajo ndikon më së shumti te ju. Ja përse është më mirë që të hidhni një hap mbrapa në marrëdhëniet sentimentale dhe të përqendroheni më shumë te vetja. Nëse krijoni disa hapësira, edhe partnerët do të kuptojnë se duhet të kujdesen për ju, madje edhe të gatuajnë apo t’i bëjnë vetë planet për të dalë. Sigurisht që ndryshimi është i vështirë, pasi nuk jeni mësuar të kërkoni ndihmë apo dashuri nga partnerët, apo edhe nga miqtë. Kur Mërkuri të mos jetë më në prapavijë dhe kalon në Bricjap më datë 3, do të ndieni nevojën ta shprehni haptazi se çfarë doni. Mërkuri, planeti i komunikimit hyn në Ujor pikërisht më datë 14 shkurt. Pavarësisht nëse jeni të lidhur apo beqarë, atë ditë bëni çfarë është më e mira për ju. Mund të visheni bukur, të dilni për darkë me miqtë apo me partnerët. Merrni pak kohë që të reflektoni për nevojat tuaja emocionale. Mos harroni, Gaforre, se ju keni një koracë të fortë dhe dini të qëndroni vetë më këmbë. Në aspektin financiar, edhe pse këtë muaj s’do të merrni shumë të ardhura, do të keni ide brilante se si mund të fitoni në të ardhmen. 16 shkurti sjell hënën e plotë në shenjën e bollëkut, atë të Luanit. Bëni gati letër dhe laps për të bërë mirë ca llogari, që do t’i japin frytet në muajt pasardhës. Më 18 shkurt, Dielli kalon te Peshqit dhe kjo shenjë e ujit i nxit të gjithë të tregohen paksa më egoistë kur vjen puna te karriera. Gjatë këtij muaji jo vetëm që do bëni mirë llogaritë, por idetë do të vërshojnë lumë./livingmedia.com