“Horoskopi i muajit shkurt: UJORI dhe PESHQIT Nga PAOLO FOX”

UJORI: Shumë nga situatat që ju interesojnë do të zhvillohen brenda ditëve të para të majit; ndaj nuk duhet të humbni asnjë minutë. Ndoshta keni marrë disa propozime dhe gjithçka po bëni tani do të jetë e dobishme në të ardhmen. Pozicioni i ri i Venusit do t’ju favorizojë më shumë pas datës 20, sidomos në sektorin e karrierës. Do ta keni më të lehtë t’i zgjidhni debatet në punë. Nuk përjashtohen mosmarrëveshjet me kolegët, eprorët apo ortakët, pasi idetë tuaja janë gjithmonë kundra rrymës. Deri në fund të shkurtit do të merrni një lajm të ri, të cilin duhet ta shfrytëzoni në maksimum. Duket sikur gjithçka është një sfidë për ju në ambientin profesional. Mërkuri kalon në shenjën tuaj dhe do të sjellë kontakte të reja, që do t’ju ndihmojnë në të ardhmen e afërt. Organizoni një takim në datën 17 dhe ndiqni instinktin dy ditët e fundit të muajit, se s’do të gaboni.

Në fushën e ndjenjave duhet të jeni më të gatshëm. Pas javës së parë të muaji, do të përjetoni emocione të veçanta. Nëse gjatë javëve të fundit ka lindur një dashuri, duhet të bëni përpara. Beqarëve s’do t’ju mungojë dëshira për të bërë aventura apo të gjeni njerëz që admirojnë sharmin tuaj. Kjo periudhë sjell një këndvështrim të ri në fushën e ndjenjave dhe atë mendore. Nëse diçka nuk funksionon, jepini fund, se pasione të reja ju presin. Datat 20 dhe 28 janë të favorizuara në fushën e ndjenjave. Muaji shkurt do të jetë i vështirë në aspektin psikofizik dhe këtë do ta ndieni më shumë afër fundit të tij. Shumë prej jush janë në proces kurash, dietash dhe terapish. Mjeku do të dijë t’ju këshillojë. Datat më të favorizuara janë ato pas 22-shit. Luhatje humori në datat 12, 13 dhe 25.

PESHQIT: Shkurti do të jetë një muaj interesant, pasi Venusi do të kalojë në shenjën tuaj dhe ju ndihmon me kontaktet dhe njohjet. Mund të ndërmerrni nisma të reja pa e humbur kurajën. Periudha mes marsit dhe majit do të jetë më produktivja për të lindurit e kësaj shenje dhe për këtë po bëheni gati në shkurt. Ka ardhur koha të kërkoni ndryshime në punë. Kush nga ju ka luftuar shumë për të arritur diku, tani po e kupton se përpjekjet s’kanë shkuar dëm. Në datën 20 lini një takim ose organizoni diçka, se është e duhura për propozime të reja. Ditët e fundit të muajit janë idealet për të vlerësuar strategjitë e reja. Mos u jepni shumë rëndësi kritikave nga persona që janë ziliqarë. Idetë nuk do t’ju mungojnë.

Kush nga ju është në një raport prej kohësh, deri në fund të gushtit do të keni zyrtarizuar gjithçka. Rruga është e hapur për martesat, bashkëjetesat apo marrëdhëniet që ju përmbushin. Ata që janë të divorcuar e kanë të vështirë të nisin diçka të re. Nuk janë të paktë ata që janë zhgënjyer nga dashuria, ata që kanë vënë në provë ndjenjat e partnerëve për të kuptuar nëse do t’u zënë besë sërish. Shkurti do t’ju dhurojë më shumë besim. Të favorizuar janë edhe ata që duan një fëmijë. Një ish-partner/e mund t’ju shqetësojë për disa çështje ligjore që lidhen me financat. Gjithçka që ka nisur prej janarit ju ka shkaktuar shumë lodhje, ndaj bëni kujdes më datë 7, 8, 14 dhe 15. Nëse keni vendosur të bëni një ndërhyrje estetike apo një terapi, lëreni pas datës 20. Gjërat duhen bërë me qetësi për të shmangur luhatjet e humorit apo nervozizmin që është tipik i shenjës suaj. Pika juaj e dobët janë këmbët dhe kaviljet.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *