Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Dashi dhe Demi

Këto pushime do të kenë shumë do të kenë shumë luhatje dhe ju do ta gjeni veten shumë të përfshirë në pazaret e festave për t’ju shmangur çdo problemi të vockël që mund të dalë gjatë rrugës. Të lini dhuratat për në minutën e fundit nuk është opsion i mirë për këtë fundvit. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 29 dhjetori deri në 18 janar, por efektet e tij në vonesa, apo pengesa të tjera mund t’i ndjeni dy javë më herët. Përfundoni shpejt me listën e gjërave që keni për të bërë (jo vetëm shopping, por edhe marrëveshje, intervista dhe veprime të tjera të rëndësishme. E mira është t’i mbyllni brenda datës 15 dhjetor.

Pas një kohe të gjatë të kaluar në shtëpi, keni dëshirë të shfrenuar për të udhëtuar. Horoskopi juaj jua siguron që ju pret aeroporti ose makina për rrugë të gjata përgjatë periudhës së pushimeve. Marsi në prapavijë ju këshillon të niseni herët që të mbërrini në destinacionin tuaj para se të errësohet.

Hëna e Plotë e 7 dhjetorit do të nxisë dëshirën tuaj për të paketuar rrobat dhe për t’u nisur diku. Ju mund të udhëtoni në mënyrë spontane, edhe pa bërë asnjë plan më parë, por kjo është e bukura e jetës. Saturni do të jetë shumë mbështetës, prandaj këtë periudhë lidhuni me miqtë dhe të afërmit tuaj sepse do të kaloni kohë fantastike. Edhe marrëdhëniet tuaja si romantike ashtu dhe shoqërore kanë tendencën të forcohen gjatë kësaj periudhe, sidomos +/- 5 ditë nga 7 dhjetori.

Jupiteri, planeti i dhuratave dhe fatit të mirë do të rikthehet në shenjën tuaj në 20 dhjetor për të qëndruar gjatë atje, deri në mars 2023. Ky planet vjen fiks në kohë për t’ju garantuar festa të lumtura. Jupiteri në shenjën tuaj përfaqëson kohën më të mirë të jetës suaj. Që ta dini, ky planet ndodh të vijë vetëm 1 herë në 12 vite. Në maj të 2023-shit, Jupiteri do të largohet nga Dashi, por mos u shqetësoni. Gjithë farat që keni mbjellë do të japin frytet e tyre në muajt në vijim.

Hëna e Re në Bricjap në 23 dhjetor do të jetë dhurata më e mirë që Babagjyshi do të sjellë për ju poshtë pemës: një pozicion fantastik pune, që do ta çojë karrierën tuaj në një tjetër nivel. Të gjithë gjërat e mira do të vijnë ngadalë, por e rëndësishme është që shtëpia juaj profesionale, e arritjeve dhe shpërblimeve do të jetë shumë e mirë.

Me lajmet e mira të karrierës së re do të shihni një rritje të reputacionit dhe paralelisht në financat tuaja. E gjithë puna e këtyre viteve do t’ju çojë drejt diçkaje shumë më të madhe. Keni me vete etikën e punës, gjykimet dhe vlerësimet e mira, eksperiencën, aftësinë për të komunikuar dhe drejtuar me sukses përgjegjësitë tuaja dhe kaq mjafton që ekonomia juaj për 12 muajt e ardhshëm të jetë wow. Të gjithë do të donin të ishin si ju këto festa.

Horoskopi i Susan Miller për muajin dhjetor 2022: Dashi dhe Demi
Do të keni një periudhë fantastike pushimesh, të mbushur me mundësi të reja dhe takime me miqtë tuaj më të mirë. Bëni të pamundurën që këto festa të organizoni party, të vogla ose të mëdha mbeten në dëshirën tuaj, por bëni mirë të mblidheni. Një tjetër fokus kryesor për këtë periudhë do të jenë paratë. Në 7 dhjetor, Hëna e Plotë do të sjellë një situatë financiare në kulmin e saj. Mund të merrni një dhuratë nga Saturni, planeti i jetëgjatësisë dhe qëndrueshmërisë, prandaj bëhuni gati të dëgjoni për një rritje në detyrë, ose nëse jeni të vetëpunësuar, një klient i ri mund të tregojë interes për të bashkëpunuar me ju.

Mund të ndjeni nevojë të brendshme për të shpenzuar para dhe mund të shpenzoni për diçka shumë të shtrenjtë. Mund të jetë një dhuratë për dikë të veçantë ose thjesht një blerje për veten tuaj. Do t’i shijoni pazaret gjatë kësaj periudhe. Që nga gushti i vitit të shkuar, keni shpenzuar më shumë para se zakonisht, por duket se ka qenë e nevojshme. Mund të jeni martuar, mund të ketë ardhur një bebe apo keni marrë një shtëpi të re, shembuj ka pafund. Siç mund ta shihni kanë qenë arsye mjaftueshëm të forta për të shpenzuar. Sa më shumë i afroheni Krishtlindjes, 23 dhjetori mund t’ju gjejë duke udhëtuar drejt një vendi tjetër për të festuar. Mund ta kaloni Vitin e Ri në Romë, Venecia, Neë York, Stamboll- ju e vendosni.

Nëse nuk do të udhëtoni në distancë të largët, mund të jeni ju që prisni të afërm ose miq në shtëpinë tuaj për të kaluar bashkë me ta festat. Një mundësi tjetër shumë e mirë financiare është investimi në tregjet e huaja për produktet tuaja. Qëndroni gati për ta kapur si mundësi sapo t’ju paraqitet. Duhet të jeni shumë të vendosur sepse ky shans nuk ju vjen në çdo kohë. Gjërat në karrierën tuaj po shkojnë shumë mirë dhe do t’i shihni rezultatet në vijim. Gjykimet, eksperienca, ambicia dhe gatishmëria juaj për të punuar fort kanë qenë duke u testuar për një kohë të gjatë.

Në mars të 2023-shit do të shihni shpërblimet më të mëdha, por tani për tani është shumë e rëndësishme që ta fokusoni gjithë energjinë tuaj tek gjërat që doni të arrini. Shpenzojini muajt e ardhshëm duke medituar rreth prioriteteve tuaja. Sa më mirë ta vizualizoni jetën tuaj aq më shpejt do të duket si e imagjinoni vetë ju!

Anabel.al

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *