Horoskopi i vitit 2023/ A do të shkëlqeni apo do të fundoseni? Astrologia Christine Hass i tregon të gjitha: Shenja që do të pasurohet

Horoskopi vjetor 2023 nga Christine Haas

Dashi

Ky do jetë vit interesant për të modifikuar disa gjëra në jetën tuaj dhe për të gjetur zgjidhje. Jepuni fund historive të pamundura dhe mundohuni të forconi sa më shumë komunikimin në çdo fushë. Shkurti do jetë muaji më i mirë për dashurinë, ndërkohë që maji dhe qershori më interesant për punën. Ju çiftet duhet të hiqni dorë nga disa zakone të dëmshme dhe të merrni disa vendime të rëndësishme. Për beqarët do jetë vit tranzicioni. Do kenë shumë dëshira, por shpesh do ndihen të bllokuar. Financat menaxhojini sa më mirë dhe shpenzoni me kursim. Sado e mirë të jetë gjendja, por nuk morët masa do fillojnë problemet. Gjendja shëndetësore ka për të qenë e mirë. Do jeni më energjikë dhe ekuilibri ushqimor do ju ndihmojë pafundësisht. Në punë do ndryshoni disa gjëra për të pasur më shumë arritje. Tregohuni më të gatshëm për përgjegjësi të reja sepse nuk do pendoheni.

Demi

Ky vit do jetë shumë interesant pasi do keni arritje në goxha fusha te jetës, sidomos për dashurinë, marrëdhënien me familjarët dhe punën. Do gjeni ekuilibrin e jetës dhe do ndërmerrni iniciativa. Gjatë janarit dhe shkurtit duhet të bëni çdo lëvizje të mundshme dhe në maj do merrni vendime e do nënshkruani kontrata. Për dashurinë muajt më me fat do jenë korriku dhe gushti. Çiftet do jenë më bashkëpunues se kurrë. Mund të zyrtarizohen gjërat dhe mund të mendohet edhe për fëmijë. Beqarët do jene sharmantë dhe do realizojnë takime të bukura. Gjatë këtij viti do keni mundësi ta përmirësoni edhe buxhetin. Do merrni në dorë frenat dhe do tregoheni më të kujdesshëm me shpenzimet. Shëndeti mund të kalojë edhe periudha delikate, por jo alarmante. Në tërësi gjendja do jetë e kënaqshme. Në punë ka për të qenë një vit i përshtatshëm për të modifikuar disa gjëra dhe për të filluar projekte akoma më të mëdha. Aspiratat tuaja do arrihen.

Binjakët

Ky vit do jetë kryesisht pozitiv që do ngjasojë me atë që kaluat, por me më shumë mundësi, më serioz dhe më konkret. Nuk do mërziteni aspak edhe pse do ju duhet të kaloni disa sfida. Tregohuni më të hapur, bëni llogari, ndiqni intuitën dhe do ja dilni. Në mars gjërat do qartësohen më shumë, në maj do nënshkruani kontrata dhe shtatori do jetë i gëzuar. Çiftet do merren vesh mirë dhe do kalojnë edhe momente të këndshme. Lidhjet do konsolidohen dhe mund të fillojnë të vihen në zbatim projektet e shumë menduara. Për beqarët gjithashtu do jetë vit me fat. Ose do keni takime të reja ose do forconi ato që keni realizuar së fundmi. Me financat mirë është të tregoheni më të matur dhe më të zgjuar. Vetëm kështu situata do jetë më e normalizuar. Rezistenca fizike dhe morale do jete e mirë thuajse çdo muaj. Në punë do jetë viti i marrjes së iniciativave të mëdha. Përfitoni nga mundësitë që do iu jepen dhe çdo projekt do ju konkretizohet.

Gaforrja

Ky do jetë vit shume i përshtatshëm për shkëmbime. Do dini si t’i mbroni interesat tuaja dhe gjithashtu do dini të impononi mendimin tuaj. Pranoni ftesa dhe rilidhni kontaktet e vjetra. Marsi do jetë muaji me fat për të bërë ndonjë çmenduri të vogël në dashuri, ndërsa gjatë prillit dhe majit do kaloni edhe sfidat e vështira. Ju çiftet do dini si ta largoni rutinën dhe do improvizoni gjithë kohës, Partnerin do e keni përherë krah. Beqarët do preferojnë t’ia lënë gjërat kohës dhe nuk do e kërkojnë me ngulm dashurinë. Do i përkushtohen më shumë miqve e të afërmve. Në planin financiar duhet të tregoheni më të matur. Ecni me llogari sa herë t’iu duhet të shpenzoni. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë këtë vit, pavarësisht stresit dhe lodhjes. Në punë dhe jeni bindës dhe do përfitoni shumë. Do arrini të gjeni edhe kompromise dhe gjithçka do ece pozitivisht.

Luani

Ky vit do ju detyrojë të merrni masa dhe të shihni para. Në çdo fushë të jetës gjërat kanë për të ndryshuar shumë. Duhet të hiqni dorë nga disa zakone dhe madje të shkëpusni lidhjet me disa persona. Prilli do jetë muaji i qartësimit të ideve dhe maji e qershori muajt ku do realizohen planet. Nëse jeni në çift duhet të përfitoni për të hequr disa zakone të dëmshme dhe për të hapur horizonte të reja. Shtojini projektet e përbashkëta dhe qëndroni më gjatë me atë që dashuroni. Beqaret do jene me fat dhe mund ta takojnë personin e ëndrrave gjatë verës. Financat do keni mundësi t’i përmirësoni goxha. Mund të merrni edhe promocione të mira nga puna. Shëndeti mund të kalojë disa periudha disi delikate, por në tërësi gjërat do ju ecin më së miri. Për punën do jetë viti i realizimit të shumë objektivave. Sfidat nuk do mungojnë aspak, por me besim në vetvete dhe me këmbëngulje do ja dilni.

Virgjëresha

Ky vit do jetë përgjithësisht i mirë dhe do ju duket sikur do realizoni gjithçka që dëshironi. Do ndiheni të përmbushur dhe do i kaloni edhe disa sfida të vështira. Në muajin shkurt duhet të hyni në veprim me këmbëngulje, gjatë majit tregohuni diplomatë, ndërkohë që për dashurinë muajt më me fat do jenë korriku dhe gushti. Të dashuruarit do kënaqen pranë gjysmës së tyre dhe do ndihen gati për të marrë edhe vendime shumë të mëdha. Beqarët do shkëlqejnë gjithë kohës dhe askush nuk do ju qëndrojë indiferent. Në planin financiar mos ia lini asgjë rastësisë, por bëni të pamundurën për të ruajtur ekuilibrin. Shëndeti mund të kalojë edhe disa probleme të vogla, por gjithçka do kalohet. Në punë do jetë vit i shkëlqyer për t’u ripozicionuar dhe për të përmirësuar kushtet e punës. Shumë gjëra do ju konkretizohen më shpejt nga sa mendonit.

Peshorja

Ky do jetë vit tranzicioni. Në shumë raste do gjendeni përballë udhëkryqeve dhe do ju duhet të reflektoni gjatë për të marrë vendime. Ndryshimet do ndodhin kështu që ju duhet të mësoni të përshtateni me situatat. Mund të vijë edhe një fëmijë këtë vit. Qershori do jetë muaji më pozitiv, ndërkohë që në shtator do ndodhin ndryshimet më radikale. Për dashurinë këtë vit ose do rilindni ose do rrëzoheni përfundimisht. Do merrni vendime shumë të rëndësishme. Beqaret do bëjnë mirë ta hapin zemrën nëse duan të fillojnë një kapitull të ri. Për sektorin financiar në tërësi do jetë vit pozitiv dhe mund të kryeni edhe disa investime të leverdisshme. Shëndeti do kalojë edhe periudha delikate sidomos për shkak të lodhjes, megjithatë do e rifitoni pak nga pak rezistencën. Në punë yjet do iu japin mundësinë të bëni modifikime të situatës. Pasi të mendoheni gjatë do hidheni në veprim.

Akrepi

Ky do jetë një vit perfekt për të ndërmarrë iniciativa dhe për të kaluar sfida. Do keni marrëdhënie të mirë me të tjerët dhe nuk do i neglizhoni ata që ju kanë ndihmuar. Shkurti, korriku dhe gushti do jenë muajt më të mirë për dashurinë, marsi për financat dhe maji për të rregulluar mosmarrëveshjet familjare. Çiftet do jenë më të hapur, do flasin për të ardhmen dhe do i japin lidhjes një tjetër dimension. Beqarët nga ana tjetër do i kushtojnë më shumë rëndësi shoqërisë dhe nuk do përfitojnë nga mundësitë që do iu jepen për takime. Për financat do jetë vit as i shkëlqyer as i keq. Tregohuni gjithmonë vigjilentë dhe të matur. Shëndeti mund të kalojë edhe vështirësi. Stresi dhe lodhja do jenë armiqtë kryesorë kështu që merrni masa. Në punë, nëse muajt e parë do keni dyshime, muajt në vazhdim do ndiheni më të sigurt, do bashkëpunoni me kolegët dhe do arrini atje ku doni.

Shigjetari

Ky vit do jetë i mbushur me dyshime dhe pikëpyetje. Për shumë persona do ketë zhvillime të mëdha dhe sigurisht edhe ndryshime. Reflektoni dhe ndryshoni pozicionin që keni mbajtur deri më tani. Rivendosni më shumë rregull në jetën tuaj dhe pranoni propozimet. Janari, shkurti, qershori dhe korriku do jenë muajt më të vështirë, ndërkohë që në gusht disa gjëra do qartësohen. Ata që janë në një lidhje do kenë më shumë nevojë të kalojnë kohë me partnerin. Në përgjithësi do jetë vit pozitiv, por duhet të dini t’i shtoni emocionet. Beqarët do flirtojnë gjithë kohës dhe ka rrezik edhe të hedhin hapa pa menduar. Buxhetin duhet ta merrni në dorë dhe ta ekuilibroni sa më parë që të mundeni. Për shëndet më të kënaqshëm duhet të mësoni të çlodheni herë pas here. Fundjavave mos u mbyllni në shtëpi, por dilni në ajër të pastër dhe bëni aktivitete fizike. Në punë ky do jetë viti i reflektimit për të ardhmen dhe modifikimit të disa zakoneve. Mund të mendoni edhe për ndonjë ndryshim drejtimi.

Bricjapi

Gjatë këtij viti yjet do ju shtyjnë të tejkaloni disa limite dhe te dilni nga disa zona ku nuk ndiheni mirë. Duhet të jeni më luftarake dhe te guximshëm qe gjithçka t’iu ece sa me mire. Veproni përherë me koherencë dhe mos e ndalni kureshtjen. Muajt tuaj më me fat do jene janari dhe shkurti. Në prill dhe në maj mos ndërmerrni shumë rreziqe. Për çiftet mund të ketë edhe periudha disi më delikate sidomos kur nuk do i jepni rëndësinë e duhur partnerit dhe kur nuk do ja vini veshin atij. Gjithsesi në gusht gjithçka do rregullohet. Beqarët më mirë ta lënë veten të mirë dhe të flirtojnë kur të mundin. Financat do jenë të kënaqshme dhe do arrini ta stabilizoni situatën më së miri. Më pak fat do keni në gusht, prandaj bëni kujdes. Për shëndetin pritet të jetë një vit i shkëlqyer dhe energjik. Në punë gjatë muajve të para do i qartësoni gjërat dhe do vazhdoni çdo gjë me qetësi. Ofertat që do ju bëhen duhet t’i pranoni.

Ujori

Gjatë këtij viti yjet do ju ndihmojnë të zgjidhni disa probleme që ju kishin lindur vitin që kaluat. Për disa do jetë viti i marrjes së vendimeve të mëdha. Mirë është t’iu thoni “po” ndryshimeve dhe keni për ta parë se jeta do ju zbukurohet. Nga janari deri në qershor do keni më shumë fat ndërkohë që gjatë verës duhet të jeni më të kujdesshëm. Çiftet do duan t’iu japin një frymë të re marrëdhënies së krijuar. Ata mund të shkojnë nëpër udhëtime dhe vende të veçanta. Për beqarët do jetë koha e kthimit të faqes dhe hapjes së një etape të re. Më shumë fat ata do kenë në vjeshtë. Në planin financiar nuk do hasni probleme sepse gjithmonë do dini si të veproni kurdoherë. Shëndeti nuk do jetë i përkryer për shkak të stresit, por gjithsesi probleme serioze nuk do ketë. Për punën do jetë vit i mirë sepse vërtet do ju duhet të kaloni sfida, por do mësoni shumë dhe do bëheni më të zotë.

Peshqit

Ky do jetë viti i zyrtarizimit të gjërave dhe marrjes së vendimeve. Mund të bëni miq të rinj, mund të vendosni të punoni në grup dhe ta çoni para një lidhje. Situatat e parehatshme do të marrin fund njëherë e mirë. Muaji më me fat do jetë dhjetori, ndërkohë që gjatë janarit dhe shkurtit duhet të tregoheni më të kujdesshëm. Çiftet do e konsolidojnë marrëdhënien e tyre dhe do i kalojnë më me lehtësi edhe situatat e vështira. Beqaret do kenë mundësi pafund për aventura dhe për lidhje të qëndrueshme. Buxheti do mbetet i kënaqshëm sepse ju nuk do bëni asgjë që ta tronditë ekuilibrin. Mund të bëni edhe disa investime të rëndësishme që do japin frytet një vit më vonë. Shëndeti mund të ketë shqetësime të vogla, por do jetë më i mirë se viti që shkoi. Në punë mund të kaloni edhe ndonjë peripeci, por pas muajve të para çdo gjë do qartësohet. Tregohuni të duruar sepse në tërësi viti i ri do jetë i mbushur me arritje.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *