Horoskopi për datën 24 nëntor nga Russell Grant

Dashi

Një situatë ju bën të mos ndiheni rehat. Një koleg në një pozicion të fuqishëm po ndikon shumë në këtë proces. Kjo është një kohë e ndjeshme për ju dhe ju e kuptoni se si ndihen ata, por a i kanë marrë parasysh ata ndjenjat e njerëzve të tjerë? Nuk ka gjasa.

Demi

Partneri ose një shok do të thotë se nuk kishin për qëllim t’ju lëndonin, zhgënjenin ose mërzisnin. Një vendim që ata marrin do t’ju befasojë plotësisht. Një pranim nga ana e tyre se nuk kanë qenë të vëmendshëm dhe të sjellshëm do të kishte qenë një deklaratë më realiste. Ju tani mendoni se nuk do të jeni në gjendje t’u besoni më atyre.

Binjakët

Shefi juaj po i shpërblen njerëzit e tij të preferuar me pozicionet më të mira të punës. Kjo nuk është e drejtë për ata që kanë vite që kanë punuar dhe kanë më shumë përvojë. Kërkoni mbështetje për të luftuar kundër sistemeve të korruptuara. Kjo është e nevojshme për t’i bërë njerëzit të mendojnë jashtë kutisë.

Gaforrja

Ndjeni se dikush po ju fsheh diçka. Ata nuk do ta pranojnë këtë edhe nëse i pyesni drejtpërdrejt madje mund t’ju tallin se jeni kaq dyshues. Gjithmonë i keni besuar intuitës suaj dhe kjo nuk ndryshon tani. Bëjeni qëllimin tuaj për të mësuar më shumë.

Luani

Nuk ka rëndësi se sa i afërt është dikush me ju, ai duhet të dijë dhe të pranojë që nuk mund të jeni gjithmonë pranë tij. Mund të keni probleme për t’iu përmbajtur agjendës tuaj kur kërkesat nga të tjerët nuk ju lënë hapësirë për veten tuaj. Duhet të mësosh të thuash jo.

Virgjëresha

Dikush ju ka mashtruar dhe ju ka zhgënjyer dhe tani po kuptoni se keni patur besim tek personi i gabuar. Jeni të mërzitur me veten që keni bërë këtë gabim, por mund ta shikoni atë si një përvojë mësimi. Këto gjëra ndodhin.

Peshorja

Një fqinj mund të mos jetë personi që dukej në fillim. Ndershmëria e tyre vihet nën dyshime dhe ju po pyesni veten pse i kishit besuar kaq shpejt. Një bisedë e gjatë do të ndihmojë në zgjidhjen e një problemi që ka shqetësuar disa miq ose kolegë për shumë kohë.

Akrepi

Pak shopping mund të bëjë një ndryshim të jashtëzakonshëm. Gjithmonë i keni përdorur mirë burimet tuaja të të ardhurave, por tani ju duhen disa zbukurime për shtëpinë tuaj për festat e fundvitit. Miqtë dhe familja do të duartrokasin aftësinë tuaj për të bërë diçka magjike më shumë pak shpenzime.

Shigjetari

Kërkesat nga të tjerët kanë filluar të rriten. Nuk ka rëndësi se sa i zënë mund të jeni, prapëseprapë nuk do të largoni askënd. Dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes për ditëlindjen tuaj, është të gjeni guximin për të thënë jo dhe për të patur më shumë kohë për veten tuaj.

Bricjapi

Nuk po lëndoni askënd duke ndjekur ndërgjegjen tuaj. Jeni përballë disa personave të vështirë. Dikush lë të kuptohet se këmbëngulja juaj për të qëndruar në këmbë do të dëmtojë reputacionin tuaj, por do të bëjë të kundërtën. Respekti do të vijë në rrugën tuaj sepse nuk pranoni të dorëzoheni.

Ujori

Vazhdoni përfshirjen tuaj në aktivitete të lidhura me grupin dhe kjo do t’ju sjellë shumë kënaqësi personale. Përfundimi i punëve tashmë të filluara do të lërë më shumë hapësirë në jetën tuaj për ato projekte të reja që tashmë po shqyrtoni. Keni energji dhe do të dëshironi ta përdorni për mirë.

Peshqit

Ju pothuajse e keni humbur kontaktin me qëllimet, shpresat dhe dëshirat tuaja, kur i keni vënë nevojat e partnerit ose një miku të ngushtë mbi tuajat për një kohë të gjatë. Mund të keni nevojë të tërhiqeni nga kjo marrëdhënie dhe të kaloni pak kohë vetëm.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *