Ja Ç’thonë Letrat Tarot Për Çdo Shenjë Horoskopi…

Dashi – Këtë javë duhet të merrni pak pushim e të riktheni përqëndrimin tek vetja. Meditoni, bëni joga ose diçka që do t’ju shkëpusë për pak kohë nga problemet. Këtë javë do dëshironi t’i qëndroni larg konflikteve, por do të jetë e pamundur sepse të tjerët do vijnë drejt jush. Megjithatë nuk do t’i jepni rëndësi askujt më shumë sesa vetes. Do i jepni fund diçkaje ose një situate që ju ka lodhur. Pikërisht ky hap do t’ju çojë drejt suksesit që kishit pritur.

Demi – Këtë javë do jeni shumë të përqëndruar tek puna. Do jeni pak kritikues dhe egoist duke luftuar për atë që doni të arrini. Do jeni të menduar dhe pak të tërhequr duke mos marrë vendime të nxituara. Në të njëjtën kohë do ndiheni me vetëbesim dhe sy patrembur sepse e dini që ju pret një sukses i madh pas kësaj heshtjeje.

Binjakët – Këtë javë do merrni një lajm të mirë ose një informacion që ju duhej, sukses do të keni në anën financiare. Do gjeni balancën midis mendjes dhe zemrës. Do tërhiqni vëmendjen e të tjerëve dhe do jepni e do merrni dashuri. Nuk do merrni vendime të nxituara.

Gaforrja – Keni qenë me dy mendje për diçka, por tashmë që i keni peshuar gjërat, këtë javë do vendosni t’i jepni fund një situatë toksike. Duket se ky ndryshim i madh do t’ju çlirojë nga mërzitja dhe do t’ju hapë rrugën drejt një suksesi. Do vendosni drejtësinë në vend.

Luani – Një çështje e të shkuarës ju mban shumë të mërzitur, kërkoni ndryshim, por ndiheni të ngecur. Gjithashtu dhe në punë duket se jeni pak të menduar mbi një çështje. Ajo që duhet të bëni këtë javë është të çliroheni nga kjo energji dhe të guxoni të merrni vendime.

Virgjëresha – Jeni me dy mendje për diçka, jeni duke i peshuar gjërat, por nuk e dini që lumturinë e keni shumë pranë jush. Mjafton të mos tregoheni kritikues, por të shijoni të mirat që ju sjell kjo javë si nga ana financiare edhe nga ana sentimentale.

Peshorja – Keni shumë opsione, por ndiheni të ngecur në një situatë toksike. Ka ardhur koha t’i jepni fund kësaj situate, të merrni vendime që ju bëjnë të shkoni përpara dhe më të fuqishëm. Pikërisht atëherë do arrini sukses. Ndërkohë këtë javë do jeni pak të tërhequr nga bota e jashtme duke u fokusuar tek vetja.

Akrepi – Keni mundësinë për të arritur gjithçka që doni, por ju duhet pak pushim. Këtë javë është koha të rigjeni vetveten duke marrë kohën që ju duhet për tu relaksuar e medituar. Duhet të dilni nga situata ku keni ngecur dhe të ecni përpara.

Shigjetari – Të mërzitur keni qenë këto kohë, ndiheni sikur po mbani shumë peshë mbi supe dhe mendimet nuk ju lënë të qetë. Por këtë javë duket se gjërat ndryshojnë dhe do të jeni pikërisht ju që i ndryshoni duke menduar më pozitivisht.

Bricjapi – Dikush egoist duket se jua ka thyer zemrën, por dhimbja merr fund këtë javë. Do vendosni të largoheni nga kjo situatë dhe do tregoheni të vendosur. Pikërisht kur t’i jepni fund, diçka e re do vijë për ju dhe që do t’ju mbushë me dashuri.

Ujori – Një ofertë ju vjen, nga dikush që e kishit pritur, por nuk do ta pranoni. Do vendosni të ecni përpara. Këtë javë do fokusoheni tek vetja dhe tek puna juaj. Do lini pas të shkuarën dhe do fokusoheni për të ndërtuar një të ardhme të ndritur.

Peshqit – Do ndiheni me vetëbesim, të fortë, gati për ndryshim këtë javë. Do jepni e do merrni dashuri. Të shkuarën do e lini pas sepse ka ardhur koha të ecni përpara dhe jeni të vetëdijshëm për këtë e sypatrembur.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *