Mikesha e përhershme e të hënave në “Rudina” në Tv Klan, astrologia Meri Shehu thotë se këtë javë planetët i bëjnë shenjat të ndihen mirë dhe të bëjnë ndryshime. 4 shenja do të jenë më të ndikuarat dhe të prirura për të vepruar, por loja e dashurisë do të luhet nga Dashët kryesisht. Astrologia paralajmëron një javë shpërthyese, e cila mund të jetë edhe një kërcënim për një kategori të caktuar.
Meri Shehu: Kjo është një nga javët më interesante sepse e fillojmë me Hënën e re në shenjën e Peshqve dhe duke qenë se edhe Dielli sapo është futur në Peshk, jep mundësi për fillime të reja dhe për ndryshime të mira sidomos për shenjat e kryqit të lëvizshëm: Peshq, Virgjëreshë, Shigjetar dhe Binjak. Këtu do bëhen gjëra shumë të bukura, madje njerëzit do fillojnë të ndihen sikur po fillon një pranverë e re që do iu japë gëzim dhe shumë ndryshime të mira.
Hyn dhe Afërdita në Dash kështu që ata nuk do të ngelen prapa duke e patur atë dhe Jupiterin në shenjën e tyre, kush i mban këtë periudhë e deri në Maj sepse gjithë loja e dashurisë, e flirteve do bëhet aty dhe këtu do ndikohen mirë Dashët, Peshoret, Gaforret dhe Bricjapët të cilët do kenë një javë shumë romantike dhe shpërthyese. Shpresoj që ky shpërthim mos të nxjerrë zbuluar disa njerëz që kanë mbajtur tone të ulura deri më tani./tvklan.al