Këtë javë Gaforret bëjnë karrierë, Luanët marrin para dhe Bricjapët bëhen romantikë

Në parashikimin javor të horoskopit për “Shije Shtëpie” në Tv Klan, astrologia Krisanthi Kallojeri thotë se shenjat më të favorizuara të kësaj jave janë Demi, Gaforrja dhe Bricjapi. Ky i fundit po del nga vështirësitë dhe po hap rrugët e tij.

Nga ana tjetër, Virgjëresha është e vetmja mes grupit të shenjave të ndryshueshme që do të hasë pengesa. Mendimi i kthjellët i tyre do të turbullohet gjatë kësaj periudhe dhe do duhet të jenë shumë të kujdesshme.

Dashi – Këtë javë gjeni një ekuilibër midis përditshmërisë tuaj, punës dhe çlodhjes. Evitoni konfliktet me njerëzit e rrethit tuaj, kujdes se çfarë do të thoni dhe mos provokoni komentet e të tjerëve pas shpinës tuaj. Siguria e tepërt nuk është këshilltar i mirë, por as e kundërta, domethënë pasiguria.

Demi – Këtë javë do të surprizoheni bukur. Jeta juaj emocionale dhe erotike ka shumë interes të veçantë. Nëse bëni apo keni një lidhje të re, mos e deklaroni akoma dhe lëvizni në mënyrë diskrete. Me miqtë do të kaloni bukur, por nuk është nevoja të ngatërroni çështje ekonomike ose portofolin tuaj me ta. Mos shpenzoni thjesht për të bërë përshtypje nëse jeni të ftuar diku sepe paratë që do të shpenzoni do t’ju mungojnë në vijim.

Binjakët – Është pak javë e vështirë për ju. Jeni në fund të betejës që keni nisur që më 20 Gusht. Ndoshta këtë javë do të ndieni se në punë mund të keni disa konflikte ose përpjekjet tuaja nuk zënë vend. Mos u dëshpëroni dhe jepni atë betejën deri në fund të Marsit, çdo gjë do shkojë mirë. Mos hyni në konflikte me eprorët, përpiquni të merrni kalanë nga brenda, ju jeni diplomatë dhe dini si. Keni mbështetjen e miqve dhe njerëzve që ju duhen në realizimin e planeve dhe dëshirave tuaja.

Gaforrja – Në vija të përgjithshme, situata është e këndshme për ju sepse Peshqit janë në lidhje harmonike, por planetët në përgjithësi nuk qëndrojnë mirë dhe mund të ndikoheni dhe ju. Mund të keni shqetësime të brendshme që mund të humbisni pak gjumin. Këto shqetësime vijnë nga faktorë të jashtëm të cilët janë njerëzit e rrethit tuaj, pra ata që ndani jetën tuaj të përditshme. Mund të jenë këto faktorë, fjalë që do dëgjoni apo vetëm mendime pa patur diçka reale. Në punë jeni shumë mirë, edhe pse disa gjëra mund të ndodhin pas shpinës suaj dhe nuk jeni mirë, por mund të nxirrni gjithë potencialin tuaj deri në datën 17 Mars dhe 16 Maj, veçanërisht ata që kanë një punë karriere ose biznesi. Nëse do bëni një udhëtim, organizojeni mirë që mos t’ju prishet qetësia dhe të jeni sa më rehat.

Luani – Nuk është momenti të investoni apo shpenzime, ndërkohë mund të keni një shpërblim nga puna ose të merrni një dorë parash nga një punë apo projekt që keni bërë. Nëse realizimi i synimeve që keni kërkon shpenzime të larta, mirë është të bëni një planifikim të mirë për të cilin nuk jam e bindur nëse jeni të kthjellët, duhet ta realizoni pas datës 22. Një udhëtim për çështje pune do të jetë shumë frytdhënës dhe paralelisht mund të bëni plane për të ardhmen që do të zënë vend më vonë në karrierën tuaj.

Virgjëresha – Ndiheni të pasigurtë dhe ndoshta dikush nga puna ju ushtron një presion, në përgjithësi keni një presion nga gjithë të tjerët që gjenden përballë jush. Nuk është pa arsye që ndiheni të pasigurtë, por kryesorja është të mos reagoni menjëherë, të mendoheni përpara se të reagoni. Mendimi juaj tani nuk është shumë i kthjellët, por bëni përpjekjen tuaj. Mos u mbështetni tek të tjerët, jini të përpiktë dhe të disiplinuar në diçka që dini shumë mirë ta bëni. Jeni gati për të bërë disa ndryshime, mendohuni mirë para se të veproni dhe për të gjithë ata që kanë plane për të ikur jashtë ose bërë studime, do të realizohen.

Peshorja – Jeni më të preokupuar në jetën e përditshme me punën dhe ekziston një gjendje kaotike. Në përgjithësi jeni në një fazë që po kaloni shumë bukur dhe ndoshta kjo në marrëdhënien tuaj, në jetën personale ju lë prapa me punën ose përditshmëri. Jini të kujdesshëm, mos provokoni njerëzit në punë, thashethemet, intrigat e prapaskenat dhe evitoni gjobat. Një ndihmë ekonomike mund ta keni në këtë periudhë. Përpiquni të relaksoheni me joga, meditim ose diçka që ju përket.

Akrepi – Jeni në një fazë që doni të bëni një bashkëpunim për të realizuar qëllimet e projektet tuaja dhe ndoshta kjo kërkon një investim. E keni ndihmën e fatit dhe është një periudhë e mirë tani, por në një investim duhet të jeni të matur, të dini deri ku mund të hidhni hapin. Keni mundësinë të kaloni bukur, të pini një gotë më tepër pa e humbur kontrollin edhe pse do ta bëni. Në punë gjërat shkojnë shumë mirë.

Shigjetari – Kjo javë premton zhvillime në fushën profesionale dhe mund të keni një bashkëpunim shumë të mirë, fitimprurës mjaft që të tregoheni diplomatë dhe mos të keni konflikte me bashkëpunëtorët. Mos u ndikoni nga njerëzit e familjes në vendimet që doni të merrni. Fati dhe dashuria janë me ju gjatë gjithë periudhës, edhe në datën 17 Mars e deri në 16 Maj. Në shtëpinë tuaj ekzistojnë dy alternativa, ose e ndieni si një fole shumë të ngrohtë ku largoheni nga problemet e punës ose problemet familjare ju ndjekin dhe keni tendencën të ikni nga përgjegjësitë që keni. E vërteta është diku në mes, mjaft të dini të ngrini barrën e përgjegjësisë.

Bricjapi – Këtë periudhë keni një përditshmëri më të ngarkuar, me lëvizje të shumta, biseda e kontakte nga të cilat prej disave do të merrni fryte e të tjera do i marrë era. Bëni përpjekjen tuaja se disa nga bisedat që do të keni tani do të japin rezultate. Në jetën personale gjërat janë shumë bukur, me takime, udhëtime me njeriun e zemrës dhe plane për të ardhmen. Çështjet ekonomike që kanë të bëjnë me pronën mos i zgjidhni tani, lërini pas datës 22 Mars.

Ujori – Arritët në fund të një pjekurie ku ripërcaktuat prioritetet tuaja. Këtë javë jeni në formë, keni dëshirë për flirt, dashuri, peripeci por gjëja kryesore që ju preokupon është çështja ekonomike financiare ku do të keni fitime po të jeni të përmbajtur në marrëveshjet që do të bëni, të shikoni gjithë gjërat me imtësi. Dëshira dhe pretendimet tuaja janë të mëdha por jashtë realitetit dhe do ju nxjerrin jashtë buxhetit.

Peshqit – Është muaji juaj dhe jeni më tepër të fokusuar te vetja, ndërkohë që duhet t’i jepni më shumë rëndësi bashkëpunëtorit, bashkëshortit, të tjerëve që ju rrethojnë dhe të tregoni më tepër interesin për ta. Toleroni, mos premtoni gjëra që nuk jeni në gjendje t’i mbani dhe tregohuni të pjekur në zgjidhjen e problemeve familjare që do të shfaqen. Një takim i papritur lë shkas për të krijuar një lidhje apo marrëdhënie të re, ndërkohë që nëse keni problem në marrëdhënien tuaj, bëni një udhëtim të shkurtër për arsye se do ju afrojë me njëri-tjetrin dhe do ngrohen sërish gjërat. Sfera ekonomike favorizohet mjaft gjatë kësaj periudhe, veçanërisht deri më 17 Mars, mjaft të bëni hapa të matur e jo të nxituar./tvklan.al

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *