Këto janë shenjat e Horoskopit më të pafata të marsit

Mësuam se si do të shkojë muaji që sapo ka nisur për të gjitha shenjat e horoskopit, por edhe çfarë favorizon fati në ditët në vijim, tani do të shohim se cilët përfaqësues të zodiakut do ta kenë të vështirë marsin.

Akrepi

Saturni, i cili do të kalojë në Peshqit më 7 Mars, sjell përgjegjësi, diskutime dhe stres. Kushtojini vëmendje marrëdhënieve tuaja personale dhe mendoni me qetësi përpara se të reagoni në situata të vështira. Duhet të mbani mend se e kaluara mbetet e kaluar, nuk përjashtohen mundësit për ndarje, për ata që janë në një lidhje.

Bricjapi

Me Hënën te Peshqit prireni të vini në dyshim gjithçka, ndaj kushtojini vëmendje botës që ju rrethon dhe tensioneve që do të shpërthejnë. Gjithashtu, kushtojini vëmendje shëndetit tuaj, fizik dhe mendor.

Peshqit

Stina juaj e ditëlindjes mund t’ju mbushë me gëzim dhe mirëqenie, por kjo nuk zgjat përgjithmonë. Marsi është një muaj që do t’ju mësojë dhe rrugën e vështirë. Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, pasi do t’ju çojë në jetën që keni ëndërruar. Nga data 7 mars, Saturni do të jetë në shenjën tuaj , gjë që në fillim do t’ju shkaktojë vështirësi dhe konfuzion, por do të kuptoni se energjia e tij sjell zhvillime pozitive. Pra, jini të durueshëm për disa ditë.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *