Dashi
Pavarësisht se është hënë, do të jeni të mbushur me energji dhe humor të mirë si dhe me ide të cilat do të doni t’i vini në zbatim. Nëse kohëve të fundit jeni pushtuar nga dembelizmi, kjo është dita e kthesës. Në punë priten zhvillime të rëndësishme profesionale, ku intuita nuk do ju lejojë që të gaboni.
Në dashuri, duke lënë mënjanë ndonjë shaka të vogla, do të keni një intensitet mjaft të mirë dhe tërheqje të fortë fizike. Sa i takon shëndetit është një ditë e mirë, por duhet të angazhoheni në aktivitete fizike.
Demi
Keni nevojë për frymëzim dhe intuitë për t’u përqendruar sa më shpejtë. Do të vini në jetë projektet rezervë, duke zgjidhur situata që i mendonit të pamundura. Në punë do të bëni një kapërcim nga e zakonshmja, duke u marrë me një projekt pas të cilit jeni të pasionuar.
Në dashuri, do të shfaqeni mjaft joshës dhe nuk do dini që t’i rezistoni një aventure të çmendur. Sa i takon shëndetit do të jeni të mbushur gjithë energji, të cilat bëni mirë t’i përqendroni në aktivitetet e preferuara sportive.
Binjakët
Fillimi i javës do të jetë mjaft i lodhshim, për shkak të situatave të papritura me të cilat do të përballeni. Ndonëse mund të duket si mision i pamundur, mundohuni të mos humbni qetësinë dhe durimin. Në punë do të gjendet një marrëveshje e kënaqshme, duke kapërcyer momentet e krizës. Ndërsa në dashuri, pavarësisht premtimeve për sinqeritet dhe besnikëri, nuk do e humbni vesin për të thënë gënjeshtra, duke rrezikuar lidhjen tuaj në çift. Sa i takon shëndetit, këshillohet që të shlodheni pasi keni nevojë.
Gaforrja
Në jetën tuaj do të shfaqen shumë gjëra të reja interesante. Bëjini sytë katër, pasi treni i duhur nuk kalon dy herë. Në punë nuk do ju mungojnë idetë, por përballë të papriturave të vështira, do ju mungojë vendosmëria. Në lidhjen në çift do të shfaqeni të ndrojtur, ndërsa për shëndetin këshillohen trajtime relaksuese.
Luani
E hëna do të nisë me grintë në çdo drejtim. Gëzohuni, pasi humori i mirë nuk do ju lërë në baltë. Në punë do të jeni ambiciozë dhe të paparashikueshëm dhe plot ide të reja.
Me partnerin/en do të keni raporte mjaft harmonike. Shëndeti paraqitet disi delikat, ndaj kujdesuni më shumë për veten.
Virgjëresha
Nuk do të jetë një ditë mirëfilli pushimi, por plot me të papritura. Ndërhyrja e një miku do ju ndihmojë që të merrni në dorë kontrollin e situatës. Në punë yjet mbështesin projektet tuaj. Sa i takon dashurisë do të ketë debate dhe provokime.
Ndërsa për shëndetin, mundohuni të rregulloni ritmin e ditës, në mënyrë që të mos e gjeni veten të rraskapitur.
Peshorja
E hëna do të jetë një ditë e mirë për udhëtime dhe angazhime të rëndësishme. Në punë një telefonatë e papritur, mund t’iu trazojë mendimet. Mundohuni që të mos shqetësoheni shumë, por kërkoni sqarime. Në dashuri, nëse jeni vetëm do të bëni për vete një person si synoni, ndërkohë që priten takime të kënaqshme rastësore.
Sa i takon shëndetit, paqja dhe qetësia nuk do të gjenden, nëse nuk rendisni siç duhen prioritetet tuaja.
Akrepi
Kjo ditë pritet të sjellë të risi dhe ndryshime. Gjithçka do shkojë më së miri dhe në kohë rekord, duke bërë që të merrni komplimentet e të gjithëve. Me dinamizëm dhe siguri në punë, mund t’iu jepni shtysë projekteve ambicioze.
Në raportin në çift dëshira për stabilitet mund të forcojë një zgjedhje të personit që dashuroni. Mos u nxitoni, jepini kohë të reflektojë.
Shigjetari
Parashikohen vështirësi në raportet familjare. Në punë, pas një këshille të miqve, mos u hidhni në një investim të guximshëm, pasi rrezikoni shumë. Në raportin në çift partneri/ja do krijojnë një atmosferë romantike, duke ju bërë mjaft pasionant. Shëndeti paraqitet mjaft i mirë, kështu që mund t’i lejoni vetes aktivitete të ndryshme.
Bricjapi
Në shkallët e suksesit është e vështirë të ndaleni. Jeni të mbushur me energji dhe gati për të hedhur përtokë kundërshtarët që thyejnë rregullat. Kujtoni që nuk jeni vetëm dhe se duhet të mbani parasysh edhe mendimet e të tjerëve.
Në punë, përqendrohuni në objektivat tuaja, pa i marrë parasysh akuzat dhe dyshimet e atyre që duan t’iu çojnë përfundi. Në dashuri, situata nuk paraqitet shumë harmonike.
Sa i takon shëndetit mund të keni shqetësime të vogla kryesisht me këmbët. Një masazh i mirë, do ju vinte në ndihmë.
Ujori
Do të jeni të gatshëm për të përballuar çdo problem si në punë edhe në dashuri. Në ambientin e punës do të keni mundësi të shtoni kontaktet dhe të forconi pozitën tuaj.
Në dashuri, një veprim i bërë me zemër do të shpërblehet më së miri. Buzëqeshja dhe kënaqësia e partnerit/es do ju mbushë me lumturi.
Peshqit
Në punë ritmet do jenë të shfrenuara, por përqendrohuni maksimalisht, pasi do i’a dilni dhe do vlerësoheni. Në dashuri do jetoni çdo moment spontanisht dhe të lirë.
Sa i takon shëndetit nuk do jetë shumë i mirë, ndaj mbani parasysh se vetja juaj është para çdo angazhimi tjetër.