“Kujdes Mund të grindeni me një mik apo mike të vjetër. Horoskopi nga Paolo Fox e mërkurë 23 shkurt 2023”

Horoskopi i Paolo Fox, Dashi: Hëna dhe Afërdita në shenjën tuaj ju bëjnë shumë të sertë, ndaj kushtojini vëmendje fjalëve që përdorni. Në punë do të shfaqen vështirësi të paparashikuara, përpiquni të mos përfshiheni nga paniku dhe pranoni këshillat e atyre që ju duan.

Horoskopi i Paolo Fox Demi: Mund të grindeni me një mik apo mike të vjetër, këto mosmarrëveshje të vogla po ju lënë gjithmonë shumë të shqetësuar dhe minojnë qetësinë tuaj. Mundohuni ta zgjidhni situatën sa më shpejt të jetë e mundur. Në punë keni shkathtësi të shkëlqyer që vlerësohet!

Horoskopi i Paolo Fox Binjakët: Do të jetë një ditë e bukur rikuperimi dhe mund të bëni plane të reja me një person të lindur në shenjën e Dashit. Në punë idetë tuaja do të vlerësohen shumë nga disa dhe do të përçmohen nga të tjerët, por mos lejoni që kjo të ndikojë tek ju.

Horoskopi i Paolo Fox Gaforrja: Disa konflikte në dashuri mund të rikthehen, ndaj merrni gjërat me pak qetësi. Shmangni grindjet sidomos me Dashin dhe Peshoren. Në punë do ju duhet të rivlerësoni disa situata.

Horoskopi i Paolo Fox Luani: Hëna dhe Venusi kanë filluar të kthehen në shenjën tuaj dhe ju mund të gjeni sërish pak qetësi. Çiftet që janë bashkë prej një kohe të gjatë, do të mund të rizbulojnë pasionin e tyre. Për ata që kanë një punë të pavarur, do të ketë lajme të mëdha deri në maj.

Horoskopi i Paolo Fox Virgjëresha: Do të jetë një ditë e pasigurt kjo e mërkurë dhe diçka e papritur mund të ndodhë. Mundohuni të ruani qetësinë, situata do të përmirësohet nga fundi i muajit. Në punë shmangni zënkat e panevojshme.

Horoskopi i Paolo Fox, Peshorja: Hëna dhe Afërdita janë më dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj, por gjithsesi po përpiqen t’ju bëjnë të hapni sytë karshi marrëdhënieve që keni krijuar së fundi. Përpiquni të kuptoni se çfarë dëshironi me të vërtetë, por pa e tepruar. Në punë nuk është koha për të mbyllur shpejt marrëveshjet e reja, keni nevojë për më shumë qetësi që të fitoni kohë.

Horoskopi Paolo Fox Akrepi: Ndiheni shumë të qetë, është një kohë e mirë për një përballje të shëndetshme me të tjerët! Në punë përpiquni të shmangni konfliktet e panevojshme, nga tani deri në fund të vitit ambicia juaj do të shpërblehet.

Horoskopi i Paolo Fox Shigjetari: Yjet kanë filluar t’ju rreshtohen në anën tuaj! Qielli është kthyer në favor, lini pas emocionet negative dhe përjetoni këtë fazë të re të lumtur të jetës suaj. Hëna dhe Venusi i favorshëm do ju bëjnë të keni disa suksese të vogla në punë.

Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi: Ndiheni pak të zemëruar, më mirë shtyni diskutimet për një moment tjetër. Mundohuni t’i lini gjërat t’ju rrëshkasin disi, nga njëra anë duke mbyllur një sy dhe nga ana tjetër duke i marrë gjërat më lehtë. Në punë situata është e paqëndrueshme: ndjeni se ka pak trazirë në ajër.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Nëse dëshironi t’i deklaroheni personit që ju pëlqen ose të niseni në takime të reja, këto janë ditët e duhura për ta bërë këtë! Afërdita në shenjën tuaj do të sjellë favorizim të këtyre takimeve. Në punë do përjetoni një fazë rikuperimi.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: Emocionet janë sërish protagoniste në jetën tuaj për të prishur pak rutinën në përditshmërinë tuaj. Ka ardhur koha të mbani ca gjëra shënim, duke synuar të bëni paqe me veten dhe me ndjenjat tuaja. Të vetëpunësuarit mund të bëjnë zgjedhje të rëndësishme, ndërsa ata me kontrata mund të marrin një rritje page. /noa.al

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *