Gratë i dashurojnë ata pa marrë parasysh asgjë.. Bëhet fjalë për një mashkull nën shenjën e Akrepit. Vetë Akrepat njihen për qëndrimin e tyre që tërheq të gjithë, pavarësisht nëse është burrë apo grua, por një gjë është e sigurt, një mashkull nën shenjën e Akrepit nuk mund të refuzohet nga askush.
Avantazhi më i madh i tyre është doza e veçantë e misterit që kanë në natyrë, sjelljen dhe të menduarit e tyre. Ata dinë t’i bëjnë ballë çdo kujt dhe kur bëhet fjalë për gruan e “zgjedhur”, dinë ta ngrenë në fron në një kohë të shkurtër.
Kjo është arsyeja pse ata janë shumë të dashur, sepse dinë të shijojnë jetën dhe e bëjnë partneren të ndjehet në një mënyrë unike dhe ta bëjnë atë të veçantë. Rrallëherë një ish partnere harron një joshës të tillë, pavarësisht nëse lidhja përfundoi me zemërthyerje apo miqësisht. Nëse dëshironi të keni pranë jush dikë që do t’ju ndriçojë jetën dhe do ta mbushë me një dozë misteri dhe argëtimi, atëherë një mashkull Akrep është ideal për ju.