Muaji shkurt 2023; astrologia Meri Shehu rendit shenjat e Horoskopit nga më me pak fat, tek më fatlumët

Muaji i dashurisë dhe i fundit i dimrit fillon bukur me një Hënë të bukur erotike në Luan që na sjell dashuri, pasion, lekë, thotë astrologia Meri Shehu në “Rudina”. Sipas astrologes së njohur, ka disa data të cilat duhet t’i kemi në vëmendje përgjatë këtij muaji. Data 5 është Hëna e plotë në Luan që sjell gjithë gëzimin, plotësim dëshirash dhe na fut në një marrëdhënie më miqësore, më erotike, më të vërtetë. “Nga data 20-21 Dielli futet në Peshk, bëhemi romantikë, të ndjeshëm, bëhemi njerëz të sakrificës, por edhe Hëna e re në Peshk na fut në një veprimtari të re me ndjesinë që duhet të marrim por edhe të japim”, e përmbyll astrologia, ndërsa vijon me renditjen e shenjave nga ajo me më pak fat te më fatlumja.

12. DASHI

Fillon e hapet pas datës 20, kur hyn Afërdita në shenjën e tyre dhe atëherë fillojnë e marrin ritmin, pavarësisht Hënës së plotë në Luan që iu jep një lloj kënaqësie dhe fillon i ngacmon që të bëjnë prapësitë e tyre në fund të muajit.

11. BINJAKËT

Do ta shohin realitetin me ngjyra nga më të ndryshmet, por vetëm realitetin e vërtetë nuk do arrijnë ta shquajnë dot në këtë muaj, kështu që vetëm pas datës 20 edhe Binjakët do arrijnë të futen në një fokus më me drita.

10. LUANI

Hëna e plotë në shenjën e tyre do i bëjë të madhërishëm, do shkëlqejnë, do bërtasin, do nxjerrin në pah shumë talente, do bien shumë në sy, vetëm kujdes mos ju marrin mësysh.

9. SHIGJETARI

Janë një nga shenjat e Zjarrit që do favorizohen shumë nga Hëna e plotë në Luan por do djegin shumë energji dhe kjo mund t’i lërë pa të në fund të muajit kur iu duhen vërtet energji për dashuri, para dhe udhëtime

8. PESHORJA

Do martohen këtë muaj pas datës 20. Me Hënën e re në Peshk, futjen e Afërditës dhe Jupiterit në Dash bëhen dy komponentë të fuqishëm për bashkëpunime të mëdha, të rëndësishme dhe martesa.

7. DEMI

Do kërkojnë të ruajnë pozicionet e tyre, pronat e tyre, njerëzit e tyre, lekët e tyre. Do luftojnë shumë këtë muaj për të ruajtur atë që iu përket, por është muaji që edhe mund të humbin kollaj.

6. VIRGJËRESHA

Me paratë do merrenI shumë, pas datës 20 futen paratë në xhepin tuaj, por deri atëherë kini kujdes nga një prapaskenë sepse Hëna e plotë në Luan nuk është shumë e favorshme, ose nuk arrini do të shpërtheni dot energjitë tuaja.

5. BRICJAPI

Do marrin pasuri, shtëpi, toka, pas datës 20 shkurt do fillojë t’u ecë fati. Mund të luajnë bingo, sport e ç’të duan dhe favorizohen në ekonomi. Kujdes me punën deri në 5 Shkurt.

4. UJORI

Do kenë lajme shumë të mira sepse Hëna e plotë në Luan përballë shenjës së tyre i zgjon nga një gjumë letargjik që ka filluar këtë dimër, bëhen më të shkëlqyeshëm, marrin më shumë iniciativë dhe mund të kenë një bashkëpunim me dikë shumë të rëndësishëm ose një njeri i rëndësishëm hyn në jetën e tyre për të mirë.

3. GAFORRJA

Afërdita në shenjën e Peshqve deri në datën 20 i jep fat Gaforreve të udhëtojnë, të kontaktojnë, të ikin larg të gjejnë para, të kenë një stimul të mirë dhe erotik. Më në fund do ta shohin veten e tyre sublime dhe mirë, mund të gjejnë lekë kudo që ta fusin dorën.

2. AKREPI

Afërdita në Peshk më në fund u jep ngjyrimin që duan dhe më në fund do t’i japin reston atyre që i kanë lodhur ose stërmunduar në çështjet personale ose ekonomike. Fillojnë të dalin, mbrojnë veten dhe mbizotërojnë ndaj personave që i kanë lodhur.

1. PESHQIT

Dielli hyn në Peshk, Afërdita në Peshk, Hëna e re në Peshk po ashtu në datën 20-21 Shkurt, kështu që do të ketë gjëra të bukura e ndryshime të mëdha, por deri atëherë ta marrin me qetësi. Jo çdo gjë që shkëlqen është flori, t’i masin mirë veprimet e tyre që ta shijojnë sa më bukur këtë ngjyrim të Shkurtit erotik.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *