Po të mësoni rreth ligjit të tërheqjes, shumë shpejt do zbuloni se është shumë e rëndësishme t’i kushtojmë vëmendje intuitës, në mënyrë që të jemi vigjilent ndaj shenjave të universit.
Në këtë sens, po paraqesim disa shpjegime për kuptimin sekret të numrave, nga 0 e tek 9. Nëse shihni ndonjë nga këto numra që përsëriten në jetën tuaj, konsideroni se si mund t’ju ndihmojë ky informacion sipas “The Law of Attraction”.
O – Jeni në rrugën e duhur
Ky numër është i shoqëruar me asgjënë. Ndaj nuk mund të jetë një numër që tregon rrugën e jetës, por mund të vendoset në fund të numrave të tjerë për t’u dhënë kuptim më të madh, si për shembull shumëfishimi i 10-tës, që do të thotë rritje të kuptimit dhe energjisë.
Nëse vazhdoni të shihni zero, mos ndryshoni asnjë nga çfarë bo bëni! Ky numër shoqërohet me të qenit tërësisht në rrugën e duhur, dhe drejt versionit më të mirë të vetvetes.
1 – Bëni ndryshim dhe përqafoni fillimet e reja
Të parit e numrit 1 sugjeron se po orvateni me negativitetin. Derisa të krijoni realitetin tuaj, ky numër ju kujton se mbase po krijoni më shumë negativitet. Mendoni se përse, dhe fokusohuni më shumë rreth dëshirave se sa rreth frikërave, për tu siguruar se po vibroni në frekuencën e bollëkut dhe jo të asgjësë.
Sapo ta tejkaloni këtë negativitet, sigurohuni që të përqafoni ndryshimet. Cilësi të tjera të shoqëruara me këtë numër janë fuqia dhe udhëheqja.
2 – Prisni harmoni dhe ekujlibër
Mos valë gjërat kanë qenë pak të vështira për ju kohët e fundit? Dyshi simbolizon balancën, kështu që nëse jeni rrethuar nga konfliktet dhe vazhdoni të shihni numrin 2, kini besim se gjërat do përmirësohen. Përsëritja e numrit 2, thotë të përmbaheni dhe prisni ekujlibrin të vijë. Qëndrojini besnik mendimeve tuaja. Kini parasyshë që optimizmi është i justifikueshëm.
Ndryshe, nëse ndjeheni se asgjë nuk do shkojë gabim, vazhdoni të praktikoni të menduarit pozitiv dhe përgatituni për çdo gjë që mund të bëjë të mendoni negativisht.
Përgatisni disa pohime bazuar në idenë e fuqisë ripërtëritëse, dhe thojani vetes dy herë në ditë.
Gjithashtu përqendrohuni tek marrëdhënjet, partnerët e biznesit dhe punën në grup.
3 – Ndiqni ëndërrat tuaja
Numri tre tregon se burimet e dashurisë dhe mençurisë janë pranë, dhe për ju. Shpesh shoqërohet me fatin dhe e mirë.
Për shembull, nëse po konsumoni drekë me dikë dhe shihni një sërë treshash, mendoni se si mundet që ky person mund t’ju ndihmojë që të arrini qëllimet tuaja në jetë.
Ky do ishte momenti i duhur për të zgjeruar bazën e njohurive. Ndiqni ëndërrat dhe sfidoni veten.
4 – Kini besim
Numri katër përfaqëson stabilitetin dhe rutinën. Për shembull, katër stinët e vitit.
Sidoqoftë, nëse e shihni këtë numër shumë herë, mund të ndiheni si shumë të sigurtë. Ndoshta keni jetuar në një rutinë strikte, duke pritur për momentin e duhur për të ndjekur ëndërrat.
Përsëritja e katrës, në një farë mënyre do të thotë se duhet të përfitoni nga feja, në njëfarë mënyre.
5 – Ofroni mirënjohje në botën rreth jush
Numri pesë shoqërohet shpesh me aventurën dhe ndryshimin. Shpesh do shfaqet kur të jetë koha të nisni të dëgjoni trupin tuaj (pesë shqisat) dhe të ndihmoni njerëzit rreth jush. Ndoshta po orvateni për diçka brenda vetes, duke mos bashkëpunuar me të tjerët.
Numri 5 është aty për t’ju thënë se shumica e ndryshimeve pozitive vijnë pasi të keni vlerësuar botën në të cilën jetoni.
6 – Çlirojeni veten nga energjitë negative
Në Tarot gjashta përfaqëson të dashuruarit. Në këtë mënyrë, nëse vazhdoni ta shihni vazhdimisht numrin 6, kjo mund të jetë një shenjë që duhet të përqafoni paqen e brendshme dhe dashurinë për veten.
Ndodh shpesh që kur nuk bëni dot përpara për shkak të frikës dhe ankthit, të shihni shpesh numrin gjashtë. Ndodhet aty për t’ju kujtuar që duhet të gjeni mënyra të tjera për t’i lënë pas ndjenjat e kaluara, nëse dëshironi të manifestoni atë që dëshironi.
7- Përgatituni për një zgjim shpirtërorë
Numri 7 është i lidhur në mënyrë intime me mundësitë e reja, kryesisht e atyre që priten të vijnë shpejt. Mund të lidhet me punët e reja, me lidhjet dashurore, vendet e reja për të jetuar. Sidoqoftë, kurdo që shihni shpesh numrin 7, përgatituni për diçka shumë aventureske.
Besojini instikteve tuaja kur shihni numrin 7 dhe përgatituni për një zgjim shpirtërorë.
8 – Shenjë suksesi
Në Kinë numri tetë është tmerrësisht me fat. Zakonisht është një numër i bollëkut dhe prosperitetit. Forma e tetës sugjeron temat e shpejtësisë dhe përsëritjes për shkak të lidhjeve ciklike drejt pafundësisë. Ndaj nëse shihni numrin tetë, sigurohuni të pastroni çdo mendim negativ, duke lejuar pozitivitetin që të rritete shpejt brenda jush.
Të parit shpesh numrin 8 është përgjithësisht një shenjë pozitive, pasi ky numër lidhet me ekujlibrin dhe suksesin. Gjithmonë kur shihni shpesh numrin 8, kjo mund t’ju çojë drejt mundësive për të fuqizuar veten, rrit vetëbesimin dhe bëheni më ndikues në fushën tuaj.
9 – Ndajeni mençurinë tuaj me botën
Numri 9 lidhet me empatinë dhe dhembshurinë. Nëse e shihni këtë numër shpesh në jetë, mund të ndodhë që po u sillni shumë të mira njerëzve përeth. Nënta mund të jetë një shenjë që duhet të ndani talentet dhe mençurinë me të tjerët.
Nga ana tjetër, 9 shfaqet dhe për t’ju kujtuar që të mendoni nëse duhet të punoni shumë për të përmbushur nevojat e të tjerëve./Oculus News