Olta këshillon Kiarën: Mbaji më shpesh qëndrim Luizit

Gjatë mbrëmjes së djeshme Kiara Tito i ka mbajtur qëndrim Luiz Ejllit, pasi ky i fundit arriti që të prishte misionin sekret të vajzave përmes saj.

Vajzat nuk duhej që t’u flisnin djemve, por këta të fundit e kuptuan dhe nisën misionin e tyre që t’u prishnin lojën atyre. Në një moment Luizi zë Kiarën në një cep të lavamanit të tualetit dhe nuk e lë që të dalë nga aty.

Pavarësisht tentativave të vajzave për ta ndihmuar Kiarën, ato nuk ia arritën qëllimit. Kur e panë se Tito nuk po ndihej mirë, vajzat i thanë që të fliste me Luizin.

Duke qenë se sipas Kiarës, Luizi nuk e kuptoi se ajo realisht po ndihej keq aty dhe bëri çmos për t’i prishur lojën, i ka mbajtur qëndrim.

Duke parë se si Kiara po i mbante qëndrim, Luizi ka nisur që të bëjë të gjitha punët e shtëpisë. Madje në një moment Olta Gixhari i thotë moderatores ‘që t’i mbajë më shpesh qëndrim Luizit, se e bëka xixë vendin kur është larg saj’.

Kiara i kthehet se ‘nuk është me buton’.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *