Parashikimi Astrologjik Javor per dat 14 deri ne dat 20 Dhjetor 2022

Dashi 4 Yje- Marrëveshje shumë të mira, hapen,punët, projektet, fillon ekonomia, në fund të javës do kenë rezultate shumë të mirë. Vetëm mesin e javës do e kenë pak zhgënjyes.

Demi 3 Yje- Në fundjavë kanë Uranin e tyre në 10 ditshin e dytë që bën lidhje të bukur me Mërkurin në Bricjap, dashuri, ekonomi, stabilitet, kontakte me jashtë, çështje ligjore që funksionojnë edhe martesa fejesa nëse duan.

Binjaket 2 Yje- Marsi i kundërt në Binjak deri në fund të Janari është i vështirë, kanë fillim jave shumë të mirë, nga mesi javës mund të kenë humbje pune

Gaforrja 3 Yje- Fillimi i javës është spektakolar në lidhje me punën dhe ekonominë, fundi i javës akoma më i mirë në lidhje me mbështetjet miqësitë dhe dashurinë, pra gaforret mund të bëjnë një biznes të paparë nëse duan këtë fundvit.

Luani 2 Yje- Luanët janë pak të persekutuar sepse nga ana ekonomike dhe nga ana personale do kenë disa zhgënjime, megjithatë fillimi javës do jetë shumë i mirë me Diellin në Shigjetar. Do kenë lajme të mira, bashkëpunime të mira afatgjate dhe fundi i javës do jetë më mirë.

Virgjëresha 4 Yje – Janë një nga shenjat më të favorizuara.
Per ju do kete fat ne dashuri dhe nje marreveshje e mire ligjore e ekonomike ne fund te javes Te enjten kujdes nga zhgenjimet ne cift !

Peshorja 3 Yje- Janë në një moment të mirë erotik, do kthehet dikush nga e kaluara, do kenë disa probleme, por do ecin shumë mirë nga ana e punës dhe ekonomisë.

Akrepi 4 Yje- Janë një nga shenjat më me fat do kenë bashkëpunime, anë ekonomike shumë të mirë në fundin e javës dhe fillimi i javës shumë i mirë në ekonomi kryesisht.

Shigjetari 3 Yje – Është një nga periudhat më me fat të tyre vetëm kujdes në marrëdhëniet familjare në mes të javës, mund të keni zhgënjime.

Bricjapi 4 Yje- Kemi Afërditën dhe Mërkurin në shenjën e tyre që bëjnë mrekulli sidomos në fillim dhe në fund të javës, kujdes në mesin e javës në ekonomi dhe në dashuri.

Ujori 3 Yje- Kanë ato problemet e tyre në dashuri me rikthimet nga e kaluara janë mes të ardhmes dhe të kaluarës por do e gjejnë një lloj rezultati pozitiv dhe do ecin mirë në fundjavë.

Peshqit 4 yje
Per ju java fillon me nje mbeshtetje dhe fat te mire ne ecurine e puneve Dilni nga nje pengese e veshtire apo bllokim i erret !Kujdes te enjten eshte dite zhgenjyese personalisht oer ju !

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *