“PARASHIKIMI PER VITIN 2023. Nga Astrologe Meri Shehu “

Nëse Dashët e kanë marrë mësimin dhe nuk na fusin në luftë në 2023, atëherë e meritojnë vendin e parë. E kanë në dorë sepse Jupiteri në Dash në fillimin e 2023-it është shumë i flaktë, shumë energjik, ka të bëjë me paratë.

Nëse deri në Maj që ai qëndron në shenjën e tyre, ata vetëpërmbahen dhe e përdorin forcën e tyre për art, sport, makina, gjëra të bukura, për të krijuar, për të dhënë ngjyra, për të bërë modë, për të ndihmuar, edhe pse nuk para e bëjnë sepse hiqen si bamirës, por janë njerëzit me zemrën më të ftohtë.

Nëse ne shpëtojmë nga energjia e Dashit dhe nuk futemi nëpër luftëra, atëherë do shijojmë gjithë pasionin, ngjyrën, artin, madhështinë e lekëve, flirtet, dashurinë, do kemi një pranverë të mrekullueshme, një fillim viti të mrekullueshëm.

Ky do jetë viti më ekonomik për Dashët sepse Jupiteri në Dem është vit ekonomik dhe Dashët do ta ndiejnë të parët. Jupiteri në Dem sjell baza të mëdha ekonomike, por takohet me Uranin dhe detyrimisht mund të kemi disa përplasje ose paqëndrueshmëri të mëdha.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *