“Punët e reja janë gati të mbërrijnë, por do të duhet të prisni më gjatë, ato priten deri në fund të muajit. Horoskopi ditor, 16 dhjetor 2022”

Horoskopi i Paolo Fox Dashi: Dalëngadalë qielli po pastrohet edhe për ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Marrëdhëniet në çift mbeten të vështira, por mos u kapni nga furia e zgjidhjes së gjithçkaje me vendime të befta. Puna vazhdon, ndoshta me disa veçori të reja, por mos u dëshpëroni, ndryshimet janë pothuajse në prag.

Horoskopi Paolo Fox Demi: Përpiquni të hapeni me botën e jashtme, mos u mbyllni, përndryshe nuk do të mund të gjeni mundësitë për të cilat shpresoni dhe mbi të gjitha, shpirtin tuaj binjak. Punët e reja janë gati të mbërrijnë, por do të duhet të prisni më gjatë, ato priten deri në fund të muajit.

Horoskopi Paolo Fox Binjakët: Hiqni dorë nga zhgënjimi i shkaktuar nga sjellja e një personi nga i cili prisnit më shumë, shikoni përreth, sepse mund të ketë një dashuri që vazhdoni ta shpërfillni. Profesionalisht gjithçka po shkon në mënyrën më të mirë, ky është një moment pozitiv për punën tuaj.

Horoskopi Paolo Fox Gaforrja: Duhet të jeni në gjendje t’i besoni personit që keni pranë dhe do të shihni që nuk do t’ju zhgënjejë. Në punë ka ardhur koha të kërkoni diçka më shumë.

Horoskopi i Paolo Fox Luani: Kujdes me zgjedhjet që po bëni në fushën e dashurisë, historitë klandestine mund të sjellin ndjesi të re, por edhe telashe. Ndërsa sa i përket punës, jeni shumë konkretë dhe të vendosur dhe perspektivat e punës që ju hapen janë jashtëzakonisht pozitive.

Horoskopi Paolo Fox Virgjëresha: Kjo e mërkurë është një ditë në të cilën duhet të shijoni qetësinë, jo të krijoni debate të kota. Mundohuni të ruani qetësinë në punë, vetëm në këtë mënyrë do të arrini të përballoni pengesat që ju dalin.

Horoskopi i Paolo Fox Peshorja: Mos e humbisni rastin të thoni atë që ndjeni, të duash do të thotë edhe të dish të guxosh. Perspektiva të favorshme edhe në fushën profesionale, një mundësi që e keni pritur prej kohësh është gati të ndodhë.

Horoskopi i Paolo Fox Akrepi: Hiqni dorë nga kujtimet që ju kanë lënduar, nëse historia e dashurisë ka përfunduar është e kotë të përpiqeni ta mbani gjallë, rrezikoni të lëndoni veten. Do të ketë disa pengesa në punë, por do të dini si të dilni në krye… gjithmonë e bëni.

Horoskopi Paolo Fox Shigjetari: Mund të shijoni një periudhë qetësie pranë partnerit/es tuaj. Për punën duhet të jeni të duruar, projekti që keni në mendje nuk është ende gati për t’u nisur.

Horoskopi i Paolo Fox Bricjapi: A jeni gati të merrni një vendim të rëndësishëm në sferën tuaj emocionale: një propozim martese? Një bashkëjetesë? Kjo është koha e duhur! Vazhdoni të kultivoni projektin tuaj profesional, suksesi është shumë afër.

Horoskopi i Paolo Fox Ujori: Merrni një moment vetëm për veten tuaj, shmangni edhe cic-micet me partnerin/en, keni nevojë për një pushim. Mundohuni të jeni më kursimtarë, po shpenzoni shumë dhe rrezikoni ta gjeni veten në vështirësi.

Horoskopi i Paolo Fox Peshqit: Jeni më të qetë dhe më të disponueshëm, por kujdes nga marrëdhëniet e paqarta në çift. Në punë, merrini gjërat ngadalë, jo gjithmonë marrja e gjërave me “kokë”, është zgjidhja më e mirë.

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *