Qetësia para stuhisë, horoskopi këshillon të përfitoni dhe veproni përpara se…

Dy javët në vijim do të jenë më të qetat përpara ndryshimeve që do të vijnë. Astrologia Krisanthi Kallojeri thotë në “Shije Shtëpie” në Tv Klan se kjo është periudha më e mirë për të përfunduar punët e lëna pezull. Kemi një Hënë të re në Peshk që që do të na bëjë të manifestojmë.

Planeti i dashurisë nuk do të jetë më aq i ndjeshëm sepse në shenjën e Dashit do të ngjyroset nga impulsiviteti. Astrologia gjithashtu përcakton se datat 21-23 do të jenë më të favorizuarat teksa shkojmë drejt fundit të muajit Shkurt.

Krisanthi Kallojeri: Fillon me një Hënë të re, klima e javës do të jetë e mirë. Kemi përpara dy javë disi të qeta dhe pozitive si të themi, ujërat janë të qeta sepse kemi të bëjmë me periudhën e Peshqve dhe duhet të mbyllim çështje që kemi lënë varur sepse më pas deti do fillojë të ketë dallgë, mund të ketë pak furtuna. Të përfitojmë prej kësaj periudhe, është e qetë dhe favorizuese sidomos kjo javë jep zgjidhje.

Hëna e re që fillon tani hap rrugën për kalimin e Saturnit në shenjën e Peshqve i cili do kalojë në datën 7 me Hënën e plotë që do bëhet në aksin Peshk-Virgjëreshë. Hap rrugën e Saturnit dhe përfaqësuesit e Peshqve, Virgjëreshës, Binjakëve dhe Shigjetarit do gjenden para përgjegjësisë.

Venusi kalon në shenjën e Dashit, do jetë një periudhë me shumë entuziazëm, nxitim dhe ajo ndjeshmëria që kishim deri më tani dhe ndjenjat shumë romantike, së bashku me qëndrueshmërinë sepse Venusi në Dash nuk e ka këtë, do të fluturojnë.

Mes datës 21 dhe 22 vështirësitë i shohim si një udhëheqje drejt zgjidhjes që duhet të shohim, ndërsa 22 dhe 23 janë dy ditë shumë të mira ku aktiviteti takohet me realizimet. Takoni, bisedoni, veproni dhe mos qëndroni vetëm në fjalë./tvklan.al

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *