Sapo doli horoskopi i muajit Shkurt nga astrologe Christinë Hass”

Dashi

Horoskopi i muajit shkurt 2022 nga Christine Haas

Sipas parashikimeve ky ka për të qenë një muaj pozitiv dhe më i favorshëm për marrëdhëniet me të tjerët. Do jeni të kujdesshëm dhe nuk do hidhni hapa pa qenë të bindur. Nëse keni një lidhje do i shihni gjërat me optimizëm dhe do mendoni më tepër për të ardhmen. Mund të tentoni edhe për një fëmijë ju të martuarit. Ju beqarët mund të eklipsoheni nga dikush dhe pas datës 10 mund të mendoni të filloni edhe një lidhje. E rëndësishme është që do ndiheni përherë mirë e të përmbushur shpirtërisht. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Kombinoni ushqimin e ekuilibruar me aktivitet fizik dhe do ndiheni edhe shumë më të rinj sesa jeni. Në planin financiar, që nga data 6, do ecni me një skemë të mirë përcaktuar dhe do dini sa para të shpenzoni. Në punë do jeni profesionistë dhe do iu ofrohen mundësi të shkëlqyera për të treguar aftësitë që keni. Dielli do ua qartësojë idetë dhe do ju bëjë më këmbëngulës.

Demi

Horoskopi i muajit shkurt 2022 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji duhet patjetër të merrni masa strikte nëse nuk doni t’iu ndodhin të papritura. Çështjet e zemrës duhen menaxhuar me më shume përkujdes sepse çdo gabim i vogël mund të sjellë pasoja të mëdha për të ardhmen Gjithçka do ndryshoje pas datës 13. Ju beqarët, para se të hedhin hapa, duhet të dëgjoni edhe mendjen, jo vetëm zemrën. Gjendja shëndetësore herë pas here do kalojë vështirësi. Nuk do ndiheni në formën më të mirë të mundshme dhe kjo do ju mërzitë. Në planin financiar do ju duhet të merrni masa akoma më strikte që situata të mbetet e kënaqshme. Në punë do filloni t’i shihni gjërat më qartë pas një periudhe të mbushur me turbullira. Pyeteni shpeshherë veten se cilat janë gjërat që dëshironi t’iu ndodhin dhe mos i ndalni përpjekjet.

Binjakët

Horoskopi i muajit shkurt 2022 nga Christine Haas

Këtë muaj do ju ndodhin vetëm gjëra pozitive sidomos në planin sentimental. Do merreni vesh mjaft mirë me atë që keni në krah dhe do jeni të pandashëm, për gjithçka do merreni vesh dhe nuk do mungojnë as çastet pasionante dhe emocionuese. Edhe ju beqarët duhet ta dëgjoni sa më shumë zemrën sepse ajo nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire. Nuk do keni aspak shqetësime, madje as ju që muajin e kaluar keni vuajtur. Buxhetin duhet ta keni me tepër nën kujdes dhe nuk duhet të jepni para hua sidomos deri në datën 25. Në punë duhet të bëni më shumë përpjekje për t’ia dalë sepse po fjetët gjumë nuk do mundohen të tjerët për ju. Për fat do i kuptoni shpejt këto gjëra dhe do merrni masa.

Gaforrja

Horoskopi i muajit shkurt 2022 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji nuk do ju ndodhin gjëra të këqija, por mirë do jetë të mendoni të hiqni disa para mënjanë për të siguruar edhe të ardhmen. Në këtë plan do keni vështirësitë më të mëdha. Silluni mirë edhe me partnerin tuaj sidomos nga java e dytë e në vijim. Mundohuni ta surprizoni atë si dhe t’ia shprehni ndjenjat. I dashuri i zemrës tuaj do ketë nevojë jetike për mbështetje dhe ngrohtësi. Ju beqaret më në fund do besoni në dashuri pasi të njihen me persona fantastike. Zemra do ju rrahe pafund rreth datës 6 ose 7. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë. Mund të keni shqetësime muskulore të cilat duhen trajtuar sa me pare. Për punën do jete muaj aktiv dhe i mbushur me risi. Me pak më shume kurajë dhe këmbëngulje do arrini majat

Luani

Horoskopi i muajit shkurt 2022 nga Christine Haas

Këtë muaj do jeni shume altruistë dhe ky do jetë një gabim. Nëse keni një lidhje gjeni edhe pak kohë për t’iu përkushtuar vetes sepse përndryshe partneri mund të shohë dikë tjetër. Ju beqarët do i keni mendimet shumë më të qarta dhe do dini kë dhe ku ta kërkoni personin e duhur. Data 16 do jetë me më shumë fat. Për shëndet më të mirë nuk do ju bënte keq pak aktivitet fizik, yoga apo not. Në planin financiar do keni më shumë fat pas datës 14. Falë disa hapave që do hidhni gjendja do ndryshojë përgjithmonë. Edhe në punë do keni arritje sepse do silleni si duhet dhe do hidhni kurdoherë hapat e duhura. Agresivitetin shmangeni për çdo lloj arsyeje.

Virgjëresha

Horoskopi i muajit shkurt 2022 nga Christine Haas

Cilësia e këtij muaji do varet nga aftësia që do keni ju për t’iu dhënë prioritet gjërave më të rëndësishme. Tregohuni të kujdesshëm e të matur në mënyrë që mos gaboni. Dashuria e çifteve nuk ka për të pasur probleme. Do jeni shume kureshtarë për të provuar gjëra të reja dhe mund të shkoni bashkërisht edhe në aktivitete interesante kulturore e sociale. Ju beqarët do keni gjithmonë shumë persona që do ju vijnë rreth e rrotull, por në datën 14 do ndodhë diçka vërtet e bukur së cilës duhet t’i përkushtoheni. Shëndeti mundet edhe të kalojë periudha delikate sidomos nëse i keni kaluar të dyzetat, megjithatë mos e lëshoni veten. Për financat deri në datën 10 duhet të merreni me menaxhimin dhe planifikimin që pastaj të dini si dhe sa të shpenzoni. Në punë do keni më shumë sukses nëse jeni në fushën e komunikimit ose shkencave shoqërore. Javën e tretë do keni më shumë besim tek vetja.

Peshorja

Horoskopi i muajit shkurt 2022 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji do keni herë pas here vështirësi në çdo fushë, por nëse nuk e lëshoni vetes mundet edhe t’ia dilni mbanë. Ju që keni një lidhje duhet të qëndroni pak më shumë kohë me partnerin tuaj dhe madje të provoni edhe eksperienca të reja se bashku. Vetëm kështu do e mbani larg rutinën dhe mërzinë. Ju beqarët ka shumë gjasë ta gjeni personin e përshtatshëm në rrethin familjar të disa miqve. Shëndeti mund të ketë herë pas here disa probleme të vogla, megjithatë nuk do ndodhë asgjë për t’u alarmuar. Në planin financiar mos thurni ëndrra kot, por qëndroni me këmbë në tokë dhe shpenzoni me kursim. Në punë ka rrezik të përballeni me disa probleme dhe nuk do ndiheni aspak mirë. Asnjë koleg nuk do ju mbështesë.

Akrepi

Horoskopi i muajit shkurt 2022 nga Christine Haas

Këtë muaj ndryshe nga sa mund të duket në fillim do keni goxha përparime dhe mund të përmbyllni një çështje të rëndësishme. Ju që jeni në një lidhje do keni ide të ndryshme lidhur me disa çështje dhe marrëdhënia në çift mund të bëhet delikate në disa momente. Tregohuni më realistë dhe mundohuni t’i pranoni mendimet e tjetrit. Nëse jeni beqarë duhet të tregoheni të matur dhe të bëni kujdes nga disa persona që duke ju ndihmuar me një çështje do iu joshin. Shëndeti në përgjithësi nuk do jetë i keq, përveç dhëmbëve. Mund të keni skuqje dhe djegie të mishrave dhe duhet patjetër të flisni me një mjek stomatolog. Sipas Dritare.net, në pune do ketë vonesa me përmbylljen e projekteve dhe shpesh do gjendeni në situata delikate.

Shigjetari

Horoskopi i muajit shkurt 2022 nga Christine Haas

Gjatë këtij muaji do jeni të detyruar të hiqni dorë nga disa zakone dhe të ruani qetësinë në shumë momente. Ju të dashuruarit duhet ta kontrolloni veten sepse përndryshe do keni telashe të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Ju beqarët do bini në dashuri me një mik të ngushtë të fëmijërisë. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar sepse do dini të përkujdeseni për veten. Financat herë do jenë të mira dhe herë mjaft problematike. Do i kuptoni gabimet që do bëni, por me vonesë. Në punë do jeni luftarakë dhe të gatshëm të hidhni çdo lloj hapi në mënyrë që të arrini atje ku keni dëshiruar. Do keni edhe mbështetjen e disa kolegëve të cilët do ua bëjnë rrugën edhe më të thjeshtë.

Bricjapi

Horoskopi i muajit shkurt 2022 nga Christine Haas

Edhe ketë muaj do vazhdojnë trazirat dhe gjërat nuk do përparojnë ashti si ju keni menduar. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia në çift do vazhdoje të mbetet e keqe. Për asgjë nuk do merreni vesh dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Në disa momente mund të mendoni edhe për një ndarje. Ju beqarët do jeni gjithë kohës në lëvizje nëpër qytete dhe personin e përshtatshëm do e gjeni aty ku nuk e prisnit. Me shëndetin do keni goxha probleme. Mund të vuani nga probleme reumatike dhe do ndiheni keq. Gjendja financiare do mbetet delikate edhe për disa kohë. Mos kryeni në asnjë moment shpenzime të mëdha. Në punë do gjendeni herë pas here përballë sfidave të vështira dhe nuk do dini çfarë të bëni.

Ujori

Horoskopi i muajit shkurt 2022 nga Christine Haas

Ky nuk do jetë aspak një muaj siç e prisnit dhe shpesh do ndiheni të pafuqishëm për të ndryshuar diçka. Për ju që keni një lidhje priten kohë te vështira. Në shumë momente nuk do dini se çfarë të bëni. Ju beqarët do jeni si të përhumbur dhe ka rrezik të mos përfitojnë nga ftesat që do ju bëhen. Shëndeti do ketë probleme të vogla sidomos gjatë javës së parë, por gjithçka do zgjidhet menjëherë pas përkujdesit që do tregoni. Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm nëse doni që të blini edhe disa objekte të veçanta për shtëpinë. Jeta profesionale do ketë ndryshime goxha pozitive të cilat do ju bëjnë t’i shihni gjërat më me optimizëm. Mundet të ngriheni edhe në detyrë.

Peshqit

Horoskopi i muajit shkurt 2022 nga Christine Haas

Nëse tregoheni të kujdesshëm dhe merrni masat e duhura ky muaj nuk ka për të qenë i keq. Ju që keni një lidhje mos i lejoni as miqtë më të ngushte të ndërhyjnë në jetën tuaj sentimentale. Diskutoni hapur me partnerin dhe bëni ato që iu duken më të përshtatshme. Ju beqarët nga ana tjetër do ndikoheni shumë nga opinionet e miqve për të zgjedhur një person dhe ky do jetë një gabim. Si do jete shëndeti? Nëse hani në mënyrë të shëndetshme dhe nëse nuk e teproni me lodhjen, gjithçka do shkojë më së miri. Situata financiare do jetë e vështirë. Më mirë ulni tani shpenzimet sesa të ngelni më vonë pa asnjë para. Në punë do filloni disa projekte të vështira, por që me pak mund do ia dilni mbanë. /dritare.net

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *