Disa njerëz mendojnë se janë më të mirët, ndërsa ka të tjerë që dyshojnë tek vetja edhe pasi kanë dhënë më të mirën e tyre. Prej mungesës së vetëbesimit, këta njerëz shpesh marrin edhe vendime të gabuara. Mund të arrijnë gjithçka në jetë, por sërish nuk janë të kënaqur.
Cilat janë këto shenja?
Binjakët
Coca Cola – Magji e vërtetë.
Mëso më shumë!
Binjakët aspirojnë të bëjnë më të mirën e tyre dhe të shkëlqejnë më shumë se të tjerët, por për shkak të vetëbesimit të tyre të ulët, lëkunden. Ata kanë një personalitet të dyfishtë, nganjëherë, janë të sigurt për zgjedhjet që bëjnë, dhe në një moment tjetër, pendohen për të njëjtat zgjedhje. Ata janë gjithmonë pozitivë, por ka diçka brenda tyre, një ndjesi turpi.
Gaforrja
Gaforret kanë nevojë të madhe për të mbajtur miqtë dhe familjen e tyre të lumtur pasi kanë frikë nga refuzimi. Janë të dashura dhe të vlerësuara nga njerëzit përreth tyre, por ende pyesin veten nëse ia vlejnë. Ata mund të jenë personi më tërheqës dhe i shkëlqyer në dhomë dhe kurrë nuk do të ndihen të denjë për komplimentet e sinqerta që do të marrin.
Virgjëresha
Virgjëreshat ndihen vazhdimisht inferiore. Ato kërkojnë madhështinë por rrallë e arrijnë atë, pasi vetë-sabotojnë gjithçka gjatë rrugës duke qenë se janë në kërkim të perfeksionizmit.
Peshorja
Peshoret janë të sjellshme dhe të pëlqyeshme, por asnjëherë nuk flasin për veten e tyre. Kanë dilema tek vetja, por as nuk i shprehin. Do bëheshin keq nëse dikush do t`ia kuptonte këto dilema që kanë.
Akrepi
Fatkeqësisht, Akrepët përfundojnë duke marrë vendime të gabuara gjatë gjithë kohës. Këtë e bëjnë pikërisht nga mungesa e besimit.
Tiranapost.al