Shënoni datën 27 Janar, horoskopi parashikon ndryshime të mëdha për 4 shenja

Pas parashikimit të horoskopit kinez i cili thotë se ky vit do të sundohet nga shenja e Lepurit, astologia Meri Shehu ndaloi edhe te horoskopi ynë. Në parashikimin për javën e fundit të Janarit në “Rudina” në Tv Klan, astrologia foli për ngjarjen më të rëndësishme planetare. Në datën 27 Afërdita nga Ujori kalon në shenjën e Peshqve dhe ndryshon situata më shumë për Peshqit, Virgjëreshat, Binjakët dhe Shigjetarët.

Dashi – 3 yje

Është një javë shumë e fuqishme. Nga nesër, pasnesër Dielli në Ujor bën një lidhje të bukur me Jupiterin në shenjët e Dashit. Mesi i javës është shumë i bukur. Fundi i javës, në datën 27 futet Afërdita në Peshk dhe i bën më romantikë e me tendencë për të shijuar jetën personale.

Demi – 1 yll

Janë në një moment që sot e nisin vështirë, do kenë problem me karrierën dhe eprorët. Një ndryshim sot do ishte i vështirë, por nga nesër gjërat do të bëhen më mirë dhe miqësia e dashuria shkëlqen në fundjavë.

Binjakët – 4 yje

Jeta nga e ngushtë dhe e kushtëzuar hapet autostradë dhe hyjnë në një periudhë me fat që iu jep karrierë në fund të javës.

Gaforrja – 3 yje

Janë në një moment shumë relaksues lidhur me karrierën, eprorë dhe një ndryshim të madh me ekonominë. Në fundjavë kanë një udhëtim jashtë.

Luani – 3 yje

Janë në moment të mirë por sot është ditë e vështirë për Luanët e lidhur në 10-ditëshin e tretë. Kujdes ku investojnë dhe në marrëdhëniet e tyre në çift. Mesjava do jetë më pozitive për të rregulluar këto marrëdhënie të vështirësuara këtë periudhë dhe fundjava i pret mirë ekonomikisht.

Virgjëresha – 3 yje

Kur futet Afërdita në shenjën e Peshqve në datën 27 fillojnë dhe marrin një ritëm më të fuqishëm sidomos në jetën personale, në bashkëpunime, në marrëdhëniet në çift dhe ‘vihen në prizë’ në kuptimin e mirë të fjalës. Iu vjen ngjyra në vend në të gjitha aspektet dhe llojet e marrëdhënieve.

Peshorja – 4 yje

Jupiteri në Dash nesër e pasnesër lidhet bukur me Diellin në Ujor dhe është ditë me fat për kontaktet me jashtë dhe jetën erotike. Shumë Peshore do marrin dhurata, por edhe do vlerësohen për punën ose mundimet që kanë bërë në jetën familjare ose personale.

Akrepi – 2 yje

Duhet të presin fundjavën që të marrin hov në dashuri. Afërdita në Peshk iu premton që fundi i Janarit dhe gjithë Shkurti do jetë shumë erotik. Derisa të vijë ajo ditë kanë një problematikë në familje me njerëzit e mëdhenj në moshë në të.

Shigjetari – 4 yje

Gjithnjë shkëlqejnë sepse nga nesër rregullohet shumë dita dhe ecin mirë. Një lajm nuk është shumë i mirë sot, i kushtëzon rrugët ose planet e tyre apo i nxjerr jashtë kontrollit, por mesi i javës stabilizon projektet e tyre dhe marrin lajme të mira.

Bricjapi – 1 yll

Afërdita dhe Saturni takohen në Ujor, por janë në kushtëzim ekonomik, pak problematik dhe sikur java fillon më ndrydhur nga sa duhet. Nuk do ta vazhdojnë kështu, mesi i javës do të jetë shumë pozitiv, por duhet të ruajnë optimizmin. Nëse e kapërcejnë ditën e sotme me sukses, atëherë çdo gjë do të shkojë mirë.

Ujori – 5 yje

Dielli nesër në Ujor bën një lidhje shumë të bukur me Jupiterin në Dash. Është një ditë shumë me fat për shumë njerëz, sidomos për Ujorët që do të marrin shpërblime të mëdha ekonomike dhe jetën e tyre personale.

Peshqit – 2 yje

Derisa të futet Afërdita në shenjën e tyre të paktën në datën 27, do jenë pak të ngatërruar, sidomos ditën e sotme e kanë shumë të bllokuar. Nga nesër fillojnë e çlirohen në ekonomi dhe planet e tyre personale, por jo sot. Data 27 fillon i jep mbarësi dhe Peshqve./tvklan.al

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *