Si parashikohet fati në vitin 2023 nga Paolo Fox: Cilat janë shenjat me fat dhe çfarë ju pret në dashuri dhe biznes.

Të nderuar lexues, gjeni më poshtë horoskopin për vitin 2023 nga astrologu italian Paolo Fox, publikuar në revistën e përjavshme DiPiù në Itali dhe përkthyer ekskluzivisht nga noa.al.

Dashi, horoskopi Paolo Fox 2023:

Horoskopi 2023 është i rëndësishëm për ndjenjat! Fillojmë menjëherë me këmbën e djathtë, në fakt, që nga 3 dhjetori Afërdita fillon një tranzit interesant dhe, të paktën nga ana juaj, nuk do të ketë asnjë dyshim apo dilemë në çift, deri në mes të marsit. Vetëm çiftet në krizë të rëndë do të jenë gati të thonë lamtumirë përfundimisht. Yje të rëndësishëm edhe për ata që janë në kërkim të një raporti të ri emocional, ndaj, sidomos në ditët e fundit të janarit, do të duhet të përpiqeni të zgjeroni rrethin e të njohurve. Emocione interesante rreth të dielës 22 janar dhe në përgjithësi ai muaj është një moment i mbrojtur për ndjenjat.

Në planin e punës, nga ana tjetër, favorizohen projekte të reja. Ekziston një dëshirë e madhe për të kompensuar problemet e përjetuara në të kaluarën, por sigurisht që përgjegjësitë do të rriten për të gjithë ata që janë gati të përfshihen.

Demi, horoskopi Paolo Fox 2023:

Pozicioni i Venusit është interesant në shenjën tuaj duke filluar nga data 16 mars. Dashuria do të kthehet në mënyrë të pashmangshme si protagoniste dhe dëshira për t’u rikthyer në lojë do të jetë e fortë, veçanërisht nëse keni qenë vetëm prej një kohë të gjatë. Çiftet në krizë nuk patën guximin të vinin pikat mbi i vitin e kaluar dhe këtë 2023 janë gati të përballen me njëri-tjetrin. Por nëse nuk ka mundësi kthimi nuk përjashtohet një vendim drastik. Në përgjithësi, muaji mars për ndjenjat ka një avantazh.

Në aspektin profesional, nga 16 maji Jupiteri fillon një tranzit të bukur në shenjën tuaj dhe ndryshimet nuk do të vonojnë shumë! Shumëçka varet qartë nga lloji i biznesit që po kryeni, por avantazhe të vlefshme janë të mundshme.

Binjakët, horoskopi Paolo Fox 2023:

Përsa i përket ndjenjave, yjet e muajit shkurt janë paksa konfliktuale. Çështjet e parave apo punës do t’ju mbajnë të zënë duke ju bërë të vendosni ndjenjat paksa në plan të dytë. Megjithatë, për beqarët hapet një periudhë shumë intriguese e cila do të arrijë kulmin në muajin mars. Por nëse jeni djegur nga një lidhje e mëparshme, zgjidhni lidhjet me kohë të pjesshme, ose kënaquni me gotën gjysmë bosh.

Për sa i përket punës, përpiquni të ecni përpara pa u përfshirë nga shumë ankth për të ardhmen. Edhe nëse dëshira për të ndryshuar është e fortë, është mirë të mos hidhni hapa të nxituar.

Gaforrja, horoskopi Paolo Fox 2023:

Prurje të reja për ndjenjat duke filluar nga muaji shkurt. Jupiteri mbetet në dizavantazh me të lindurit e shenjës tuaj, ndaj do të duhet të shtrëngoni dhëmbët edhe për disa javë. Në fillim të shkurtit, kalimi pozitiv i Venusit ofron emocione të sinqerta, duke favorizuar sidomos të rinjtë që janë në eksperiencat e para të dashurisë.

Çështjet e parave dhe të shkresurinave duhet të shihen me kujdes. Megjithatë në këto dy aspekte, muajt mars dhe prill do të ofrojnë zgjidhje të mira. Në punë, deri në mars do të ketë më shumë zgjidhje, nëse jeni të rinj dhe kërkoni një punë të parë, shfrytëzoni mundësitë që do t’ju ofrohen. Perspektiva të mira edhe për ata që punojnë në distancë.

Luani, horoskopi Paolo Fox 2023:

Nga shkurti Afërdita nuk do të jetë më përballë dhe kjo është sigurisht një shenjë pozitive për ndjenjat. Dashuria zgjohet dhe të gjithë çiftet që janë ndarë apo grindur tani mund ta gjejnë përsëri njëri-tjetrin ose në lidhje të reja. Madje do të jenë disa që do të llastohen për zgjedhje dhe do ta gjejnë veten duke iu dashur të vendosin mes dy historive.

Në punë nuk mungon dëshira për të bërë, por ka disa probleme kontraktuale që duhen zgjidhur. Me Jupiterin disonant, edhe nëse dëshira për të ndryshuar është e fortë, njëfarë pasigurie mbetet për të ardhmen.

Virgjëresha, horoskopi Paolo Fox 2023:

Afërdita dhe Marsi me pozicionet kundër njëri-tjetrit, në muajin shkurt kthehen në një simptomë tensioni të tepruar në dashuri. Çiftet që janë të lidhur prej kohësh mund të preken më shumë nga disa probleme dhe pengesa në punë që një nga partnerët reflekton mbi gjysmën tjetër. Në përgjithësi, diskutimet do të kthehen në shtëpi, por këto janë yje që lejojnë qartësimin e gjërave.

Në punë, megjithatë, kalimi i Saturnit do të balancohet nga ai i Jupiterit, duke kufizuar pengesat që mund të hasni. Në përgjithësi, mendohuni mirë përpara se të lini të sigurtën për diçka të pasigurt dhe mos merrni vendime të nxituara.

Peshorja, horoskopi Paolo Fox 2023:

Author: info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *